Përrallat shqiptare

*Mia*

Slave To The Rhythm
Proza gojore eshte shume e zhvilluar. Ajo paraqitet ne forma te ndryshme. Nje nga format me te perhapura e me te njohura, eshte pa dyshim perralla. Perralla eshte nje tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente te çuditshme ne subjekt me ane te se ciles paraqiten mendimet dhe enderrimet e njerezimit ne forme alegorike.

Perrallat nuk nisen, si ndodh me kenget legjendare, nga nje fakt i vertete (ndoshta edhe historik) qe legjendarizohet, por nga nje trill i plote, qe megjithate mban kurdohere lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqerore, estetike etj. te jetes njerezore. Perrallat tregohen ne proze dhe kane, domosdo, strukturen dhe elementet e tyre.

Ato jane te perhapura ne te gjithe boten dhe jane teper te pelqyera si per vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe per vlerat e tyre didaktike. Pikerisht per vlerat e saj te gjithanshme, perralla ka terhequr vemendjen e shkencetareve: me te merren folkloristet, etnografet, psikologet, letraret etj.

Etnografia e studion perrallen si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj ne shoqei, psikologjia e sheh perrallen si shprehje te proçeseve shpirterore, ndersa shkenca e letersise perpiqet te percaktoje se s'eshte ajo qe e ben perrallen te jete e veçante edhe brenda llojeve te prozes gojore. Ajo synon te percaktoje elementet me te qenesishme te ketij lloji dhe, ashtu si etnografia, te kerkoje zanafillen e saj.

Perrallat shqiptare shquajne per larmine e fantazise se tyre dhe per thurrjet interesante te subjekteve. Roli i fantastikes edhe ne perrallat tona eshte shume i madh. Me ane te saj rrefimtari popullor deformon artistikisht dhe perpunon qofte artistikisht, qofte filozofikisht subjektin, elementet e realitetit duke krijuar nje simbolike te pasur qe flet alegorikisht per mesime shoqerore, etike dhe estetike per jeten.

Pikerisht ne vleren e saj filozofike qendron edhe nje nga anet me te rendesishme te peralles. Nepermjet saj jepen gjykime per jeten, per lumturine, per te miren dhe te keqen, per te bukuren dhe te shemtuar, per aspiratat dhe enderrimet e njerezve etj.

Duhet thene se vizioni i pergjithshem qe buron nga perrallat per boten e jeten eshte optimist. Keshtu, edhe ne perrallen tone, e mira triumfon dhe njeriu me ane perpjekjesh dhe sakrificash, duke qene kurdohere i ndershem, ia arrin me ne fund lumturise, arrin ta fitoje ate (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturise). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qendrueshmerine e popullit perballe problemeve te jetes dhe veshtiresive qe dalin perpara.
 
E bija e Henes dhe e Diellit!

Na ishte njehere, diku ne nje fshat, nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat, te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal, filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e ema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste Kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija (kucedra) nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur.


drago.jpg
 

Attachments

  • drago.jpg
    drago.jpg
    31.7 KB · Shikime: 0
Perralla te ndryshme

Nje burre i pasur i kerkoi nje Plaku te mocem ti shkruante dicka per te vazhduar prosperitetin e familjes se tij,keshtu ai mund ta ruante si nje thesar gjenerate pas gjenerate.
Plaku i mocem i dha nje leter ku ishte shkruar: Vdes babai,vdes femija,vdes nipi”.

“Une te kerkova te me shkruash dicka per lumturin e familjes time!Perse me ben nje shaka te tille?”.
“Nuk eshte shaka” shpjegoi Plaku i mocem.

“Nese me pare se te vdesesh ti,do te vdiste djali yt,per ty do ishte nje dhembje e madhe .Nese nipi yt do te vdiste para se te vdiste djali yt,do te kishit te dy nje zemer te vrare.Nese familja jote,gjenerate pas gjenerate,vdes ne rregullin qe une thashe,do jete gjeja me natyrale e jetes.Ky per mua eshte prosperiteti i vertet”.
 
Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah. I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonje here? Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda. Keshtu vendos te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle. Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal. E ema- Jo se po te preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin -A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne kenget. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish? -Rruges tende imzot -Po c`pe andej baba dervish? -Nje te bukur sulltan. -Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.
 
Titulli: Përrallat shqiptare

Fshatari dhe djemtë e tij.

Na ishte një herë një fshatar i varfër. Ai kishte tre djem.
Djemtë nuk ju pëlqente që të punonin arën si babai.
Ata loznin gjithë ditët. Babai vuante shumë që djemtë e tij nuk e donin punën.
Një ditë prej ditësh ai u sëmur rëndë. Kur i erdhi koha për të vdekur i thirri pranë djemtë e tij.
- Fëmijët e mi,
unë tanimë po shkoj prej kësaj bote, e ju do të jeni të
lumtur e të pasur në qoftë se gjeni atë që është e fshehur në vreshtën
tonë. Punojeni arën bijtë e mi, se do ta gjeni.
Fëmijët e tij menduan se diku atje në arë do të jetë futur thesari.
Prandaj, pas vdekjes së të atit, rrëmihën tërë tokën rreth trungjve të
hardhive, por thesarin nuk e gjetën.
Mirëpo vreshta e punuar mirë, u solli atë vit fryt të mirë e të bollshëm.
Kur panë begatinë që ju pruri puna ata e kuptuan porosinë e atit të tyre.
 
