Permendoret e heronjve te rreme te partis

Hartini

Antarë i Respektuar
Ju qe doni te dini te verteten mund ta lexoni , ja vlen , au rekomandoj !
Eshte nje analize shume realiste . Hartini .




Përmendoret e heronjve të rremë të partisë “demokratike”


Azem Hajdari vinte nga një familje e lidhur ngushtë me pushtetin komunist, babanë anëtar partie dhe vëllanë anëtar dhe kuadër i partisë në rreth. Vetë ai kishte mbaruar shkollën e mesme me rezultate të dobëta dhe punonte si këpucar përpara se t’i jepej mundësia, padrejtësisht por si privilegj, për të filluar shkollën e lartë kur ishte 25 vjeç. Ai shkoi me vonesë në shkollë jo për pengesa politike dhe as ekonomike (siç thotë Mustafaj), por sepse...
Viktor Malaj (Dita)

07/11/2017 - 08:09

E vërteta, ashtu si drita, verbon. Gënjeshtra, në të kundërt është një mugëtirë që zmadhon çdo objekt”

--Albert Kamy

Ngritja e shtatores të Azem Hajdarit në Bajram Curri kohët e fundit ngjalli njëlloj debati mediatik, sidomos pas shkrimi të z. Mustafa Nano. ثshtë tërësisht e pranueshme që asnjë individ publik të mos gëzojë respektin e të gjithë njerëzve të një bashkësie të caktuar. Mirëpo, ajo që bije më shumë në sy në rastin në fjalë është falsifikimi i historisë nëpërmjet glorifikimit të cilësive dhe arritjeve të munguara të një individi. Në kësi rastesh synimi për të shtrembëruar të vërtetën është sa i qartë, aq edhe i papranueshëm.

Partia Demokratike, dhe posaçërisht një klikë në krye të saj, duke qenë fort të diskredituar në opinionin publik për shkak të sjelljes së vet 27 vjeçare, e ndien dëshpërimisht nevojën për vetëheroizim. Për këtë arsye po shtrembëron nën dritën e diellit dhe pa hesap fakte të patjetërsueshme që i përkasin të kaluarës së vet të afërt.

Të rinjtë që nuk e kanë jetuar të kaluarën e afërt, kur dëgjojnë Sali Berishën, Lulzim Bashën, Besnik Mustafajn, Preç Zogajn etj. duke folur për vlerat dhe trimëritë e Azem Hajdarit iu krijohet përshtypja se kanë të bëjnë me një individ të jashtëzakonshëm dhe me një shembull madhështor për t’u ndjekur. Të para këto përpjekje në një hapësirë dhe kohë më të gjerë vërejmë se falsifikimi i historisë në forma të tilla, pra nëpërmjet lyerjes me llak shkëlqimtar të personazheve skrap, nuk janë karakteristike vetëm për klasën e sotme politike. Këto përbëjnë dukuri që përsëriten në historinë tonë dhe atë botërore. Ajo që e bën të veçantë spekulimin konkret është guximi i skajshëm për të qenë aq të paturpshëm saqë t’i flasin popullit shqiptar për gjëra krejt të kundërta me ato që ai vetë i ka perceptuar dhe përjetuar.

A ishte Azem Hajdari hero (sipas L. Bashës) dhe “legjendë e lirisë” (sipas S. Berishës të sotëm)? Nga erdhi, me kë luftoi, sa kohë luftoi, me çfarë armësh luftoi, çfarë pësoi nga kjo luftë ai etj.? Këto do të ishin disa nga pyetjet që i bën vetes çdo individ që dëshiron të njihet me heronjtë e vërtetë dhe i jep mundësi vetes për t’i dalluar ata nga mitet e rremë.

