Përplasje mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës

WxP

Staf në FV.AL
Erjon Braçe i është kundërpërgjigjur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala. Në një opinion të botuar në gazetat e Prishtinës dhe Tiranës, deputeti i Kosovës akuzonte Braçen si “urryes” të Rrugës së Kombit.“Personalisht jam i bindur që Berisha e ka bërë një punë të mirë për Shqipërinë gjatë mandatit 2005-2009. Unë personalisht mendoj, gjithashtu, se Berisha e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugës së Kombit, projekt të cilin aq shumë e ka urryer Erion Brace dhe lloji i tij. Pra, Berisha, me të mirat dhe të këqijat e tij do të futet në histori si një kryeministër absolutisht 'interesant' dhe polarizues. Emri i tij do te lidhet ngushtë me tranzicionin shqiptar”, shkruan Buzhala.Përgjigjen e tij Braçe e nis ofendime të rënda në drejtim të deputetit të PDK-së që në Shqipëri ka lidhje të fortë me Partinë Socialiste. “Nuk do ta thërras Berat se, ndyj Beratin tim me të. Poooor dy fjale dua t’ja them: Në Kosovë të njohin për një injorant tipik, të paditur dhe arrogant! Unë po të respektoj si të tillë, jo ndryshe! Injorant! Unë nuk urrej rrugë! (Perëndi, çfarë idioti, urren rrugë thotë. Si urrehen RRUGثT). Injorant! Unë urrej korrupsionin! Në rrugën që ti e quan të kombit, abuzimi ka qenë tmerrësisht i madh, shumë shumë i madh”, shkruan Braçe.Deputeti i PS-së e akuzon Buzhalën se, “i përket një ambienti tërësisht korruptim” dhe i ‘krenohet’, “dje jam rizgjedhur deputet, për herë të 6-të në Kuvendin e Shqipërisë sime!”
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    40 KB · Shikime: 92

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Përplasje mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës

te dyte nje mut jenii juuuu
 
Top