Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së artistes Marie Kraja

100 vjetori i lindjes së yllit të muzikës shqiptare Artistes së Popullit, Maria Kraja ishte lajtmotiv i një aktiviteti të organizuar nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli dhe të bijës së artistes.
"Artistja e Popullit, Maria Kraja kishte dimensionin e një artisteje të madhe, me talentin e dhuruar nga Perëndia, me shkollimin e plotë në konservatorin prestigjioz të Gracit, të pasuruar me dashurinë e mëkuar nga familja për vendin, këngën dhe kulturën kombëtare", u shpreh kryeparlamentarja Topalli në fjalën e hapjes së aktivitetit.
Ajo rrëfeu se "në kujtesën time, por besoj edhe të shumë prej jush sonte vjen jehona e ëmbël e këngëve popullore qytetare shkodrane "S'pari kur të pash, "Tash sa ditë e mot", "Lulet mu më janë idhnue " Mollëkuqe, top sheqeri", "Unë ty moj t'kam dasht" në zanin e magjishëm e të pakrahasueshëm, të paharrueshmes Maria Kraja, të arieve shqiptare dhe të huaja që e përjetësuan atë në repertorët e koncerteve të kohës".
Në këtë takim homazh morën pjesë miq, familjarë, kolegë, profesorë, nxënës e studentë të artistes Marie Kraja.
Ata sollën kujtimet e tyre për artisten e madhe.
Fjala dhe kujtimet e Spiro Kalemit, Drita Lazrit, Anita Takes, e të bijës Inis Kraja vijuan më pas me një koncert të Ledi Paparistos, pianistes Laura Kushta dhe korit të Liceut Artistik.
mit/NOA
MARIJA%20KRAJA%201.jpg
 
Pe: Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së artistes Marie Kraja

E madhja Marie Kraja, kangt e saja te knaqin shpirtin :)
"lulet mu me jane idhnue" e preferumja jeme ......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top