Titulli: Përrallat shqiptare

Na ishte nje here nje grua qe deshironte shume te kishte nje femije te vogel, por, meqe nuk dinte se si ta plotesonte kete deshire, shkoi tek nje magjistare plake dhe i tha:
-Desha te kisha nje femij te vogel; me thuaj c'duhet te bej per kete gje?
-Nuk eshte pune e veshtire, - iu pergjigj magjistarja. -Na nje kokerr elb, qe eshte i nje lloi tjeter nga ai qe rritet ne arat e fshatareve dhe qe e hane pulat. Vere ate ne poçen me lule dhe do te shohesh.
-Faleminderit! - i tha gruaja, dhe i dha magjistares dymbedhjet groshe. Pastaj u kthye ne shtepi te saj dhe e mbolli kokrren e elbit.
Pas pak, ajo pa te dilte prej dheut nje lule e madhe dhe e bukur, qe i perngjante nje tulipani ende te pacelur mire.
-Sa lule e bukur! - tha gruaja duke puthur fletet e kuqe e te verdha, dhe po ne kete cast lulja u cel me nje zhurem te madhe. Tani dukej qe ishte nje tulipan i vertet, por brenda, ne sfondin e gjelber, ishte ulur nje vajze shume e vogel, e holle dhe e hijshme, e gjate sa nje gisht. Keshtu e quajten GISHTEZE.
I dhane per djep nje guaske arre te lustruar mire, per shtrat nje flete manushaqeje per mbulese nje flet trendafili. Aty flinte naten; diten luante mbi tryeze, ku gruaja vinte nje pjate plot me uje, te rrethuar me nje kurore lulesh. Ne kete pjate notonte nje flete e madhe tulipani mbi te cilen Gishteza mund te ulej dhe te lundronte nga njera buze e pjates ne tjetren, me ndihmen e dy qimeve kali te bardha qe i sherbenin ne vend te lopatave.
Ta kishte enda ta shihje; pastaj ajo dinte te kendonte me nje ze aq te embel dhe melodioz, s'a s'ishte degjuar kurre ndonjehere.
Nje nate, kur ajo po flinte, hyri ne dhome permes nje xhami te thyer nje zhabe shume e shemtuar. Kjo kafshe e llahtarshme, e madhe pa mase dhe e qullet, kerceu mbi tryezen ku flinte Gishteza, e mbyllur ne nje flete te kuqe trendafili.
- ا'nuse e bukur per djalin tim! - tha zhaba.
Mori guasken e arres dhe duke dale po nga xhami i thyer, e nxori vogelushen ne kopsht.
Atje rridhte nje she i gjere, qe nga njera ane puqej me nje mocal. Ne kete mocal jetonte zhaba me te birin. Buu! Uff! Ky ishte i piste dhe i shemtuar, i perngjante krejt te emes.
- Kuak kuak! brikkeek - ek - bertiti kur e pa vajzen e vogel shume te bukur ne guasken e arres.
- Shsht! Mos fol me ze kaq te larte! Do ta zgjosh, - i tha zhaba plake. - Pastaj edhe mund te na shpetoj, sepse eshte e lehte si penda e mjelmes. Do ta veme ne nje flet te gjere rrodheje ne mes te sheut. Aty do te jete si nje ishull dhe nuk mund te na ike. Nderkaq ne do te pergatitim, ne fund te mocalit, dhomen e madhe qe ju te dy do ota keni per banese.
Kishte aty nje sasi te madhe flete rrodhesh qe rriteshin ne uje me fletet e tyre te gjera e te gjelbera, te cilat dukeshin sikur lundronin ne siperfaqe. Rastisi qe me e madhja prej tyre te gjendej me larg, por zhaba plake notoi dhe vuri aty guasken e arres me Gishtezen qe po flinte ende.
Kur vogelushja u zgjua nga gjumi te nesermen ne mengjes dhe pa se ku ndodhej, zuri te qante me hidherim, sepse nga te gjitha anet e rrethonte uji dhe nuk mund te kthehej dot ne toke.
Zhaba plake, pasi e zbukuroi dhomen ne fund te mocalit me kallama dhe lule te vogla te verdha, notoi bashke me te birin drejt fletes se vogel ku gjendej Gishteza, per te marre shtratin e vogel dhe te bute dhe per ta shpen ne dhome. U perkul thelle ne uje perpara saj dhe i tha:
- Te paraqes tim bir, burrin tend te ardhshem.
Po ju pergatis nje banese shume te bukur ne fund te mocalit.
- Kuak! Kuak! Brekke-ke-keks! shtoi i biri.
Pastaj ata moren shtratin e vogel e te bukur dhe u larguan, kurse Gishteza rrinte e vetme mbi fleten e gjelber dhe qante, sepse nuk donte te jetonte me zhaben e llahtarshme dhe te martohej me te birin e shemtuar.
Peshqit e vegjel qe notonin aty prane ne uje, degjuan c'po thoshte zhaba, dhe kjo i beri kureshtare te shohin vajzen e vogel. Qe ne veshtrimin e pare ajo iu duk atyre aq e mire, sa menduan qe do te ishte shume fatkeqe po te shkonte me zhaben e shemtuar. Kjo nuk duhet te ndodhte kurre! U mblodhen rreth kercellit qe mbante fleten, e keputen me dhembe dhe atehere fleta e shpuri vogelushen aq large ne lume, sa zhabat nuk munden ta arrinin.
Gishteza kaloi para shume vendeve dhe zogjte e shkurrave kendonin kur e shihnin. "Sa vogelushe e bukur!" Me fleten qe lundronte gjithmone large e me large, vajza filloi te bente nje udhetim neper bote.
Rruges, nje flutur e bardhe, e bukur, zuri te fluturonte rrotull fletes dhe me ne fund u vendos mbi te, sepse ashtu ne fluturim nuk mund ta sodiste aq mire vajzen e vogel.
Gishteza, shume e kenaqur qe shpetoi nga zhaba e shemtuar, gezohej kur shihte gjithe ato bukuri te natyres dhe pamjen e ujit, qe nga dielli ndriconte porsi flori. Mori, rripin e saj dhe, pasi e lidhi njerin cep te flutura dhe tjetrin te fleta, shkoi perpara akoma me shpejt.
Befas kaloi nje brumbull i madh qe, kur e pa vajzen, e mbeshtolli trupin e saj te holle me kembet e tij dhe bashke me te fluturoi ne nje peme. Kurse fleta e gjelber vazhdoi te zbriste lumin bashke me fluturen qe s'mund te shkeputej me.
Oh, ç'tmerr! Sa u frikesua e shkreta Gishtez kur brumbulli e shpuri ne peme! E megjithekete, ajo i qante hallin flutures se bukur, te bardhe, qe e kishte lidhur te fleta dhe qe do te ngordhte nga uria, po te mos shkeputej dot prej saj. Por brumbulli as qe behej merak per kete; e uli ne fleten me te madhe te pemes, e gostiti me nektarin e luleve dhe megjitheqe ajo nuk i perngjante aspak nje brumbulli, ai i beri nje mije lavdata per bukurine e saj.
Pas pak erdhen t'i benin vizite te gjithe brumbujt e tjere qe banonin po ne ate peme. Zonjushat brumbuj, kur e pane, luajten brirthet dhe thane:
- ا'gje e shemtuar! Ka vetem dy kembe.
- Dhe pa brithe, - shtoi njera prej tyre, - eshte e dobet, e shperdredhur, uf! i perngjet njeriut. Sa e shemtuar qe eshte!
Gishteza ishte shume e bukur, por brumbulli qe e kishte rrembyer, megjitheqe e pati cmuar te bukur, kur degjoi te tjeret ta shanin, filloi te besonte se ishte e shemtuar e se s'kishte nevoje per te. E zbriten nga pema dhe e vune mbi nje luleshqerre, duke ia kthyer keshtu lirine.
Vogelushja zuri te qante e te qante, ngaqe brumbujt e kishin perzen per shkak te shemtise se saj; por ne te vertet ajo ishte aq e bukur, sa t'i rrembeje koken.
Keshtu Gishteza e kaloi veren krejt vetem ne pyllin e madh. Thuri nje shtrat prej bari qe e vari poshte nje flete rrodheje per t'u mbrojtur nga shiu. Ushqehej me lengun e embel te luleve dhe pinte vesen qe binte ne mengjes mbi fletet.
