• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Përgatituni që tani për dimrin


Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund të sjellë një valë të dytë infeksionesh nga koronavirusi, që mund të rezultojë në afro 120 mijë të vdekur në spitale – dy herë më shumë se sa vala e parë – sipas një vlerësimi, të një skenari të arsyeshëm.
Nëse masat e izolimit vazhdojnë të lehtësohen, numri mesatar i njerëzve që mund të infektojë një person që e ka virusin, i njohur si numri R, mund të rritet në Mbretërinë e Bashkuar nga vlera aktuale 0.7-0.9, dhe të shkojë 1.7 në shtator, thonë shkencëtarët që kanë hartuar një raport. Kjo gjë mund të çojë në një valë të dytë, e cila do ta ketë kulmin në janar apo shkurt të vitit tjetër.
“Një kulm i infeksioneve të koronavirusit gjatë dimrit mund të jetë më i rëndë, sesa ai që sapo kemi kaluar,” tha kreu i raportit Stephen Holgate në Universitetin e Southampton, MB, në një konferencë për shtyp. “Ne po parashikojmë më të keqen, që është më e mira që mund të bëjmë”.
Raporti, i kërkuar kryeshkencëtari i qeverisë së MB, u realizua nga Akademia e Shkencave Mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar. Ai vlerësonte se çfarë mund të ndodhte nëse njerëzit do të ktheheshin në një mënyrë tipike të jetës dhe nuk merrte parasysh përdorimin e ilaçeve të reja ose një vaksinë.
Ekipi merr në konsideratë ndikimin e njohur të covid-19 në burimet e kujdesit shëndetësor, duke ia shtuar atyre të gripit dhe infeksioneve të tjera stinore. Në çdo vit, vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar rriten në dimër, për shkak të efekteve të motit të ftohtë dhe ndikimit të viruseve stinorë, si ai që shkakton gripin. Njerëzit kanë tendencë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me dritaret mbyllur, duke siguruar kështu kushte ideale për përhapjen e infeksioneve.
Skenari më i keq do të përfshinte një dimër jashtëzakonisht të ftohtë dhe një epidemi gripi, shtuar këto problemeve me të kujdesit rutinë dhe kirurgjive të planifikuara, që tashmë janë shtyrë si rezultat i shpërthimit të koronavirusit. Nëse do të ndodhte, rreth 119.900 vdekje në spitale, të shkaktuara nga covid-19 mund të regjistroheshin në MB gjatë dimrit – më shumë se dyfishi i valës së parë, sipas raportit. Shifra është një vlerësim, dhe mund të qëndrojë diku midis 24.500 dhe 251,000, sipas autorëve. Ajo gjithashtu nuk përfshin vdekje jashtë spitaleve, siç janë azilet.
Shifra nuk është një parashikim dhe Mbretëria e Bashkuar ka një hapësirë tre-mujore të rëndësishme për të shmangur këtë skenar, thonë autorët.
Një qasje e rëndësishme do të ishte kufizimi i ndikimit të gripit stinor. “Ne nuk e dimë se si covid-19 do të bashkëveprojë me gripin,” thotë bashkautorja e raportit Anne Johnson në University College London. Një furnizim i mjaftueshëm me vaksina kundër gripit do të jetë jetik në vjeshtë, thotë ajo. Ata që janë të prekshëm ndaj gripit, njerëzit që punojnë në kujdesin shëndetësor dhe fëmijët e shkollave duhet të kenë të gjithë vaksinën.
Skemat e testimit, gjurmimit dhe izolimit do të duhet fuqizohen, sipas raportit, i cili gjithashtu rekomandon testimin e përhapur për gripin, me qëllim që njerëzit të dinë se cilin virus kanë.
Çdo përpjekje për të kufizuar ndikimin e koronavirusit duhet të prioritizojë ata që janë me rrezik më të madh se mos sëmuren rëndë apo vdesin, sipas autorëve.
Nëse masat kufizojnë me sukses numrin R në 1.1, rezultati do të ishte shumë i ndryshëm. “Ka shumë kohë për ta bërë këtë”, thotë Johnson. “Koha për veprim është tani”.

/ New Scientist – Bota.al
 

Komentet

Po mire keta kane nxjerr me te zezen e skenarit.
Ilacet kane filluar te japin efekt,ne cdo dit qe kalon,shkenctaret kerkojne dhe shkojne drejt nje vakzine dhe nje ilaci me efektiv.
Pozitve mendimet, pozitive veprimet dhe respektim i masave mbrojtese vetijake ne max ,dhe mendoj qe do jemi ok.
 