Heronjtë popullor, zakonisht, dalin në situata që kanë nevojë për ta dhe, kryesisht, vlerësohen të tillë kur i prijnë popullit apo kryejnë akte që e frymëzojnë atë gjatë përpjekjeve dhe përleshjeve me pushtuesit e huaj. A kishte nevojë për heronj në vitin 1990? Aspak. Në fundvitin 1990, kur sistemi monist ishte kalbur dhe po vetëbinte, nevojiteshin dy gjëra thelbësore. E para, vetëdija e kupolës komuniste se nuk mund të ecej më në atë rrugë dhe, rrjedhimisht, duhej ndryshuar kursi politik nën shembullin e vendeve të Evropës Lindore. Shenjat për ekzistencën e një vetëdije të tillë ishin dhënë, por koha që rrodhi dha prova të qarta. Dhe, e dyta, një alibi për të kaluar në pluralizëm politik, pra për të ndërruar sistemin politik socialist me atë kapitalist. Në kohën për të cilën flasim, pakënaqësia popullore kishte arritur kulmin dhe ajo ishte plotësisht e përligjur. Gjithë çështja ishte si të gjendej një formë për ta përfaqësuar këtë pakënaqësi si domosdoshmëri për të mundësuar shndërrimet politiko-shoqërore pa pasoja të rënda.

Pa u hyrë teorive konspirative, me dijeninë paraprake të një pjese të udhëheqjes komuniste, pakënaqësia popullore shpërtheu në formë proteste në Qytetin Studenti, ku ndodheshin fëmijët e anëtarëve të PPSH-së dhe të të gjitha familjeve të tjera shqiptare që nuk konsideroheshin armiqësore me regjimin. Pas 72 orëve protestë, pa asnjë të vrarë apo të burgosur, u lejua pluralizmi politik dhe krijimi i partisë së parë legale politike të pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk ekziston dyshimi më i vogël se udhëheqësit komunistë, ashtu si çdo politikan në botë, nuk dëshironin ta dorëzonin pushtetin. Por dallimi midis tyre ishte se disa ishin të ndërgjegjësuar se sistemi 45-vjeçar nuk mund të qëndronte më në këmbë, kurse një pjesë e vogël dëshironte vazhdimësinë monopartiake.

Në grupin e studentëve protestues, në radhët e para të tyre, ndodhej edhe Azem Hajdari, por Azem Hajdari nuk ishte organizatori i protestës dhe as ndonjë udhëheqës i saj i zgjedhur fshehurazi prej protestuesve. Ai ishte thjesht njëri nga studentët më aktivë dhe më të guximshëm të protestës. Ekzistenca e pamjeve të shumta filmike, fatmirësisht, na lejon të arrijmë në përfundimin se, pavarësisht çfarë kishte ndodhur gjatë sundimit monopartiak, studentëve nuk iu kanosej as jeta dhe as liria për aq kohë sa nuk do të angazhoheshin në veprime të dhunshme dhe të panevojshme. Dëshirat e Sali Berishës dhe shpurës që e ndjek në falsifikimin e historisë për ta paraqitur si “terror shtetëror” rreshtimin e forcave policore përballë studentëve dhe përdorimin e shkopinjve të gomës ndaj tyre për të mos i lejuar të marshonin në Tiranë kur kërkesat mund t’iu zgjidheshin aty, janë përpjekje të mjera për vetëheroizim. Kur njeriu normal kujton mjetet dhe dhunën që përdorin forcat policore edhe sot në botën perëndimore ndaj demonstruesve dhe, sidomos, kur kujton dhunën shumëfish më të madhe që regjimi i mëvonshëm i Sali Berishës ka përdorur ndaj protestuesve, mashtrimi historik bëhet më i qartë.

Protesta e studentëve kishte ardhur pas një sërë ngjarjesh dhe zhvillimesh të brendshme dhe të jashtme. Në Shqipëri, në pranverën e 1990 ishin abroguar nenet e dënimeve politike për agjitacion e propagandë dhe arratisje jashtë vendit; në gazetën kryesore të partisë së vetme në pushtet, në ZP u botua një shkrim i gjatë (prill 1990) i anëtarit të PPSH, mjekut të udhëheqjes më të lartë komuniste, akademikut Ylli Popa me titull “Në kërkim të kohës së humbur” me të cilin shprehej qartë nevoja për ndryshimin e sistemit (një shkrim i tillë, pak vite përpara të dërgonte në burg); rreth pesë mijë vetë ishin futur në ambasadat e huaja në Tiranë (korrik 1990) dhe brenda një kohe të shkurtër ishin pajisur nga shteti shqiptar me pasaporta dhe lejuar të shkonin në Evropën Perëndimore pa iu hyrë gjemb në këmbë; drejtuesi i vendit, Ramiz Alia, kishte pritur në Tiranë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së De Kuelar dhe i kishte deklaruar se “në procesin e reformave demokratike nuk do të ketë kthim mbrapa…”; në gusht 1990 R. Alia kishte organizuar një takim me intelektualët për problemet politike dhe i kishte pyetur se çfarë mendonin ata për pluralizmin politik, madje kishte këmbëngulur të merrte përgjigje për këtë pyetje; në nëntor 1990 ishin lejuar organizimi dhe zhvillimi i riteve fetare në kisha dhe xhamia etj. Të gjitha këto tregonin se, nga malli apo nga halli, regjimi po shkonte drejt gjunjëzimit dhe dorëzimit. Ai i ngjante një tigri të sëmurë që i dridheshin këmbët dhe do të ishte me fat ai që do ta godiste “me një kopaçe” sepse do të merrte meritat e gjahtarit të suksesshëm.

