Përfaqësuesi i SHBA në OSBE: Plotësoni mangësitë. Numërimi të jetë i rregullt

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Shqipërinë për zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe kërkojnë që procesi të vijojë i rregullt edhe gjatë numërimit të votave. I Ngarkuari me Punё i SHBA-ve pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, Kyle Scott, i bëri thirrje qeverisë shqiptare nga mbledhja e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, për plotësimin e mangësive që u vërejtën, nё mёnyrё qё tё arrihen plotësisht standardet zgjedhore.
"Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pёrgёzojnё qytetarёt dhe qeverinё e Shqipёrisё pёr zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare mё 28 qershor 2009. Qytetarёt shqiptarё meritojnё pёrgёzime pёr pjesёmarrjen nё njё numër tё lartё nё votime si dhe pёr zhvillimin e njё procesi zgjedhor tё qetё e tё rregullt"- tha ai. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme e cila ka deklaruar se në fjalën e tij Scott vlerësoi gjithashtu se edhe "administrimi i zgjedhjeve pasqyroi njё progres tё vёrtetё krahasuar me zgjedhjet e mёparshme".
Sipas tij, vlerёsimi paraprak i OSBE-sё vёrejti se zgjedhjet nё vetvete shёnuan pёrmirёsime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje pёr sa i pёrket rregullave tё fushatёs dhe Kodit Elektoral.
"Mirёkuptojmё se qeveria shqiptare ёshtё nё fazёn e pёrfundimit tё procesit tё numёrimit tё votave dhe tё shpalljes sё rezultatit tё tyre. Presim qё ky proces tё vazhdojё me tё njёjtёn rregullsi", theksoi Scott.












Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top