Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përse, disa njerëz nuk ngrohen kurrë, ndërsa të tjerët nuk ndiejnë të ftohtë?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Përse, disa njerëz nuk ngrohen kurrë, ndërsa të tjerët nuk ndiejnë të ftohtë?


Shkencëtarët kanë gjetur arsyen pse disa njerëz nuk mund të ngrohen kurrë, ndërkohë që të tjerët nuk ndiejnë të ftohtë? Kjo për shkak se disa receptorë të qelizave nervore ndodhen thellë brenda trupit dhe ato nuk stimulohen nga temperatura, por nga sinjale të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me temperaturën, shkruan Medical news today.


Këto qeliza kurrë nuk vijnë në kontakt me mjedisin sepse ato nuk janë të vendosura pranë lëkurës, por janë të mbushura me receptorë që ndikohen nga hormonet, proteinat dhe komponimet e tjera biokimike brenda trupit.
Journal of Neuroscience nga Universitetit i Floridës ka gjetur arsyen se pse menopauza, depresioni dhe ethet ndonjëherë shkaktojnë dridhje në të njëjtën kohë kur trupi ka temperaturë të lartë.


“Ajo që ne po mundohemi të kuptojmë është roli filozofik dhe patologjik i këtyre receptorëve dhe pse disa njerëz mund të ndiejnë të ftohtë apo dhimbje, pavarësisht nga stimujt e jashtëm” -ka thënë neuro-shkencëtari Jianguo Gu, i cili është hulumtues në Kolegjin e Stomatologjisë. “Kjo mund të shpjegojë arsyen pse ju dhe unë mund të ulemi në të njëjtën hapësirë dhe njëri mund ta ketë ftohtë ndërsa tjetri jo, kur temperatura e mjedisit është e njëjtë për të dyja palët” - ka theksuar Gu.



Klan Kosova
 
Redaktimi i fundit:

me shiku hollesisht... ka shum semundje qe sjellin ftohesine ne trup -ate e kemi te ditur... porse ketu tema po e lidh vetem me receptore ne thellesi te trupit.

Studime te ndryshme vazhdimisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top