Perkufizoni sipas jush cfare eshte "Buzeqeshja"

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
“Nuk do ta ndërroja kurrë buzëqeshjen e Zemrës sime, as me të gjithë pasuritë e botës’’: thotë Gibrani.

“Buzëqeshja është ilac, largon stresin, të bën mirë, dëshmon shpirtin që e mbartë atë buzëqeshje”- thonë.
- Po ju cfare thoni?
-Cfarë do thonit për buzëqeshjen?
-Cfarë ju fal?
-Cfarë kuptoni?
-Cfarë ndjeni me të, e nëpërmjet saj?


Smile-quotes4.jpg
 
Une adhuroj ato buzeqeshjet qe personi ne krah eshte nervoz dhe kur kthehet nga ti, faaaaap i shkon buzeqeshja deri tek veshet😍😂
 
Buzëqeshja është ai impuls i veçantë i zemrës, që ndalet te cepi i buzës, e shkëlqen te bebëzat e syve.
by/desa 😁
Më fal dritën e yllit polar
Kuptoj se kam përballë njeriun e denjë, ose kuptoj se ndihem shkëlqyeshëm në prezencë të tij/saj, nëse jam unë ajo që është veshur me buzëqeshje

Yyy sa filozofe na bën me këto temat e tua ti 🙄😁😘
 
Nuk rrihet afer dikuj, qe nuk dine te buzeqesh dhe te qesh. :))
 
Veshja me reagim te sinqerte shpirteror dhe shperthimi natyral i javes jashtme te fytyres per te percjelle e treguar ate mase ndjesie dhe ate vlere kenaqesie te miliona shkendijave elektrizuese ardhur si rregim emocional prej mendjes dhe shpirtit tone, tek lodrojne ne menyren me virtuoze ne cdo qelize tonen si te ishin nje harpe ndjesore prekur magjishem me bulezen e ardhur natyrshem prej dikujt apo dickaje qe me fantazi dhe delikatese e "provokoi ate" me fjale apo e dirigjoi me nje veprim.
 
Ilegal smile

E kam lexuar në një mur lagje, mu kujtua tani, më pëqen si shprehje.
 
Buzeqeshja eshte gjeja e pare qe shoh te cdo njeri. Eshte pikerisht ajo qe me ngroh shpirtin. Pasqyre e te brendshmes se njeriut...
 
Redaktimi i fundit:
Buzëqeshja është një emocion që buron nga shpirti dhe shfaqet në fytyrën e dikujt.
Gjëja më e bukur kur dikujt i qeshin sytë teksa të shikon ty.😍😍😘🤗
 
Nder gjestet me te bukura e energji-dhenese qe nje njeri mundet te beje.
Besoj se njerezit nese do dinin rendesine dhe vleren e vertete te nje buzeqeshje te sinqerte, bota do ishte ndryshe!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top