Kaluan keshtu vera dhe vjeshta; dhe ja, erdhi dimri, dimri i gjate dhe i ashper. Te gjithe zogjte qe e kishin zbavitur me kenget e tyre, u larguan, pemet u zhveshen, lulet u vyshken dhe fleta e madhe e rrodhes, nen te cilen ajo qendronte, u perdroth dhe mbeti vetem nje kercell i thate dhe i verdhe.
Vogelushja e gjore, sa me shume qe i griseshin rrobat, aq me teper vuante nga te ftohtet. Shpejt zuri debora dhe cdo flok qe binte mbi te i dukej asaj sic do te na dukej ne nje lopate e tere me debore. Megjitheqe ishte mbeshtjell me nje flete te thate, ajo nuk arrinte dot te ngrohej; do te vdiste nga te ftohtet.
Prane pyllit ndodhej je are e madhe me grure, por qe tani ishte korrur e ne te nuk shihje vecse kashta mbi token e ngrire. Vogelushes se gjore iu duk sikur kishte per te kapercyer nje pyll te mbjelle rishtas. Duke u dredhur nga te ftohtet, ajo mberriti ne banesen e nje miu te arave. Ketu hyhej permes nje vrime te vogel, nen kashte. Miu ishte vendosur mire, kishte nje dhome plot me drithe, nje kuzhine te bukur dhe nje dhome per te bgren. Gishteza u paraqit te porta si lypese dhe kerkoi nje kokerr elb, sepse nuk kishte ngrene fare qysh prej dy ditesh.
- Vogelushe e gjore! - iu pergjigj miu plak i arave, qe ishte zemermire.
- Hajde te hash me mua ne dhomen time; atje eshte ngrohte.
Pastaj Gishteza i hyri ne zemer dhe ai shtoi:
- Te lejoj ta kalosh dimrin ketu; por me kusht qe ta mbash te paster dhomen dhe te me kallzosh perralla te bukura; i kam shume qejf perrallat.
Vajza e vogel pranoi dhe s'pati pse te ankohej.
- Do te kemi nje vizite, - i tha nje dite miu plak, fqinji im ka zakon te vij te me shohe nje here ne jave. Eshte shume me mire nga gjendaj se une; ka sallone te medha dhe mban nje qyrk kadifeje te zeze. Po deshi te te marre per grua, ti do te jesh shume e lumtur. Vecse ai nuk sheh fare. Kallzoi atij perrallat me te bukura qe di ti.
Gishteza nuk u dha rendesi ketyre fjaleve...
Ajo s'kishte nder mend te martohej me fqinjin, ky nuk ishte gje tjeter vecse nje urith. I mbuluar me qyrkun e tij prej kadifeje te zeze, ai nuk vonoi dhe u beri vizite. Sipas miut te arave, ai ishte shume i pasur dhe i mencur dhe kishte nje banese njezet here me te madhe se ajo e tij. Ishte shume i arsimuar, por nuk mund te duronte dot driten e diellit dhe lulet e bukura; ai fliste shume keq per to duke mos i pare kurr ndonjehere.
Gishteza kendoi njeheresh dy kenge: "O brumbull fluturo e fluturo"! dhe "Moj unaza me trendafila". Urithi, i magjepsur nga zeri i saj i bukur, ra ne dashuri dhe lindi menjehre deshira te martohej me te, por nuk tha asnje fjale, sepse mendohej mire perpara se te fliste.
Per te kenaqur fqinjet e tij, urithi u dha leje te shetisnin sipas qejfit ne nje rruge te madhe te nendheshme qe e kishte celur ndermjet te dy banesave, por iu lut qe te mos trembeshin nga nje zog i ngordhur qe gjendej andej nga do te kalonin dhe qe e kishin varrosur ne fillim te dimrit.
Ishte hera e pare qe fqinjet e tij perfitonin nga kjo dashamiresi. Urithi i udhehoqi ne kete korridor te gjate e te erret, duke mbajtur nder dhembe nje cope dru te vjeter me fosfor, per t'u ndricuar rrugen. Kur mberriten te vendi ku dergjej zogu i ngordhur, urithi hoqi me fecken e tij te gjere nje cope tavani dhe beri keshtu nje vrime nga ku hyri drita. Ne mes te korridorit shtrihej pertok trupi i nje dallandysheje, pa dyshim te ngordhur nga te ftohtit, qe i kishte krahet te ngritur pas trupit, koken dhe kembet te fshehura nen pendet. Kjo pamje e hidheroi Gishtezen, ajo i donte shume zogjte e vegjel qe gjithe veren e kishin gezuar me kengen e tyre. Por urithi e shtyu dallendyshen me ato kembet e tij shkurtabiqe dhe tha:
- Nuk do te ciceroj me! ا'fatkeqesi te lindesh zog! Shyqyr qe asnje nga femijet e mi nuk do te kete nje fat kaq te keq. Nje krijes e tille s'ka asnje pasuri vec cicerimen e saj: اivit! اivit dhe dimrit vdes nga uria.
-Ju flisni tere mend! - u pergjigj miu plak. -اivit! nuk sjell asgje; kaq mjafton per t'u mbytur ne mjerim, megjithekete ka prej tyre qe mbahen me te madh se dine te kendojne.
Gishteza nuk tha asgje, po kur dy te tjeret i kthyen shpinen zogut, ajo u perkul mbi te dhe e puthi ne syte e tij te mbyllur.
"Ndoshta eshte po ai zog qe kendonte aq embel per mua kete vere", -mendoj ajo.
Urithi, pasi e zuri vrimen, i shoqeroi miqte ne shtepine e tyre. Meqenese nuk flinte dot, Gishteza u ngrit dhe thuri nje qilim te bukur prej kashte, te cilin e solli ne rrugen e nendheshme dhe e hodhi mbi zogun e ngordhur. Pastaj i vuri perrreth ca pambuk qe e kishte gjetur te miu, sikur kishte frike se mos lageshtia e dheut te ftohte i bente keq trupit te pashpirt.
"Lamtumire! zog i bukur! - tha ajo.
-Lamtumire! Faleminderit per kengen e bukur qe me kenaqte aq shume gjate stines se kendshme te veres kur une soditja me adhurim blerimin dhe ngrohesha ne diell".
Ne keto fjale e siper mbeshteti koken ne gjoksin e dallendyshes, por menjehere u ngrit e frikesuar; ajo kishte degjuar nje trokitje te lehte; vinte nga zemra e zogut qe s'kishte vdekur, por vetem kishte ngrire. Te ngrohtet ia kishte kthyer jeten.
Ne vjeshte dallendyshet shkojne ne vendet e ngrohta dhe ne qofte se ndonjera prej tyre vonohet rruges, te ftohtet e rrezon menjehere ne toke si te vdekur dhe debora e ftohte shtrohet mbi te.
Gishteza akoma dridhej nga frika; ne krahasim me te, qe nuk kishte nga trupi me e gjate se nje gisht, dallendyshja dukej si nje gjigand. Megjithkete, ajo mori kuraje, e shtrengoi mire pambukun rreth zogut te gjore, shkoi te kerkonte nje flete mendre qe i sherbente si mbulese, e mori dhe ia vuri ne koke.
Naten tjeter, kur shkoi perseri prane te semures, e gjeti te gjalle, por aq te dobet, sa mezi hapi pak syte qe te shikonte vajzen e vogel, e cila ne vend te drites mbante ne dore nje cope dru te vjeter te ndritshem.
-Te faleminderit, vogelushe e bukur! - i tha zogu i semure, - ti me ngrohe mjaft. Pas pak do ta marr perseri veten dhe do te fluturoj ne ajer, ne rrezet e diellit.
- Sa keq! - u pergjigj Gishteza. - jasht ben ftohte, bie debore, ka ngrica; rri ne shtratin e ngrohte. Do te kujdesem une per ty.
Pastaj i solli uje ne nje flet luleje. Zogu piu dhe i tregoi se si i qe shqyer njeri krah ne nje ferre dhe nuk kishte mundur t'i ndiqte zogjte e tjere ne vendet e ngrohta. Me ne fund kishte rene ne toke dhe nga ky cast nuk i kujtohej fare se ç'i kishte ndodhur.
Gjate gjithe dimrit, fshehurazi nga miu dhe urithi, Gishteza e mjekoi dallendyshen me dhembshuri me te madhe. Kur erdhi pranvera dhe dielli nisi te ngrohte perseri token, zogu i la lamtumiren vajzes se vogel qe e hapi perseri vrimen e bere dikur nga urithi. Dallendyshja iu lut mirebereses se sa qe t'i hipte ne kurriz dhe ta shoqeronte ne pyllin e gjelber.
Por Gishteza e dinte se largimi i saj do t'i shkaktonte hidherim miut plak te arave.
