LeVoyageur
RDM 33 NSOE
-
- Anëtarësuar më
- Jul 12, 2011
-
- Mesazhe
- 24,652
-
- Reagimet e mara
- 20,738
-
- Vendndodhja
- Me kembe te ngulura mire....mbi re😁
Që duhani është i dëmshëm, kjo nuk përbën aspak një risi, por fakti që edhe cigaret elektronike moderne janë edhe më të dëmshme se duhani, ky po që është një lajm aspak i mirë. Sipas një studimi të publikuar në New England Journal of Medicine, këto cigare të reja, të cilat kanë dalë në treg disa vite më parë, janë konsideruar si shkaku kryesor i kancerit. Sipas publikimit në këtë revistë mësohet se të gjithë ata persona që përdorin cigaret elektronike rrezikojnë 15 herë më shumë se gjithë personat e tjerë të preken nga kanceri, në krahasim me konsumuesit e tjerë të duhanit. Në to janë gjetur rreth 10 substanca toksike, mes së cilave, edhe substanca të njohura si tërësisht kanceroze. Këto cigare janë njëkohësisht të dëmshme edhe për sistemin e frymëmarrjes, pasi lëshojnë në ajër acid acetik, aceton, acetaldeide etj. /a.s/noa.al