Përveç dëshmive të protagonistëve, pamjet filmike të ngjarjeve dhe takimit të “diktatorit” R. Alia me përfaqësinë e studentëve na dëshmojnë mjaftueshëm se as ka pasur akte heroike dhe as kanë qenë të nevojshme akte të tilla. Studentët (pas fikjes së dritave – të ketë qenë e rastësishme apo mjet për t’i bërë bashkë në shesh?), fillimisht kërkuan përmirësimin e kushteve ekonomike në konvikte pastaj, pasi shprehën besimin tek R. Alia (“vetëm tek ti kemi besim”- vini re: edhe “përleshje” me diktaturën, edhe besim tek “diktatori”!), ata kërkuan edhe ndryshime rrënjësore në udhëheqjen drejtuese dhe, më në fund, edhe më shumë të drejta dhe liri politike. Ata u shprehën se dëshironin krijimin e një Lidhjeje të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj.

Në kundërshtim me çfarë pretendon politikani dhe publicisti Preç Zogaj se “Pasi nuk janë thyer nga dhuna, Azemi me shokë ia dalin me mençuri t’i shkëpusin regjimit të drejtën e qartë për të krijuar parti politike…”, videot tregojnë se ishte pikërisht kreu i regjimit Alia i cili i qartësoi, duke iu thënë: “Unë ju këshilloj që, për të mirën e Shqipërisë, ju duhet të krijoni një parti politike…”.

Pra, u deshën 24 orë protestë për të siguruar leje për krijimin e pluralizmit politik dhe 72 orë për të miratuar partinë politike (më vonë PD). ثshtë interesante të kujtohet se kaq “i ashpër” ishte regjimi në dhjetor 1990, saqë nga 100 anëtarë të KQ të PPSH-së 98 votuan për lejimin e pluralizmit politik. Për ta pasur të qartë se me çfarë dhe me cilët kemi të bëjmë, krahasojeni këtë qëndrim të Alisë dhe kupolës komuniste me qëndrimet e S. Berishës dhe partisë së tij në 1997 ndaj revoltave popullore. Në mitingun që u zhvillua në Qytetin Studenti në 12 dhjetor 1990 ku njoftohet krijimi i PD-së, Sali Berisha tha botërisht se “Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe, pa dyshim, shkon tek Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili me një mençuri dhe guxim udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë sonë në beteja çlirimtare, udhëhoqi vendin në beteja të reja të demokratizimit të Shqipërisë”.

Aleksander Langer, ish- Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, thoshte: “Shembja e regjimit të vjetër (në Shqipëri- V.M), u bë në mënyrë thellësisht joviolente; kjo edhe në saje të moderimit ekstrem të imponuar nga presidenti i atëhershëm Ramiz Alia” (gazeta “24 orë”, datë 08.02.1995).

Preç Zogaj, i cili tani na flet për përballje të Hajdarit me tanket, dikur thoshte: “Ajo që mendohej si një epope e përgjakur për ndryshim ka zgjatur katër ditë dhe është kurorëzuar pa asnjë viktimë”. Regjimi i kohës nuk nxori asnjëherë tanke, por autoblinda (siç ndodh edhe sot në Perëndim) dhe nuk i përdori ato për të penguar fjalën e lirë, grumbullimet e ligjshme apo fushatat elektorale për pushtet, por për të mbrojtur institucionet e rëndësishme shtetërore nga dhuna e bandave ordinero-politike që kanë shoqëruar veprimtaritë e PD-së.