-Jo, - i tha ajo, -nuk mundem.
-Lamtumire, pra, lamtumire, vogelushe e bukur!
e pershendeti dallendyshja duke fluturuar jashte ne rrezet e diellit. Gishteza e veshtroi tek ikte, me lot nder sy, e donte dallendyshen e gjore!-اivit! اivit! beri zogu edhe nje here dhe u largua.
Gishteza u hidherua me shume, qe nuk lejohej asnjehere te dilte dhe te ngrohej ne diell. Gruri kishte mbire mbi shtepine e miut te arave, duke krijuar per vogelushen e gjore, qe ishte sa nje gisht, nje pyll te vertete.
-Kete vere do te punosh per pajen tende, - i tha miu, se urithi i merzitshem me pelice te zeze e kishte kerkuar Gishtezen per grua. -Per t'u martuar me urithin, duhet te kesh rroba dhe nderresa sic te ka hije.
Vogelushja u detyrua te merrte furken dhe miu i arave mori gjithashtu me meditje kater merimanga qe tirrnin pa pushim. اdo mbremje urithi u bente vizite dhe nuk pushonte se foluri se si, kur mbaronte vera dielli ishte aq i nxehte, kurse tani ai e digjte token aq shume, sa behej e forte gur. Keshtu pra, martesa e tij me Gishtezen do te behej vetem ne mbarim te veres. Por Gishteza nuk qe aspak e kenaqur, sepse urithi ishte per te tmerresisht i merzitshem. اdo dite, ne lindje dhe perendim te diellit, ajo shkonte te porta, ku nepermjet kallinjve qe i lekundte era, veshtronte kaltersin e qiellit, adhuronte bukurine e natyres dhe duke menduar per dallendyshen e dashur; por dallendyshja ishte larg dhe nuk do te kthehej ndoshta kurr.
Erdhi vjeshta dhe Gishteza e kishte mbaruar pajen e saj.
-Per kater jave kemi dasem! - e njoftoi miu.
Vajza e shkret qau me lot, ajo nuk donte te martohej me urithin e merzitshem.
-ا'budallallek! - tha miu. -Mos u bej kokeforte, ndryshe te kafshova me dhembin tim te bardhe. Ti duhet ta ndjesh veten shume te lumtur qe martohesh me nje burr aq te bukur, i cili mban nje qyrk kadifeje te zeze, qe s'e ka as mbreteresha vete. Ti duhet te jesh mirenjohese qe do te gjesh nje kuzhine dhe nje qilar te mbushur plot.
Urithi u paraqit per te marre Gishtezen nen toke, ku ajo nuk do ta shihte kurr diellin qe shkelqen, sepse i shoqi nuk do ta duronte dot kete gje. Oh sa u hidherua ajo! Te pakten ketu, te miu i arave, asaj i qe lejuar te dilte deri te porta e ta shihte diellin e ndritshem.
Lamtumire, o diell i bukur! - tha ajo e pikelluar duke ngritur duart ne qiell.
-Lamtumire pra, meqenese tani e tutje jam denuar te rroj ne keto vende te merzitshme, ku rrezet e tua nuk i gezon njeri.
Pastaj beri disa hapa jasht shtepise, se grurin e kishin korrur dhe kishte mbetur vetem kashta.
-Lamtumire, lamtumire! - tha ajo duke perqafuar nje lule te vogel te kuqe. -Po e pe ndonje here dallendyshen, pershendete nga ana ime.
Ne kete kohe ajo degjoi:
-اivit! اivit!
Ngriti koken: ishte dallendyshja qe po kalonte.
Zogu u gezua sa s'ka kur e pa Gishtezen: zbriti shpejt e shpejt duke perseritur اivit! اivit! i gezuar, dhe erdhi te ulej prane mirebereses se tij te vogel. Kjo i tregoi se si donin ta martonin me urithin e shemtuar qe rrinte nen toke, ku dielli nuk hynte kurre. Kur tregoi kete gje, ajo i derdhi lotet rreke.
-Dimri po vjen, -tha dallendyshja, -une po kthehem ne vendet e ngrohta, a deshiron te me ndjekesh pas? Hip ne kurrizin tim dhe lidhu aty me rrip. Ne do te ikim larg urithit te keq dhe baneses se tij te erret, tutje maleve, ku dielli ndricon me bukur se ketu, ku vera dhe lulet jane te perjetshme.
Eja pra, eja me mua vogelushe e dashur, ti qe me shpetove jeten kur une dergjesha ne korridorin e erret, gjysem e vdekur nga te ftohtet.
-Po, do te vij pas! -tha Gishteza.
U ul ne shpinen e zogut dhe e lidhi rripin e saj me nje nga pendet me te shendosha; pastaj dallendyshja u ngrit siper mbi pyjet, detin dhe malet e larta te mbuluara me debore te perjetshme.
Gishteza ngriu, por u struk ne pendet e ngrohta te zogut duke lene jashte vetem koken e saj te vogel per te soditur me adhurim bukurite qe kalonin poshte saj njera pas tjetres.
Mberriten keshtu ne vendet e ngrohta. Dielli ndriste atje me me shkelqim se te ne dhe qielli dukej dy here me larg. Ne shpatet e avllite e shtepive rriteshin vile rrushi te bardhe e te zi; pyjet ishin plot me limona dhe portokaj; mendra kacurrele dhe mersina perhapnin ane e mbane eren e tyre te kendshme. Neper rruget femijet loznin me flutura krahegjera dhe ngjyra - ngjyra. Dallendyshja fluturonte e fluturonte dhe vendi behej gjithnje e me i bukur, derisa, me ne fund, ajo dhe Gishteza mberriten te nje pallat i mocem prej mermeri te bardhe te shndritshem, qe ngrihej midis pemesh te gjelbra te shkelqyshme, prane nje liqeni te kalter. Rreth shtyllave te larta te pallatit perdridheshin pjergulla dhe ne maj te tyre kishte nje tok cerdhe dallendyshesh. Njera prej ketyre cerdheve ishte banesa e dallendyshes qe po sillte Gishtezen.
-Ja banesa ime, -i tha zogu; -por nuk eshte e pershtatshme per ty, pastaj edhe une s'jam pergatitur te te pres. Zgjidh vete njeren prej luleve me te bukura; une do te vendos aty dhe do te bej ç'eshte e mundur qe ti te jetosh si jo me mire.
-ا'lumturi! - thirri Gishteza, duke rrahur pellembat e saj te vogla.
Nje koloni e madhe e bardhe mermeri shtrihej pertoke ashtu sic kishte rene e thyer cope - cope; por, midis copave te saj kishin mbire me te bukurat lule te bardha.
Ja, aty ne njeren prej petaleve te gjera, dallendyshja vendosi vajzen e vogel.
Gishteza, e gezuar ne kulm, mbeti e mahnitur nga gjithe bukurite qe dukeshin rreth e rrotull ne kete vend magjepses.
Por sa cudi qe i erdhi! Nje burr i vogel, i bardhe dhe qe dukej tejpertej si qelqi, i gjat sa nje gisht, qendronte i ulur mu ne mes te lules.
Ai mbante ne koke nje kurore te arte dhe krahet i kishte te mahnitshem.
Ishte mbreti i luleve; cdo lule ishte pallati i nje burri te vogel dhe i nje gruaje te vogel, por ky na ishte mbreti i te gjithe atyre.
-O Zot, sa i bukur qe eshte! - i tha Gishteza dallendyshes me ngadale.
Princi i vogel u tremb shume kur shikoi dallendyshen qe, natyrisht, dukej nje zog gjigand perpara tij qe ishte aq i vogel e delikat, por kur veshtroi Gishtezen, ai u mahnit sepse ajo ishte zonja me e bukur qe kishte pare ndonje here.
I vuri asaj kuroren e tij te arte ne koke; e pyeti per emrin dhe nese deshironte te behej gruaja e tij.
ا'burre ne krahasim me te birin e zhabes plake dhe urithin me pallto te zeze! Pote pranonte, ajo do te behej mbreteresha e luleve.
Vajza pranoi dhe menjehere asaj i erdhen per vizite zoterinj dhe zonja te bukura qe dilnin nga cdo lule per t'i sjell dhurata.
Nje pale krahe te tejdukshem, qe kishin qene te nje mize te madhe te bardhe, e kenaqen me shume se cdo gje tjeter. Keta krahe qe i ngjiti ne supet e saj i dhane mundesi Gishtezes te fluturonte nga nje lule ne tjetren.

