Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përplasja e trenave: humbin jetën 17 vetë

Los Anxhelos

Përplasja e trenave: humbin jetën 17 vetë

Kishin hyrë në të njëjtën korsi


Burime zyrtare nga zjarrfikësit e Los Anxhelosit deklaruan se 17 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave në luginën e San Fernandos. Njëri prej trenave ishte tren pasagjerësh, në bordin e të cilit ndodheshin 222 persona. Nga përplasja janë plagosur edhe 135 persona të tjerë, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë. Punonjësit e urgjencës kanë punuar me shpejtësi për të shpëtuar të mbeturit e mundshëm nën trupat e trenave ndërkohë që numri i viktimave pritet të jetë më i madh, por për këtë duhen konfirmimet zyrtare. Gjendja pas përplasjes së trenave ishte me të vërtetë katastrofike. Ata ishin shpartalluar keqas duke u shndërruar në "varr" për disa nga udhëtarët. Sipas dëshmive të disa udhëtarëve, gjithçka ka ndodhur krejt papritur. Situata ishte e qetë derisa një përplasje e madhe ka nxjerrë menjëherë trenin e pasagjerëve nga shinat dhe e ka përmbysur atë në krahun e djathtë. Përplasja ka ndodhur në një zonë kthese dhe në prag të një tuneli të gjatë. Hetimet federale, që kanë nisur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë dhe pritet që përfundimet e para të dalin shumë shpejt. Shkaku i përplasjes ka qenë jo i zakonshëm. Të dy trenat u përplasën, pasi ndodheshin në të njëjtin binar njëri përballë tjetrit. Ende nuk dihet se cili nga trenat ishte në rrugë të gabuar. Para katastrofës së djeshme situata më e rëndë në këtë hekurudhë ishte ajo e 26 janarit të vitit 2005, kur nga një rast i ngjashëm humbën jetën 11 vetë.


Marre nga Gazeta Shqip
 
Redaktimi i fundit:
:( gjithe keto tragjedi ne kohen e fundit...:(
 
Wow ca aksidenti :(
 
aman ore mos thoni qe kishte shqipetare dhe ketu se jemi te kudo ndodhure kjo raca jone
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back