اdo mendje e arsyeshme nuk e vë në dyshim se qysh nga momenti i lejimit të pluralizmit politik nuk kemi pasur më të bëjmë me luftë kundër diktaturës, por me luftë për pushtet ndërmjet partive politike.

Po kush ishte Azem Hajdari dhe cilat ishin sjelljet e tij politike dhe qytetare?

Azem Hajdari vinte nga një familje e lidhur ngushtë me pushtetin komunist, babanë anëtar partie dhe vëllanë anëtar dhe kuadër i partisë në rreth. Vetë ai kishte mbaruar shkollën e mesme me rezultate të dobëta dhe punonte si këpucar përpara se t’i jepej mundësia, padrejtësisht por si privilegj, për të filluar shkollën e lartë kur ishte 25 vjeç. Ai shkoi me vonesë në shkollë jo për pengesa politike dhe as ekonomike (siç thotë Mustafaj), por sepse nuk e meritonte të drejtën e studimit në universitet për shkak të aftësive të pakta intelektuale dhe dëshirave minimale për dije. Ai njihej në ambientet shoqërore si person belaqar, por, për shkak të lidhjeve politike iu dha e drejta të transformohej nga këpucar në “filozof”. Natyra e tij komplekse i dha mundësi të dallohej midis studentëve të tjerë jo për mençuri dhe vizion, por nga etja për të qenë protagonist. Kaq i madh ishte “rreziku i diktaturës” përpara tij, saqë, siç kujton Skënder Gjinushi, një ditë përpara rrëzimit të shtatores së Hoxhës në Tiranë, Hajdari dhe Berisha ndodheshin në zyrën e Ramiz Alisë (përballë “diktatorit” dhe rrezikut për jetën?!) dhe Hajdari, duke drejtuar gishtin tek një bust i vogël i Hoxhës mbi tryezë, i thotë Alisë: Këtë do ta hedhim nesër. Gjinushi thotë se “Pas kësaj, të gjithë buzëqeshëm”. اfarë heroizmi!!!

Siç do të tregonte koha, thelbin e sjelljes politike të PD-së do ta përbënte dhuna. “Dhurata” e parë që ajo iu bëri shqiptarëve ishin demonstratat e dhunshme në qytetet kryesore si në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan etj. qysh të nesërmen e shpalljes së krijimit të saj. Dhuna çoi në shkatërrimin, djegien dhe grabitjen e dhjetëra objekteve dhe njësive tregtare. Fillimisht PD u distancua prej këtyre akteve por, kur erdhi në pushtet, filloi të vetëlavdërohej për rolin e luajtur në to dhe dekoroi qindra autorë aktesh të dhunshme, midis të cilave kishte vepra të mirëfillta terroriste.

Në aktet e mëvonshme të dhunës A. Hajdari do të luante rol kryesor si individ politik. Thuajse kudo ku ai shkonte për takime dhe mitingje do të kishte akte dhune dhe shkatërrime të pronës shtetërore. Azemi pati rolin e vet në sulmin që i bënë disa banditë Akademisë Ushtarake në Tiranë ku u vranë tre qytetarë të pafajshëm, një polic dhe u plagos, brenda rrethimit të institucionit, një oficer. Ai ishte organizatori i një rrethimi dhe sulmi ndaj postës së policisë Kamzë në shenjë “revolte” ndaj vrasjes së dy hajdutëve nga patrulla e policisë në fillim të 1991. Një akt tjetër kriminal ka qenë edhe sulmi ndaj MPB në maj 1991, ku banditët arritën të djegin një pjesë të katit të parë.