Ne kete kohe ne cerdhen e saj dallendyshja kendonte kenget me te bukura; por thelle ne zemer ajo e ndiente veten shume te hidheruar qe ishte ndare nga mirembajtesja e saj.
-Nuk do te te quaj me Gishtez, -i tha mbreti i luleve.
-Ky emer eshte i shemtuar, kurse ti je e bukur, e bukur sic duhet te jete mbreteresha e luleve.
Qe sot e tutje ne do te te quajme Maja.
-Lamtumire, lamtumire! - tha dallendyshja e vogel duke fluturuar perseri drejt Danimarkes.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përrallat shqiptare

Qerosi dhe vellezerit!

Njehere e nje kohe na ishte nje familje e cila ishte shume e varfer .
Ajo jetonte vetem duke shitur mollet e arta qe i merrte nga nje peme qe kishte ne oborrin e saj.
Por nje vit po ndodhte dicka shume e temmershme per kete familje.
Nje shqiponje e madhe dhe e frikshme vinte c'do nate dhe ju merrte nga nje frut prej pemes se rralle.
Babi ishte shume i merzitur ,por ai ishte shume plak dhe kjo shqiponje ishte teper e forte per te.
Ai mblodhi tre djemte e tij dhe ju tha:
-Bijte e mij ,shqiponja po na i merr te gjitha frutat e arte qe kemi dhe po vazhdoi keshtu nuk do te na ngelet asnje frut dhe ne nuk do te kemi me se te ushqehemi.
Qerosi u ngrit dhe foli :Me ler mua o At te mar shpaten time dhe te bej roje kete nate dhe ta vras kete shqiponje te poshter.
Vellezerit e tij filluan te qeshnin me te madhe :-Ahahahaa po rri mor aty dhe fli gjume te rritesh se je i vogel.
Vellai i madh foli dhe tha:-Do te ruaj une kete nate o At dhe do shikosh qe do e vras shqiponjen.
Dhe ashtu u be .Pasi u erresua dhe u be nate ai mori shpaten e tij dhe u ngjit lart ne peme.
Oret kalonin dhe ate e zuri gjumi.Kur erdhi shqiponja dhe e pa qe po flinte e vrau ate mori frutine arte dhe iku.
Te nesermen vellai i dyte foli dhe tha:-Sot do te bej une roje o at dhe do ja marr hakun vellait dhe do ta vras shqiponjen.
Sapo u be nate ai mori shpaten e tij dhe vendosi te mos flinte qe mos ta pesonte si vellai i tij.
Por...
Mbas pak kohe dhe ate e zuri gjumi .Shqiponja erdhi dhe po ashtu si me vellain e madh ,e vrau dhe vellain e dyte , ju mori dhe nje tjeter frut prej pemes dhe iku.
Te nesermen Babi dhe Qerosi ishin shume te merzitur per humbjen e vellezerve
Qerosi foli dhe tha:Baba o baba e di qe jam i vogel por betohem ne nder qe gjumi nuk do me zere dhe do ta vras kete shpend te mallkuar.
Babai ishte shume plak dhe nuk mund te ngjitej ne peme prandaj nuk pati ca te beje por e lejoi Qerosin qe te bente roje ate nate.
Erdhi nata , Qerosi mori shpaten e tij te mprehte dhe u ngjit ne peme.
Por ai u tregua me shume i zgjuar se vellezerit e tij dhe kishte marre me vete nje gjilpere .
Sapo e shikonte qe po e zinte gjumi ai shponte veten ,gjumi largohej menjehere.
Erdhi mesnata ,Qerosi pa shqiponjen qe po afrohej.
Atehere ai nxori shpaten e tij dhe thirri :Eja o shpend i mallkuar se do ta kepus koken.
Por shqiponja ishte me shpejte dhe me e forte se Qerosi dhe e vrau dhe ate ,mori dhe frutin e fundit qe kish ngelur ne peme dhe iku.
 
