Performancë e dobët në punë, punonjësit goditen në të pasme (Video)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Performancë e dobët në punë, punonjësit goditen në të pasme (Video)

kin-epunonjesit.png


Një video e çuditshme është publikuar në internet, ku tregohet mënyra se si ndëshkohet stafi i një banke në Kinë për përformancë të dobët në punë.

Kjo video ka ngjallë mjaft reagime, duke shkaktuar zemërim te njerëzit në lidhje më mënyrën si trajtohen punonjësit.

Shefi i godet me një shkop në të pasmet e tyre dhe thuhet se më pas ai u ka prerë edhe flokët si formë ndëshkimi. BBC raporton se dy drejtuesit të bankës janë pezulluar nga puna, pas publikimit të kësaj videoje.

Incidenti ka ndodhur në një sesion trajnimi gjatë të shtunës, ku ishin më shumë se 200 punonjës të një banke në veri të Kinës.

Personi që në video shfaqet duke i goditur ka kërkuar falje, duke theksuar se kjo ishte një formë trajnimi dhe që e aplikonte prej vitesh. Ai shton se nuk është nxitur nga drejtuesit e bankës për ta bërë një gjë të tillë.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Performancë e dobët në punë, punonjësit goditen në të pasme (Video)

Kine hesapi
 
Back
Top