Hajdari ishte shumë energjik, por krejt vulgar në të folur dhe i pamatur në sjellje. Në gjithë diskursin e tij politik nuk mund të gjesh një thënie të mençur dhe as të vlefshme. Madje, thënie të tilla si “Një e treta e shqiptarëve kanë qenë komunistë, një e treta hajdutë dhe një e treta spiunë” janë të turpshme moralisht, të pavërteta historikisht dhe të dëmshme shoqërisht. Pohimet e tij publike “Të çrrënjosim komunizmin” dhe “Veteranët në litar, pensionistët në hanxhar” në praktikë llumi i përktheu në shkatërrimin e pasurisë kombëtare dhe në thellimin e ndasive dhe urrejtjes midis grupeve shoqërore. Ai fliste për liri e demokraci, por shpërfillte normat demokratike dhe ligjet e shtetit. Sjellja e tij ndaj drejtorit të policisë së Shkodrës në stadium në vitin 1998 ka qenë e turpshme dhe e dënueshme. Në vitet 1997-1998 ai ndërmori turre mitingjesh nëpër Shqipëri i shoqëruar nga banditë të armatosur të hipur mbi makina që terrorizonin popullsinë.

Për të ditur se sa demokrat dhe i ndershëm është një njeri, si dhe motivet që e kanë shtyrë atë të kundërshtojë një regjim duhen parë sjelljet dhe qëndrimet e tij ndaj regjimit pjesë e të cilit ai është. Siç thoshte A. Linkoln, “Nëse doni të provoni karakterin e një njeriu, jepini atij pushtet”. Dhe Azemi kur veshi mantelin e politikanit shfaqi karakterin e vërtetë të tij.

Në formimin e Hajdarit dhuna ka pasur prioritet ndaj arsyes, ai ka admiruar më shumë dhunën sesa fuqinë e mendjes. Edhe shtatorja që iu ngrit së fundmi në Bajram Curri, përveçse një dështim i plotë nga ana artistike dhe estetike (lakuriq, vetëm me pardesy) thekson tiparet e njeriut të forcës, aspak të mendjes. Shtatorja e paraqet si personazhin e filmit Terminator (Shvarceneger). Gjatë kohës që partia “e tij” ishte në pushtet ai nuk e ngriti thuajse asnjëherë zërin ndaj shkeljes së normave demokratike nga pushteti, përveç rasteve kur i cenoheshin interesat e veta. Në një gjendje të tillë u vu nga partia e tij kur e quajti regjimin berishist mafioz: “Ashtu si atëherë unë mund të zhdukem fizikisht… Atëherë rrëzohej diktatura, tani rrëzohet Mafia” (Koha Jonë, 20.11.1996) dhe gazetën RD e quante “një gazetë terroriste”. Mbrojtja e interesave personale është instiktive tek çdo individ dhe nuk përbën tipar të misionarit që lufton për ndryshime shoqërore dhe politike.

Kur regjimi politik i partisë së tij shkelte të drejtat e qytetarëve dhe kryente krime Hajdari ose heshtte ose ishte avokat i tyre. Prandaj, me të drejtë, lindin pyetjet: Ky “hero” dhe “legjendë” e demokracisë dhe lirisë çfarë qëndrimesh mbajti kur pushteti i vet politik rrihte dhe burgoste gazetarë, digjte redaksi gazetash, rrihte deputetët në sheshin “Skënderbej” (28 maj 1996), burgoste Adem Jasharin dhe furnizonte me naftë kontrabandë Serbinë, quante “organizatë terroriste” (ashtu siç e quante Serbia) Lëvizjen për اlirimin e Kosovës, burgoste kreun e opozitës politike (të shpallur më vonë “i dënuar politik” nga Organizatat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut), kur kreu i shtetit të vet shpallej “armiku i lirisë së shtypit” nga institucionet ndërkombëtare, kur pushteti i partisë së vet dhunonte hapur zgjedhjet politike (1996), kur pushteti i vet organizonte ballafaqime luftarake veri- jug dhe urdhëronte përdorimin e aviacionit dhe artilerisë ndaj protestuesve në jug (shkurt- mars 1997), kur Presidenti i vet vendoste gjendjen e jashtëzakonshme dhe rizgjidhej në postin presidencial në kushte të tilla, kur digjeshin komisariatet e policisë në Shkodër e Tropojë dhe merrej peng prefekti i Shkodres etj. etj.? Asgjë! Ose heshtte, ose i miratonte. Pra, kur regjimi i Berishës u inkriminua shumë rëndë, Azemi nuk e quajti më mafioz, por u bë njësh me të.