Titulli: Përrallat shqiptare

Nastradini dhe Gomari:

Nastradini e çoi gomarin në pazar dhe ia dha një ndërmjetësi. Një blerës duke dashur të përcaktonte moshën e gomarit,
i ra në mend t’i shikonte dhëmbët. Por gomari i kafshoi dorën. Blerësi u largua duke sharë. Erdhi një blerës tjetër,
ai donte t’i ngrinte gomarit bishtin, por ai e goditi me shqelma në pulpë. Duke çaluar e mallkuar u largua edhe blerësi i dytë.
Erdhi tek Nastradini ndërmjetësi dhe i thotë: “Nastradin efendi, askush nuk do që ta blejë gomarin tënd: kush i del përpara
ai i fut dhëmbët, kush i afrohet nga pas ai e godet me shqelma”. Dhe Nastradini i përgjigjet: “Po unë nuk e solla këtu për ta shitur,
por për ta parë, që ata të besojnë se ç’heq unë nga ky gomar!”.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përrallat shqiptare

Dreri dhe brirët


Nje dre i etur shkoi tek nje burim per te pire uje. Ndersa ishte duke pire uje,vuri re ne uje hijen e vet e filloi te mburret per briret, duke pare madhesine dhe bukurine e tyre, kurse per kembet e veta u hidherua qe i kish aq te holla e te hajthme. Derisa ende ishte duke menduar per kete gje, erdhi luani dhe filloi ta ndjeke. Dreri ua dha kembeve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushe pa peme, dreri vrapoi mire dhe i shpetoi rrezikut, por kur mberriti ne pyll, briret ju ngaterruan neper deget e pemeve dhe nuk mundi te vraponte me, ndaj luani e kapi. Para se te mbaronte dreri ne gojen e luanit, tha me vete:

"I shkreti une! Kembet me shpetuan, megjithese mendova se ato do me linin ne balte, por gjeta belane prej brireve, ne te cilet kisha plot besim...
 
Titulli: Përrallat shqiptare

Genci dhe Zogu

Genci i vogël është një fëmij që sapo ka mbushur gjashtë vjeç. Nëna e zgjon përditë herët sapo agon dielli, e mëson që tani t'i veshi vetë rrobat, dhe e thërret kur e ka mëngjesin gati në tavolinë që Genci të vij e t'ulet për të ngrënë. Ai gëzohet duke parë kukllat tek televizori, dhe herëpas here pyet nënën e tij se pse ka fëmij të këqinj tek përrallat e televizorit. Nëna e tij e sheh duke buzëqeshur, e i thotë Gencit të vogël, "Një ditë kur të rritesh e të bëhesh më i madh do të mësosh biri im. Bota kështu është e ka gjithnjë njërëz të këqinj, po nëse do dëgjosh mamin ti ji gjithnjë djal i mirë." Genci i vogël tund kokën në shënjë pohimi se ai e dëgjon nënën, dhe sepse ai e do shumë atë. Ajo e merr pasi ai mbaron mëngjesin me vete, dhe duke ecur ata të dy shkojnë përdore bashkë për te kopshti ku Genci kalon paraditen me fëmij të tjerë, tek një shtëpi e vogël me oborr, tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Genci e përqafon nënën kur ata arrijnë tek dera e kopshtit, e më pas ajo shkon për në punë. Genci gjithnjë hyn me vrap për tek kopshti që të shoh se kush nga shokët e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thënë se kush vjen i pari, mund të zgjedhi lojrat që ata do të luajnë gjatë ditës. Genci gëzohet shumë kur luan me shokët e tij, dhe të gjithë ata e shohin Gencin si një shok të mirë. Brisilda është gjithnjë ajo që flet me zë të lart, e teta edukatorja gjithnjë e qorton atë të parën. Pastaj vjen Shkëlqimi që nuk di të përmbahet dot tek karrikja duke i rënë me bryl atyre që i ulen afër. Asnjë nga fëmijet e tjerë nuk duan t'i ulen pranë tek tavolina katrore, por megjithatë ai është djali që i bën të gjithë të qeshin, e prapseprap fëmijët e dëgjojnë me gjithë vëmëndje atë kur bën shakatë e tij. Iliri është çuni më i çuditshëm e që me zorr flet, saqë nganjëherë fëmijët harrojnë fare se është edhe ai në loj me ta. Fëmijët ndahen në katër grupe të vogla, secili tek tavolina e tyre që i cakton teta edukatorja në mëngjes. Teuta gjithnjë i buzëqesh Gencit, ajo i buzëqesh të gjithëve, prandaj gjithë fëmijët e thërrasin "Buzëqeshja" në vënd se Teuta. Genci i do shumë shokët e shoqet e tij që përmëndëm, Adelën, Ermalin, Valbonën me kaçurrela, Gjergjin e gjithë fëmijët e tjerë.

Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nëna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thërret dy-tre herë "Genci, Genci" dhe ai e di se duhet ta presi duke parë prej dritares. Ai i thotë edukatores kur ajo është aty, dhe ajo e përqafon dhe e lë të shkoj. Genci shkon me vrap t'i japi dorën nënës, e ata të dy shkojnë përdore në shtëpi.

Mbasdite vjen edhe babi në shtëpi nga puna, e nganjëherë ata luajnë bashkë të dy, ndërsa nëna bën ndonjë punë në shtëpi. Babi një ditë solli një zog në shtëpi, dhe kur Genci e pa u gëzua shumë. Ai rrinte gjithnjë në kafaz, dhe nëna i patë thënë Gencit që meqë e donte aq shumë, ai të përkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhënë ushqimin përditë. Genci çdo mbasdite kontrollonte dy kutitë brënda kafazit dhe nuk harronte që t'i linte gjithnjë plotë. Shumë ditë kaluan, mirëpo Genci nuk e dëgjoj asnjëherë të këndoj zogun. Një ditë kur babi e mami ishin të zënë me punë, ai e pa zogun dhe mendoj t'i flasi dy fjalë:
"Zogu vogël pse nuk këndon asnjëherë ti?"
Zogu lëvizi vetëm qëpallat por nuk bëri asnjë zë. Genci mendoj t'i flasi prap:
"Zogu vogël çfarë të mungon, mos do të fluturosh i lirë?"
Zogu bëri vetëm një "ciu" por nuk lëvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogël i pati folur, e se "ciu" ishte "po." Ai vendosi ta hap derën e kafazit, dhe u largua pak që zogu mos të kishte frikë. Zogu sapo pa që dera ishte e hapur, ai shkundi krahët e filloj të fluturoj i lirë. Menjëherë ai ishte duke fluturuar e me shpejtësi rreth e qark dhomës, e filloj të bëj një cicërim shumë të bukur. Genci i vogël filloj të hidhej lart e poshtë nga gëzimi se po e dëgjonte më në fund zogun, e se cicërima e tij ishte një tingull shumë i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit në dhomë kur dëgjoj se aty po bëhej shumë zhurmë. Ai pa zogun të cicëroj e të fluturoj me shpejtësi gjithandej, dhe vështroj tek sytë e Gencit një gëzim shumë të madh. Prandaj ai vendosi që mos ta zërë prap zogun, por në vënd ai shkoj të çeli dritaren e dhomës së Gencit. Zogu menjëherë e gjeti rrugën dhe fluturoj i lirë.

Që atë ditë tek dritarja e Gencit jashtë ku duket pema, çdo mëngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon të cicëroj. Tani ai nuk vjen më vetëm, por ai sjellë edhe zogj të tjerë me vete që ta zgjojnë Gencin e vogël çdo mëngjes duke cicëruar tingujt e gëzimit që zogjtë ndjejnë kur ata janë të lirë në fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gëzuar kur dëgjon cicërimat në mëngjes se zogu më në fund cicëron, e bën një tingull të bukur, dhe Gencit nuk i duhet më ta ushqej e të kujdeset për të. Megjithatë Gencit i duket sikur zogun e ka në dhomë.
 
