! - !
Once upon a time...
Shiko fotografinë 1929351
Dashamirët e çokollatës gëzohen kur dëgjojnë të flitet për përfitimet e antioksidantëve që gjenden në çokollatë, por është e rëndësishme të kuptohet se jo të gjitha çokollatat janë bërë në të njëjtën mënyrë.
Përfitimet e mundshme shëndetësore të çokollatës së përpunuar, të pasura me ëmbëlsues, janë pothuajse inekzistente, por përfitimet e çokollatës së zezë janë të shumta dhe mbresëlënëse.
Mjekja kardiologe, Dr. Susanne Steinbaum thotë: "Kur jeni duke kërkuar për një gjë të lehtë të ëmbël, një copë çokollatë e zezë në të vërtetë mund të jetë zgjedhja më e shëndetshme", – thotë Steinbaum nga Spitali Lenox Hill në Nju Jork.
Çokollata është më shumë sesa thjesht një ëmbëlsirë e shijshme. Përfitimet shëndetësore përfshijnë mbrojtjen kundër sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit të trurit dhe zemrës.
Përmirëson rrjedhjen e gjakut Sipas mjekëve ekspertë, flavanolet e përfshira në çokollatën e zezë mbështesin prodhimin e oksidit nitrik në rreshtimin e brendshëm të enëve të gjakut, i cili nga ana tjetër përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Kjo është e rëndësishme, pasi dihet mirë se presioni i lartë i gjakut është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të çokollatës së zezë nuk dëmton shëndetin tuaj.
Përkundrazi, konsumi ditor i sasive të mëdha do të rezultojë në konsumimin e më shumë sheqeri të shtuar, kalori dhe yndyra të ngopura sesa rekomandohet.
Parandalon shfaqjen e diabetit Një studim zbuloi se flavanolet në çokollatë mund të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe të ndihmojnë në parandalimin e diabetit në afat të gjatë.
Indianët Kuna, një fis i bazuar në brigjet e Panamasë, janë gjetur të kenë një incidencë më të ulët të diabetit në popullatë, por edhe nivele më të ulëta të atakëve kardiakë, diabetit dhe kancerit sesa fiset e tjera panameze. Këto rezultate janë lidhur me konsumit të çokollatës së zezë, të pasur me flavanole.
Rrit kolesterolin e mirë HDL dhe mbron LDL nga oksidimi Sipas Healthline që citon noa.al, pluhuri i kakaos mund të ulë ndjeshëm kolesterolin LDL të oksiduar tek meshkujt. Ai gjithashtu ngre HDL dhe ul LDL totale në njerëzit me kolesterol të lartë.
Kakaoja përmban një sasi të madhe antioksidantësh të fuqishëm, të cilët mbrojnë lipoproteinat nga dëmtimet oksiduese.
Çokollata e zezë gjithashtu mund të zvogëlojë rezistencën ndaj insulinës, një faktor tjetër rreziku për shumë sëmundje, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Redukton kapsllëkun Nuk kemi mbaruar akoma. Për ata që e duan çokollatën e zezë, është e rëndësishme të dinë se ajo përmban një sasi të konsiderueshme të magnezit. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se mund të ndihmojë në relaksimin e muskujve në sistemin tretës, dhe kështu të përshpejtojë lëvizjet e zorrëve. Jo vetëm kaq, ndihmon dhe në largimin e gjendjes së ankthit.
Përmirëson funksionet njohëse, parandalon humbjen e kujtesës dhe rrit humorin Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i përqendrimeve të larta të çokollatës së zezë mund të ndihmojë në funksionimin e duhur të trurit. Çokollata e zezë stimulon aktivitetin nervor në zonat e trurit të lidhura me kënaqësinë. Nga ana tjetër zvogëlon stresin dhe përmirëson gjendjen tuaj në rutinën e përditshme.
Sipas Science Daily, konsumimi i 48 gramëve çokollatë organike me 70 për qind kakao, rrit neuroplasticitetin në tru, i cili mund të ketë efekte pozitive në kujtesë, njohuri dhe humor. /noa.al