E si mund të kishte “instinktin politik për të ndërtuar” dhe “interesin e vendit… mbi egon e tij” (sipas B. Mustafajt) një njeri që heshtte ose kontribuonte në shkatërrimin e pronës së popullit dhe shfaqej gjithnjë si frymëzuesi dhe udhëheqësi i lumpenit (aleancën e PD-së me lumpenin e ka pranuar edhe gazeta RD e tetorit 1993)?

E vërteta historike është se ndryshimi i sistemeve politike nuk ka ardhur as me luftë, as me kryengritje dhe as me revolucion, prandaj nuk ka pasur nevojë për kurrfarë heronjsh. Nëse heroizëm quhen thirrjet dhe çjerrjet, tashmë të lejuara, nëpër mitingje politike, kjo është tjetër gjë. Sjellja e Hajdarit në emër të politikës është karakterizuar nga guximi, energjia, pamaturia, papjekuria, vulgariteti dhe, jo rrallë, dhuna. Fatkeqësisht, tani të gjitha partitë politike kanë hajdarët e tyre që i kanë manifestuar këto lloj sjelljesh edhe në parlament duke përmbysur vazo lulesh, duke fyer kundërshtarët politikë, duke kërcënuar se “unë mund ta marr pushtetin me demokratët e Mamurrësit” (nënkupto banditët), me bllokimin e dhunshëm të foltores së parlamentit apo me fyerjet alabakçe të njerëzve në grup, siç bëri Basha ndaj 12 prefektëve pa i njohur fare dhe pa e marrë ende detyrën.

Fatkeqësisht, hajdarizmi u shfaq më hapur dhe më dhunshëm pikërisht kur po varrosej Azem Hajdari. Akti i kryer atë ditë me arkivolin e tij, që u përdor për të nxitur turmat e marrosura ndaj institucioneve bëri që në varreza ta përcillnin 100 vetë, kurse mijëra të tjerë pushtuan institucionet shtetërore dhe shpallën “E morëm pushtetin”. Ky akt është fyerja më e madhe që mund t’i bëhej një të vdekuri dhe një akt kundërnjerëzor, i turpshëm që bie ndesh me traditat shqiptare, normat morale dhe fetare të popullit tonë dhe të popujve të tjerë të qytetëruar.

Preç Zogaj thotë se “Për llogaritë e regjimit kjo ka qenë thjesht një vrasje e vonuar që nuk u bë dot në fillim për shumë arsye…”, ndërsa Mustafaj thotë se “Parimësia e çoi (A. Hajdarin- V. M.) para plumbave… edhe në parlament”. Të dyja pohimet e mësipërme nuk i qëndrojnë të vërtetës faktike. Plagosja e tij në parlament në vitin 1997 s’kishte motive politike, pavarësisht se edhe autori ishte deputet, por krejt ordinere pasi Hajdari nuk u qëllua me plumba si kundërshtar politik, por sepse autori ndihej i poshtëruar nga dhunimi që Hajdar viktima i kishte bërë kohë më parë publikisht. Fatkeqësisht, mentaliteti kanunor e shtyu autorin në hakmarrje. Nga ana tjetër, se kujt i interesoi dhe kush e përdori vrasjen e Hajdarit në 1998 tashmë e dinë të gjithë. Gjykatat e të tri shkallëve e kanë thënë motivin e vrasjes dhe nëse falsifikatorët e sotëm të historisë kanë prova të tjera do të duhej t’i kishin paraqitur në gjyq dhe të mos i ruajnë për shekullin e ardhshëm. Zogaj përpiqet ta krahasojë Hajdarin me Leh Valesën, por ai duhet të dijë se Valesa dhe disa drejtues të tjerë të “Solidarnost” kanë qenë bashkëpunëtorë të fshehtë të Sigurimit polak dhe, rrjedhimisht, edhe lëvizja e tyre ka qenë e kontrolluar nga shteti polak, po aq sa e nxitur nga zbulimet e huaja. Edhe në Lëvizjen e Dhjetorit në Shqipëri kanë qenë të implikuar si Sigurimi i Shtetit, ashtu edhe zbulime të huaja dhe, ndoshta, mund të vijë një ditë që të publikohen fakte që i shfryjnë të gjitha tullumbacet e sotme të heroizmave false.