Titulli: Përrallat shqiptare

Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokartë. Një ditë, megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. Për një kohë të gjatë Flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe mu aty mendoi të kërkonte strehim.

Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tre arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebë. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël.

Të tre arinjtë kishin shkuar për të bredhur dhe, para se të iknin, nënë arusha kishte bërë gati supën dhe e kishte hedhur në tre çanakë. اanaku i parë ishte i madh, i dyti me madhësi mesatare dhe i treti fare i vogël dhe i bukur. Flokarta vështroi nga dritarja dhe, meqë kishte shumë uri, ushqimi që ishte hedhur nëpër çanakë iu duk joshës: ajo shtyu derën dhe hyri brenda.

- Sa mirë qenka! - tha ajo.

Dhe u ul në karrigën e madhe, por kjo ishte tepër e madhe për të. Provoi karrigën mesatare, por ajo nuk arrinte gjer në tryezë. Atëherë Flokarta u ul në karrigën e vogël, që i rrinte për bukuri. Mori çanakun dhe e përlau shpejt e shpejt supën e arushës së vogël. Kur e mbaroi, e ndjeu veten të lodhur. Dhe mendoi se do të ishte mirë të shtrihej. Hipi, pra, në shkallë dhe u fut në dhomën që kishte tre shtretër. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti një shtrat i bukur, fare i vogël. Ajo provoi në fillim të madhin, por ky ishte tepër i madh. U ngrit e provoi të dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepër i madh. Atëherë u shtri në shtratin e vogël dhe fjeti me grushtet shtrënguar pranë fytyrës.

Arinjtë u kthyen shpejt. Meqë të bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjëherë për të ngrënë në tryezë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti baba ariu, me zërin e vet kumbues e të trashë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti nënë arusha, me trupin mesatar dhe zërin jo të fortë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti arusha e vogël me zë të hollë.

Pastaj ata hodhën sytë në çanakun e tyre.

- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti baba ariu.

- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti nënë arusha.

- Dikush e ka provuar supën time dhe e ka ngrënë atë! - bërtiti me të madhe edhe arushi i vogël me zërin e hollë.

- Cili mund të ketë qenë vallë? - bërtitën njëherësh të tre arinjtë.

Baba ariu vrapoi për te shtrati i vet.

- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - briti përsëri ai.

Nënë arusha vrapoi te shtrati mesatar.
Dikush është shtrirë në shtratin tim! - u dëgjua edhe zëri i saj jo fort i trashë.

Ndërkohë edhe arushi i vogël bërtiti me sa fuqi që kishte:

- Dikush është shtrirë në shtratin tim! Ah, ja tek është!

Po në atë kohë Flokarta u zgjua dhe i pa të tre arinjtë, që po e vështronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumë sa kërceu nga shtrati, zbriti shkallët me shpejtësi sa nuk ia kishte marrë kurrë mendja dha shpëtoi, duke u futur në pyll. Të nesërmen Flokarta u takua me një druvar, i cili me sopatën në krah shkonte për të bërë dru dhe i tregoi atij ç’i kishte ndodhur. Meqë ai e njihte pyllin si në pëllëmbë të dorës, e përcolli vajzën gjer në fshat. Prindërit e pretën Flokartën me lotë gëzimi. Pas kësaj, vajza me flokë të artë u bë fëmijë i bindur dhe nuk u largua kurrë më vetëm nga shtëpia.
 
Titulli: Përrallat shqiptare

Mendja dhe fati




U kapën mendja e nafaka. Njana:" E maj une njerin" . tjetra:"Jo, une e maj".

Menja tha:

- S'un e man pa mue ti njerin.

- E maj, - ja priti nafaka. - Qe kqyr se si kam me e majtë.

Shkoi nafaka te njani e ja qiti ni guri xhevahir përpara. Kur e muer aj njeri gurin, e kqyri e menoi me vedi:"Shka m'vyn mue qiky gur? Kurrgja s'um vyen."

Aty pari kaluen tatart e mretit. Muer aj njeri e ja dha tatarve gurin:

- Ha qit gurë e çonja mretit pej meje.

E mueren tatart gurin dhe ja çuen mretit. Mreti thirri mishlist e i pveti:

- Qa me i dhanë kti njeri puth ma ka çue kit gurë puth s'gjinet nëpër krajli?

- Kjo punë a e jote, i thanë mishlist, - po n'dash me a ba çirak, puth ta paska çue kit gurë t'mirë,bjere ktu, epja çikën e maje si djalë.

Qoi e e thirri mrati, ja nreqi sarajet e ja dha çikën. Kur hini djali n'gjerdek tu çika e mretit, nuk foli me çikën, po ra e fjet n'tokë e jo n'krevet ku ish e shoqja.

Ashtu bani edhe natën e dytë e t'tretën. Mas natës tretë e veti mreti çikën:

- Qysh po e ço me kit nafakë?

- Kurrqysh, babë.

- Pse?

- Qe tri nat unë n'dyshek e aj n'tokë. Gojën s'e ka çelë me folë me mue.

E thirri mreti e i tha:

- Shka a kshtu? Une t'kam evlad e çikën ta kam dhanë, e ti mos me folë me ta, po me ra n'tokë?

Djali s'diti me thanë kurrgja. Mreti ja preu me e virë n'kanop. E çoi n'hapsane e t'nersëmen kishin m'e virë. At'herë nafaka e pa puth s'munet me ba gja për ta e i tha menes:

- Ti n'mujsh me e pshtue se une s'muj. Teri ktu e pruna.

I hini menja n'krye djalit. I ra n'men djalit shka me ba. Lypi izë me dalë para mretit edhe 'i herë. Kur e çuen para ti, i tha:

- A kam izë me folë?
- Fol! - i tha mreti.

- Kanka gutë çika jote puth ka folë. Unë t'parën natë ju kam lutë zotit puth ma bani nafakë me ardhë ktu e m'i marrë çikën e mretit për grue.T'dytën natë jam lutë për shnetin e t'retën natë kam ba duva për ty puth je ni padishah.

- N'koftë kshtu,- i tha mreti - hajt shko e hajrin ja pafsh.

Shkoi aj djali e natën e katërte ra me t'shoqen.
 
