Përse e premtja e zezë konsiderohet si ditë pa fat?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përse e premtja e zezë konsiderohet si ditë pa fat?

friday13.630x360.jpg


Jeni supersticioz? Ja përse e premtja e datës 13 sjell ters. Nëse nuk janë (dhe me të drejtë), ne po ju tregojmë origjinën e këtij supersticioni popullor. Origjina e kësaj vjen që nga mitologjia skandinave. Ishin 12 dema-perëndi dhe më pas erdhi i trembëdhjeti, Loki. Por ai ishte shumë mizor me njerëzit. Që këtu 13-ta në tokë u bë shenjë e fatit të keq. Të tjerët e lidhin supersticionin me faktin se ishin 13 persona në Darkën e Fundit të Krishtit dhe i trembëdhjeti ishte Juda.

Origjina e largët

Por numri 13 ka edhe domethënie të tjera që lidhen me fatkeqësitë. Historiani grek Diodorus në shekullin I para erës sonë, raporton se Filipi i II (shekulli IV para erës sonë), mbreti i Maqedonisë dhe babai i Aleksandërit të Madh, u vra nga truproja i tij. Kjo ndodhi pasi mbreti kishte vendosur një statuje pranë 12 perëndive të Olimpit. Por ndoshta mosbesimi i 13-ës daton edhe me konceptet më të lashta astrologjise babilonase (ku 12 ishte numër i shenjtë, sepse ishte lehtësisht i ndashëm). Vetëm fakti që 13 është pas 12 do të sjellë fat të keq.

Fatkeqësia e së premtes

Për sa i përket ditës së premte, konsiderohet pa fat sepse Krishti u kryqëzua në atë ditë. Për myslimanët, në fakt është për të ardhur keq sepse kjo është dita kur Adami dhe Eva hëngrën mollën e ndaluar. Dallimi mes ditëve pozitive dhe negative ishte i njohur tashmë në traditën romake. Sipas tyre e marta ishte një ditë fatkeqe, sepse i dedikohej Marsit, perëndisë së mosmarrëveshjeve. Njëkohësisht, besohej se fëmijët e ngjizur ditën e premte do të kishin një jetë të vështirë dhe që me kalimin e viteve do të bëhej katastrofike. Origjina e besueshmërisë së premtes së zeze si një ditë pa fat, ishte e përhapur në të gjithë Europën dhe Amerikën.

g.shqip
 
Titulli: Përse e premtja e zezë konsiderohet si ditë pa fat?

Per muslimanet e premtja dita me e lumtur dhe me me fat per ta..te premten ka lind Ademi dhe Hava ,po te premten kan dal nga xheneti ska dite te zez, ngjarjet se ndodhin nuk fajsohet dita ase data.por fatkeqsia se si ndodhi ..date 13 eshte me fat per familjen time psh.. se erdhi ne jet mbesa.:zemer:e si ta quajm date fatkeqe! .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top