Në masë të madhe qytetarët e kuptojnë se “nderimet” dhe glorifikimet që disa politikanë i bëjnë sot Azem Hajdarit janë hipokrizi dhe keqpërdorim për nevojat e tyre. Po të ishte e vërtetë dhe e sinqertë tirada e lavdërimeve dhe përbetimeve të Berishës e Bashës dhe fakti se ai “përbën në historinë e këtij kombi personalitetin më të jashtëzakonshëm” (S.Berisha), atëherë si është e mundur që askush nuk votoi për zgjedhjen e tij kryetar të PD-së në 14 shkurt 1991? Pse asnjë votë besimi për be? A mund të qëndrojë kaq lart një individ politik që partia e tij i heq dy herë imunitetin (1994, 1996), e përjashton nga grupi parlamentar, e dënon dy herë si ordiner, nuk i beson asnjë post administrativ?

Dhe pashmangshëm vjen pyetja: cilin Berishë duhet të besojnë shqiptarët, këtë të sotmin që pohon se “jemi mbledhur këtu sot për të nderuar atë që na dha nder neve më shumë se kushdo tjetër, që iu dha shqiptarëve nder dhe dinjitet më shumë se çdo burrë tjetër…”, apo Sali Berishën e vitit 1994 kur thoshte se: “Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët lexuesi ka të drejtë të thotë se paska pasur dy Azemë: ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse në jetë ai që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari… vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve para dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga اupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish- 80 lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit 1990 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia iu bashkuan PD-së, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…”. (RD,datë 19.08.1994).

E vërteta është se ka pasur një Azem, por ai është përdorur nga Sali Berisha dhe shpura e tij sipas nevojave të ditës. Kur ishte i gjallë dhe duhej të sillej si cub për të shkatërruar e mbjellë frikë nxitej në marrëzi e krime duke e quajtur trim që po rrëzon diktaturën, ndërsa kur me bëmat e tij komprometonte hapur PD quhej spiun, zjarrvënës e vrasës. Ndërsa i vdekur duhet të jetë vetëm hero. Ky është përdorimi që i bën një klikë që ka nevojë të sillet ndaj tij ashtu si është sjell e po sillet, por jo e vërteta. Disa pretendojnë se ” e donte populli i vet “. Nuk është mirë të flitet në emër të popullit pasi historia ka treguar se, për njëfarë kohe, popujt ose turmat iu kanë shkuar mbrapa gjithfarë sharlatanëve dhe kriminelëve. Kush e ka merak mund të bëjë një sondazh dhe të shohë sa përqind e vlerësojnë Hajdarin sot. Shumica e ndjekësve të tij kanë qenë nga pjesa më e pakultivuar e shoqërisë shqiptare.

Sa i përket ” nderit dhe dinjitetit ” që glorifikuesit hileqarë pretendojnë se na jepka figura e Hajdarit, kam bindjen se politika dhe politikanët janë dera e fundit ku shqiptarët e virtytshëm duhet të trokasin për t’i gjetur. Kostumin e demokratit përpiqen ta veshin shumë por pak kujt i ka hije. Njëri prej atyre që ky kostum i rri ngushtë ishte edhe A.Hajdari ndërsa kostumin e çlirimtarit s’e ka pasur ndonjëherë në garderobë. Secili i zgjedh heronjt dhe idhujt sipas moralit të vet, madje nga tipi i heroit dhe idhullit që dikush zgjedh mund të gjykojmë edhe për karakterin e tij.

Njerëzit duhet të njohin çfarë ka ndodhur, çfarë është bërë e çfarë është thënë. Paskëtaj janë të lirë të zgjedhin midis fakteve që ndriçojnë të vërtetën dhe gënjeshtrave që janë përdorur e përdoren për ta paraqitur historinë ashtu si nuk ka qenë. E arsyeshme, e moralshme dhe e ndershme është të vihesh në krah të së vërtetës. Vetëm kështu vihesh në krah të historisë.

Po familjarët e Hajdarit?