Titulli: Përrallat shqiptare

NJثQIND GثNJESHTRA PA NJث Tث VثRTETث
(Përrallë shqiptare)


Na ishte seç na ishte. Ishte një herë një baba me tre fëmijë që s’kishte gjë tjetër veç shpirtit dhe një kasolle të shkatërruar, një kalë, një shalë dhe një fre. Kur i erdhi çasti i vdekjes, thirri të tre bijtë e u tha:
-Unë jam duke vdekur dhe gjë e mall s’po u lë; por jetoni me nder, mos e lëshoni njëri tjetrin dhe, si mbas moshës që keni, kalin ta marrë më i madhi, i dyti të marrë shalën e i treti frerin.
Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vëllai i madh u tha:
-Po dal me kalin që më ra në pjesë të fitoj, mbase ia gjej edhe shalën edhe frerin.
Del dhe piqet me një tregtar të madh:
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç! ا’e mirë të solli nga këto anë? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalë dhe frerë – përgjigjet ai.
-Ti jap unë – i thotë tregtari – shalë e fre, në qoftë se di të më rrëfesh njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë; përndryshe kali që ke bëhet imi.
-Mirë, e thënë e bërë – thotë vëllai i madh.
Fillon të rrëfejë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të rrëfente më shumë se tridhjetë dhe kështu që e humbi kalin.
Mbas pak kohe i shkon mendja vëllait të dytë të dalë me shalën për të fituar, që t’i gjejë kalin dhe frerin. Takon tregtarin me të cilin ishte ndeshur i vëllai.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam ardhë - i thotë vëllai i dytë - të fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unë – ia kthen tregtari – në qoftë se je i zoti të më tregosh njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; përndryshe shala bëhet imja.
-Mirë – i thotë vëllai i dytë.
Fillon të tregojë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të tregonte më shumë se pesëdhjetë dhe kështu që e humbi shalën dhe u kthye në shtëpi duarthatë.
Vëllai më i vogël ishte qeros, por shumë i zoti. Një ditë prej ditësh merr frerin dhe del për të fituar për të gjetur kalë e shalë.
Piqet në rrugë me tregtarin e madh, që ua kishte punuar të vëllezërve.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam dëgjuar – i thotë qerosi – se ti fiton me gënjeshtra dhe ti më merr frerin, unë të marr kalë e shalë.
-S’ka më mirë – ia kthen tregtari – por nisja, në qe se më nxjerr njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë.
“U çova një ditë, filloi qerosi, e s’ish ditë, kishte bletë e s’kishte, i numërova e s’i numërova, i numërova e s’i numërova e s’mund t’i numëroja; hyra dhe numërova mizat e bletës e më doli një më pak. U mërzita edhe më fort pse kishte humbë një mizë blete, e mora një gjëlpërë dhe një bërthamë e shkova në breg të detit. Kur mbërrita në breg të detit, kqyra mos e shihja kund mizën e nuk e pashë; ngula atëherë gjilpërën në tokë e hypa majë gjilpërës e pashë përtej detit të zi një bujk që po e lëronte tokën me një buall e me një mizë blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atëherë farën e kungullit e u ula e fjeta.
Sa fjeta unë, fara kishte mbirë e kishte lëshuar një degëzë të hollë e të gjatë mbi shpinën e detit deri në bregun përtej. U çova prej gjumit e nëpër degëz kalova detin e shkova te ai që po punonte tokën.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Po si ma ke marrë mizën e bletës e punon me të? – i thashë. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrë, por ka ardhë vetë”.
-Mirë, - i thashë – nuk po prishemi për kaq gjë; por më laj dëmin që më ke bërë!
-Po ta laj, - m’u përgjigj –por prit sa të mbjell farën e të piqet kjo që mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndër thasë.
Sa e mbolli edhe atë që i pat mbetur, mbiu ç’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasët.
-Ja, -tha, -grurin për dëmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin në të dy anët e mizës, hypa në mes të barrëve, u fala me bujkun e u nisa të kthehem. Kur mbërrita në mes të detit pashë se po rëndonte njëra anë e barrës, u ula në det, e numërova grurin kokërr për kokërr e më del një më tepër. Mora spatën e e çava më dysh, i bëra barrët baraz e u nisa për shtëpi. Kur hyra në oborr, mora vesh se më kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kë po gjej. U gëzova fort e mendova t’i bëja djepin babait. Mora dyqind spatarë e i vura të presin në një pyll: por s’dolën dërrasat për djepin; mora një ashkël, që kishte mbetur në teh të spatës e doli e tepëroi edhe për një stol të vogël. Duhej të punoheshin edhe shpërgëjt. Thirra dyqind qethtarë e i vura të qethnin dymijë dhën, por s’doli leshi. Kishte mbetë një qime e vetme në teh të gërshërëve e me të mbarova shpërgëjt edhe një brez.
Një ditë më erdhi mendimi të dal për gjah. Kishim tri pushkë: dy të thyera e një pa çark, e tre zagarë: dy të ngordhur e një pa shpirt. Mora pushkën e paçark e zagarin e pashpirt e kërkova në mal e ndesha në tre lepuj: dy të ngordhur e një pa kurrëfarë jete. Me të parën herë që shtiva, vrava lepurin e pajetë e e vura në krahë. Duke ecë rrugës gjeta tri shtëpi: dy të rrënuara e njëra kishte rënë brënda; hyra në atë që kishte rënë brënda e gjeta tri plaka: dy qorre e një pa sy. Pyeta plakën e pasy nëse shihte kund ndonjë enë e ajo më dëftoi tre enë: dy të thyera e një pa bythë. Mora enën pa bythë e zjeva lepurin e pajetë; mishi më rrodhi, lëngun ma mbajti e hëngra vetë e hëngrën tri plakat.............................
-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë. Ja kalin, shalën, shtëpinë time e mallin tim e i gëzofsh me gjithë vëllezër.
Vajti qerosi, mori edhe dy vëllezërit e jetoi si më i miri zotëri.
Përralla në Lesh, shëndeti prej nesh.

Përshtati: Hiqmet Meçaj
 
Titulli: Përrallat shqiptare

Plakat e Marsit




Gjithmonë, në fund të marsit, gati 3 ditët e fundit bën shumë ftohtë. Të vjetrit thonë se këto ditë janë ditët e plakave.
Gojëdhana e ditëve të ftohta të marsit ka disa versione. Këtu u mundova të mbledh disa prej tyre:



1.
Vjen marsi. Ngrohet koha. Një plakë merr bagëtinë për ta kullotur në mal. E kënaqur nga koha e ngrohtë, plaka thotë: "Dimër, ma more të keqen, ta hodha dhe këtë vit." Dimri e dëgjoi dhe dërgon borë dhe tufan, dhe e ngrin plakën në majë të malit.

2.
Plakat e marsit janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë (ftilluar). Duke bërë muhabet me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit Mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe ai (Marsi) i merrte të keqen. Këngën e kënduan të gjitha plakat me rradhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

Thonë se plakat janë ngurtësuar, dhe cdo vit në muajin mars bie shumë shi shtatë ditë me rradhë, dhe në male bie borë.

3.
Nga veriu thonë se mullizeza (lloj shpendi) celi zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, edhe ajo filloi ta shante marsin:

Mullizeza zogjt i çeli,
na marsh të keqen Mars kaçeli...

Edhe këtë muaji Mars e ngriu me gjithë zogj në fole. Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhanes. Po ashtu edhe plakat edhe mullizeza ishin në të zeza. Plakat me roba të zeza ndërsa mullizeza me pupla të zeza.

4.
Kur plakat i thanë marsit, "na marrsh të keqen", marsi u zemerua aq shumë sa tha "shkurt(apo prill?) o im vëlla, më jep dy dite hua, t'i thaj plakat me gjith ç'kanë... "
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top