Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përse ekzistimi i Al-Kaidas i përgjigjet Perëndimit?

Shkruan: Nexhat Ibrahimi


Në vitin 1916, gati para 100 viteve, Xhon Buçan, major në shërbimin sekret ushtarak britanik publikoi tekstin me titull “Manteli i gjelbër”. Në këtë tekst majori flet për kërcënimin që vjen nga bota islame, duke përdorë shprehjet e ndryshme që e paraqesin islamin në fytyrën më pezhorative të mundshme: Islami si fe luftarake, hoxhët me një dorë Kur’anin e me një tjetër shpatën, etj.
Disa dekada më vonë, saktë në vitin 1993, اarls Krothamer, analisti politik amerikan, thirret ne tekstin e sipërtheksuar, dhe gjithashtu thekson kërcënimin gjeopolitik nga islami, duke përdorur parullat e ngjashme e madje edhe më të rënda.
Këso dhe komentime të ngjashme ka me bollëk me Perëndim, kurse rrënjët e tyre mund të gjenden në shekujt e hershëm, siç kemi shkruar edhe ne por edhe të tjerët në shkrime të veçanta.
Shtrohet pyetja: vërtet Perëndimi frikësohet nga Islami? A mos janë problemet e fundit, lufta në Irak, Afganistan, radikalizmi vehabist etj. manifestim i asaj që është thënë me dekada më herët.?!
Vërtet, në Perëndim ekziston frika nga Islami, dhe kjo frikë në mentalitetin perëndimor është sajuar me shekuj të tërë, duke satanizuar dhe anatemizuar Islamin në të gjitha format. Motivet kanë qenë të ndryshme, por sidomos fetare (deri në sh. XII), politike-ekonomike-fetare (kryqëzatat) dhe ekonomike-politike-fetare (rrethimi Osman i Vjenës etj) dhe gjeopolitike dhe kulturo-qytetëruese (kohëve të fundit). Edhe në format e reja Perëndimi paraqet frikën nga islami, duke u bazuar në format tashmë të njohura për shkencën botërore, për të sendërtuar synimet gjeostrategjike dhe gjeopolitike.
Kur kemi të bëjmë me luftën kundër terrorizmit, Al-Kaidën, Bin Ladenin e të tjera, mendojmë se ky fenomen nuk ngritet për shkak të frikës, por shfrytëzohet ekskluzivisht si pretekst për sendërtimin e synimeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të fuqive të mëdha. Duke mos hyrë në problemin e organizimit të saj, të përgatitjes, aftësimit, përkrahjes së saj, mendojmë se bota islame dhe binladenizmi nuk paraqet kurrfarë rreziku për Perëndimin, siç tentohet të paraqitet gjendja, sidomos në mediumet e Perëndimit. Përkundrazi, dobitë që Perëndimi i ka nga ekzistimi i Al-Kaidës dhe tërë asaj që lidhet me terrorizmin, janë të shumëfishta. Duke iu falënderuar luftës kundër terrorizmit fuqitë perëndimore, sidomos SHBA-të, kanë dominuar dhe po dominojnë me resurset më të mëdha të lëndës së parë (në Irak: nafta dhe gasi; në Afganistan: nafta, gasi dhe minierat e pasura) dhe për shkak të sferave të interesit politik: afrimi më afër fuqive atomike (Rusisë, Kinës, Indisë, Pakistanit etj.) edhe nga ky kend i botës.
Sa i përket problemit të terroristëve dhe terrorizmit, sado që ata të jenë të organizuar, ata nuk paraqesin dhe nuk mund të paraqesin forcë të mirëfilltë që do të mund të paraqiste rrezik të vërtetë për Perëndimin si dëshirohet të paraqitet gjendja. Për më tepër kur kemi parasysh teknologjinë moderne të përcjelljes, përgjimit, radarëve, sistemit të spiunazhit etj. Përveç kësaj, terroristët nuk janë dhe nuk mund te jenë të organizuar politikisht, që do t’iu shërbente si mbrojtje dhe përfaqësim në organizmat e politikës botërore. Në anën tjetër, CIA dhe shërbimet tjera inteligjente të shteteve perëndimore arrestojnë, burgosin, maltretojnë dhe madje vrasin thuajse kudo në botë (në Afganistan, Irak, Guatanamo, nëpër burgjet sekrete në disa vende të botës etj.) qoftë edhe për dyshimet më të vogla. Këtyre shërbimeve iu është dhënë përkrahje si nga shtetet jomuslimane ashtu edhe ato muslimane. Pa hyrë në motivet dhe synimet e vërteta të vendeve muslimane, mendojmë se ato janë të shantazhuara, të frikësuara, të kërcënuara dhe të mashtruara dhe kjo përkrahje është në shërbim dhe dobi të agresorëve e jo të dobi të vendeve muslimane.
ثshtë e qartë se Perëndimi me propagandë dhe veprime konkrete sistematike, në vazhdimësi ka krijuar armiqë, kurse me dhunë mediatike, politike, ekonomike e ushtarake ka sendërtuar dominimin e Perëndimit ndaj vendeve muslimane. Me këtë dominim janë degraduar dhe degradohen të gjitha vlerat pozitive islame kurse Islami merrë ofendime dhe goditje të njëpasnjëshme duke mos mundur të demonstrojë vlerat politike, ekonomike, kulturore e sociale që posedon.
Ka edhe shumë faktorë të tjerë përse Perëndimit i përgjigjet ekzistimi i Al-Kaidës, por ne me këtë rast nuk do të lëshohemi në hollësitë të tjera.
_________________
Artikulli është shkruar para disa vitesh.
 
Titulli: Përse ekzistimi i Al-Kaidas i përgjigjet Perëndimit?

Shkruan: Nexhat Ibrahimi


Vërtet, në Perëndim ekziston frika nga Islami, dhe kjo frikë në mentalitetin perëndimor është sajuar me shekuj të tër

citoj vetem kte pjes.


nuk esht se kjo frik esht sajuar ne mentalitetin perendimor,,, por esht se boshti i fes muslimane esht ndertuar ne nje mynyr strategjike,,,per te pushtuar jo vetem perendimin por te gjith boten,,

ne fillim mundesisht,,,duke ardhur ne territor,,pastaj duke hapur rrenjet,,,duke marr njerez,,qoft edhe me deshiren e tyre,,dhe po ne te njejten mynyr strategjike,,duke i afruar ata sa me shum,,jo vetem pran islamit si fe,,dhe pran zotit si zot,,por duke i thithur ata nga mbrenda per ti shendrruar her do kur do,,te gjith ne kte stil.

besimtaret%20muslimane%20falin%20fiter%20bajramin.jpg


per ata qe jan te kti stili,,,kjo do te ishte mrekullia vet,, prandaj edhe nuk e konceptojn dot,, boten e te gjithve,,te drejtate te gjithve,,etj etj dhe natyrisht qe perendimi,,jo qe ka frik,,por esht i detyruar c´do her edhe te toleroj,,por edhe te ruhet qe mos te dali gjithshka jasht kontrolli,,se sa tjet per kta??? na mori uj te gjithve,,,e gjith bota duhet te perulet para Muhametit,,

sepse at´her ai esht zoti yt,,sepse ta ka marr te drejten per te pasur zotin tend,,ti ka shkel te gjitha,,ti ka marr te gjitha,,te ka dhen vetem ate qe u ka dhen te gjithve,,mynyren e vet te botkuptimit.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back