Po mire keta kane nxjerr me te zezen e skenarit.
Ilacet kane filluar te japin efekt,ne cdo dit qe kalon,shkenctaret kerkojne dhe shkojne drejt nje vakzine dhe nje ilaci me efektiv.
Pozitve mendimet, pozitive veprimet dhe respektim i masave mbrojtese vetijake ne max ,dhe mendoj qe do jemi ok.
une sdua mendime pozitive ato I Kam vet!
Une dua nje te vertet! Nese Kjo qe thuhet lart eshte e vertet athere te pergatitemi fizikisht menderisht...
Jo si Heren e pare qe ne 24 na ndryshoj jeta

e sa per ilacin efektiv nje big shit kan bere der tani
 
une sdua mendime pozitive ato I Kam vet!
Une dua nje te vertet! Nese Kjo qe thuhet lart eshte e vertet athere te pergatitemi fizikisht menderisht...
Jo si Heren e pare qe ne 24 na ndryshoj jeta

e sa per ilacin efektiv nje big shit kan bere der tani
Pikerisht kete po thoja,per ne si persona ne vetvete ti kemi ato.
Ndersa sa per ilacin,mendoj qe po mos te ishte efektiv ne nje shifer ta madhe,do kishin vdekur shume me shume njerez.
Duhet te jemi optimist dhe dicka do dali se ska mundesi te na fitoje nje virus,sduhet te na fitoje.
 
Pikerisht kete po thoja,per ne si persona ne vetvete ti kemi ato.
Ndersa sa per ilacin,mendoj qe po mos te ishte efektiv ne nje shifer ta madhe,do kishin vdekur shume me shume njerez.
Duhet te jemi optimist dhe dicka do dali se ska mundesi te na fitoje nje virus,sduhet te na fitoje.
pse pak te vdekur kishte dhe vazhdo te kete?
Tani Po preken moshat e reja!

Une Nuk jam aspak optimiste me cfare me shofin syte cdo dite!
Thjeshte Kam filluar te ha nja 7 here ne dite
Dua te jem e ngopur nese me ze :p
 
Trajtimi mjekësorë në shtëpi kundër Covid 19
1. Paracetamol 2. Betadine për shpërlarje të gojës
3. Vitaminë C dhe D3 5. B complex 6. Avull + kapsula per avull 7. Oximetër 8. Bombolë oksigjeni (VETËM për emergjencë) 9. Ushtrime të frymëmarrjes 3 fazat Covid: 1. Covid lokalizuar vetëm në hundë - shërimi brenda gjysëm-dite. (Inhalim avulli), vitaminë C. Zakonisht pa ethe. Asimptomatik. 2. Covid lokalizuar në fyt - dhimbje fyti, shërimi- 1 ditë (gurgullim me ujë të nxehtë, pirja e ujit të nxehtë, nëse ka temperaturë: paracetamol. Vitaminë C, B complex. Nëse gjendja e rëndë: antibiotikë. 3. Covid lokalizuar në mushkëri- kollitje dhe frymëzënie: 4-5 ditë . (Vitamin C, B complex, gurgullim me ujë të nxehtë, oximetër, paracetamol, oksigjen- nëse situata rëndohet, konsumim i shtuar lëngjesh, ushtrime të frymëmarrjes së thellë. Faza kur duhet shkuar në spital: Monitoro nivelin e oksigjenit. Nëse shkon afër 43 ( normalja: 98-100), nevojitet bombolë oksigjeni. Nëse vetëm gjendet në shtëpi, shkuarja në spital është e panevojshme. *Qëndroni të shëndetshëm, qëndroni të sigurt!* Ju lutem shpërndajeni me të gjithë. Kurrë nuk i dihet kujt mund t’i ndihmoj. Këshillat nga spitalet e izoluara, të cilat mund t’i aplikojmë në shtëpi Medikamentet të cilat aplikohen në spitalet e izoluara; 1. Vitaminë C-1000 2. Vitaminë E (E) 3. Prej (orës 10-11) qëndrim në diell për 15-20 minuta. 4. Konsumi i vezëve në vetëm një vakt 5. Pastaj pushojmë/ flejmë në minimum për 7-8 orë 6. Pijmë 1.5 litra ujë çdo ditë 7. Të gjitha vaktet (shujtat) duhet të jenë të nxehta (jo të ftohta) Dhe kjo është gjithçka që ne bëjmë në spital për t’a forcuar sistemin imunitar.
Duke pasur parasysh se pH e koronavirusit ndryshon prej 5.5 në 8.5 Atëherë, gjithçka që duhet bërë për t’a eleminuar këtë virus është të konsumojmë më shumë ushqime alkaline, mbi nivelin acidik të virusit.
Siç janë:
Bananet
Limoni i gjelbërt- 9.9 pH
Limoni i verdhë - 8.2 pH
Avokado - 15.6 pH *
Hudhër - 13.2 pH *
Mango - 8.7 pH *
Mandarina - 8.5 pH *
Ananas - 12.7 pH *
Lakërishtë - 22.7 pH *
Portokall - 9.2 pH
Si t’a di se jam infektuar me koronavirus??
1. Grrithje fyti
2. Fyt i thatë
3. Kollë e thatë
4. Temperaturë e lartë
5. Frymëzënie (gulçim)
6. Humbja e të nuhaturit ....

Dhe limoni me ujin e nxehtë eleminon virusin qysh në fillim ende kur nuk i ka arritur mushkëritë ... Mos e mbajë informacionin vetëm për vete. Ndaje me të gjithë familjen dhe shoqërinë.

nga Prof. Ass. Dr. Kreshnike Dedushi Hoti
 
Top