اdokush dëshiron që të parët e tij të kenë qenë njerëz të shquar për mirë. Dhe kjo është e natyrshme. E natyrshme është edhe që askush nuk dëshiron që të parët e tij të kenë pasur çfarëdo ceni në karakter, siç është e natyrshme që të krijohen simpati ndaj atyre që flasin mirë për prindin a gjyshin e tyre. Nisur nga këtej, i ftoj lexuesit t’i mirëkuptojmë ndjenjat e njerëzve të familjes së Hajdarit. Ata duhet ta mbrojnë nëse dikush shpif kundër tij. Por nuk do ishte në nderin e tyre që të sulmojnë ata që tregojnë fakte të vërteta apo bëjnë vlerësime që nuk iu shkojnë për shtat. Do të ishte edhe në dobinë e tyre nëse rilexojnë gjithçka ai ka thënë dhe i rishohin pamjet filmike ku ai ka qenë i pranishëm. Vajza e tij, tani deputete, ka shansin që t’iu tregojë shqiptarëve se ajo dhe brezi i saj qëndrojnë më lart nga ana e civilizimit politik se i ati dhe shumë kolegë të tij majtas e djathtas. Dhe, ndoshta, duhet të fillojë të qortojë kryetarin formal të partisë së saj për demonstrime të turpshme force në parlament duke zaptuar foltoren i rrethuar nga një tufë bejlurçinash pa dinjitet dhe t’i tregojë atij se arsyeja dhe jo forca, fjala dhe jo dhuna, alternativat dhe jo fyerjet e kërcënimet janë tregues qytetërimi e demokracie.

Unë nuk besoj se në 12 shtator 1998 u vra një hero por besoj fort se qytetari dhe familjari Azem Hajdari nuk duhej të vritej dhe për këtë fakt duhet të ndiejmë keqardhje të sinqertë dhe, pa asnjë ngurim, ta konsiderojmë si një akt të dënueshëm moralisht dhe ligjërisht.

Përfundimisht, shpreh bindjen se nuk është as në nderin dhe as në dobinë e një populli të shpallë nga një hero për çdo fis e katund. Aq më pak, heronj të rremë.

DITA

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
 
Redaktimi i fundit:
Të rinjtë që nuk e kanë jetuar të kaluarën e afërt, kur dëgjojnë Sali Berishën, Lulzim Bashën, Besnik Mustafajn, Preç Zogajn etj. duke folur për vlerat dhe trimëritë e Azem Hajdarit iu krijohet përshtypja se kanë të bëjnë me një individ të jashtëzakonshëm dhe me një shembull madhështor për t’u ndjekur

Pa dasht ta personalizoj vetem ne Perzonazhin qe eshte prekur citim,mendoj qe jep shume realisht pershkrimin, perifrazimi eshte tejet i goditur.

Nje analize analitike qe personalisht e gjeta shume goditse , te thekshme,pikerisht ne pikat ku ne calojme si dreqi.

E keqja e Shqiperise edhe sot eshte se ne themelet politike ne udhehiqemi pikerisht nga te njetat qeliza te qelbura te 45 vjetve rrjesht.

Ideja e fryrjes boshe dhe aty ku s"ka asgje per tu shenuar eshte gabim, kjo jo vetem ne personazhe politike por edhe ne fusha tjera sociale e shoqerore kjo eshte vrastare per nje shoqeri.
 
Redaktimi i fundit:
Në grupin e studentëve protestues, në radhët e para të tyre, ndodhej edhe Azem Hajdari, por Azem Hajdari nuk ishte organizatori i protestës dhe as ndonjë udhëheqës i saj i zgjedhur fshehurazi prej protestuesve. Ai ishte thjesht njëri nga studentët më aktivë dhe më të guximshëm të protestës

Ky fakt nuk e ben Hero ? pertej dorashkave politike, motra e ime ka qene studente prezente e asaj kohe .. e nuk kane te mbaruar historite reale heroike te Azemit, e keqja eshte qe Sali gomari me shoke e hoqen qafe nga frika.. mbase ky fakt duhet vene ne pyetje te qartesohet e te denohen , jo dyshimi i ngritur ne fjale , ndaj nje heroi e trimi te asaj kohe. ( provat fshihen nga e njenta dore e ndyer me gjak qe i ngriten edhe permendoren , e ky fakt e shemton figuren e te ndjerit )por jo qe i heq statusin e heroit si individual me vete , e meriton.
 
Vdis pa te te dua....te bej edhe permendore , edhe deshmor e hyjni po deshe!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top