Përdorimet e veçanta të mjaltit në kuzhinë që mbase nuk i dini

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Këshilla – Mjalti është një ushqim me mjaft vlera, shumë nga të cilat janë të dobishme, në kuptime të ndryshme, edhe në fushën kulinare. Artikulli në fjalë ju njeh me disa nga përdorimet e tij

mjalti-1.jpg


Mjalti është një nga ushqimet më të vjetra mes atyre që ka edhe vendi ynë. Në të kaluarën kur sheqeri nuk njihej ende, për ëmbëlsirat përdorej pikërisht mjalti; sot, duke qenë se sheqeri është më ekonomik për t’u prodhuar, ai është bërë zëvendësues i tij. Por pavarësisht kësaj, nuk duhet të harrojmë se mjalti dhe sheqeri janë dy gjëra komplet të ndryshme. Diferenca qëndron te përdorimi jo i njëllojtë i këtyre dy produkteve.

Mjalti mund të zëvendësojë sheqerin

Kjo gjë dihet. اdo herë që duhet të përdorni sheqerin, ai mund të zëvendësohet me mjaltin. Madje rezultati mund të jetë më i mirë. Mjafton të përdorni shumë pak prej tij e të merrni më të mirat për shëndetin.

Mjalti i zbut produktet e furrës


Mjalti duke qenë se nuk ka përbërje uji, ka tendencë që lagështinë e formuar gjatë pjekjes së një ëmbëlsire ta mbajë për vete dhe ta çlirojë me vështirësi. Pra mjalti në këtë mënyrë i bën të buta produktet. Kujdes duhet të bëni me sasinë e tij, nëse ëmbëlsirat nuk i pëlqeni shumë të ëmbla.

Ndihmon në përzierjen e substancave të tjera

Ky përdorim është tipik sidomos për kuzhinën aziatike, ku ekziston tendenca për të përdorur shumë salca, të cilat stimulojnë lloje të ndryshme shijesh. Duke qenë se përdoren shumë përbërës të llojeve të ndryshme do të thotë se, shpesh, të paktën dy-tre prej tyre janë të “papajtueshëm” me njëri-tjetrin dhe se mjalti përdoret si ndërmjetës, ose si substancë e cila arrin të lidhë bashkë të gjitha molekulat.

Mjalti ka vlerën e një minivakti


Ndonjëherë kemi nevojë për ndonjë vakt të ndërmjetëm të shpejtë për të marrë energji të mjaftueshme gjatë ditëve të ngjeshura me aktivitete të ndryshme. Mjalti mund të jetë shumë i dobishëm për këto raste, sepse ai përmban sheqerna të thjeshta dhe jo komplekse. Prej tij mjafton të konsumoni vetëm dy lugë gjelle.



Lufton erën e keqe të gojës


Mjalti ndër të tjera parandalon dhe lufton aromën e keqe të gojës, sepse ai është një antibakterial natyral dhe ky problem bezdisës varet vetëm nga bakteret e pranishme në gojë që shkaktohen nga ushqimet e mbetura nëpër dhëmbë apo nga infeksione të ndryshe të tyre. Për këtë problem ju ndihmon qoftë edhe një lugë mjaltë pas një vakti ku e ndieni më të nevojshme.

Ai mund të përdoret për të konservuar frutat


Mes shumë vlerash, mjalti është edhe një konservues i mirë, sepse bletët e prodhojnë atë pikërisht me shumë sheqer dhe pak ujë, duke krijuar kështu një ambient jo ideal për rritjen e baktereve. Me mjaltin ju mund të përgatisni komposto të ndryshme frutash.

ثshtë një antioksidant i fuqishëm për peshkun, mishin dhe frutat

E dimë se mjalti, për sa i përket shëndetit, konsiderohet një antioksidant i rëndësishëm që parandalon plakjen e qelizave. Antioksidant do të thotë që “parandalon oksigjenimin”, ndërsa oksid është pjesa e zezë që formohet për shembull mbi mollët e lëna përgjysmë, ose te peshku dhe mishi, kur këto produkte lihen në ajër të hapur, për efekt të oksigjenit. Zakonisht e “zeza” mund të parandalohet me limon, po me veprim antioksidues, por edhe me mjaltë, që në ndryshim nga limoni, ushqimin e lë natyral dhe jo të thartë.

Mund të mbesim pa ushqim, por kurrë pa mjaltë

Në varret egjiptiane është gjendur mjaltë që njerëzit ua dhuronin faraonëve për jetën e përtejshme. Por e veçanta qëndron në faktin se, edhe pas dy mijë vjetësh, mjalti ishte ende i ngrënshëm edhe pse ishte në formën e kristaleve: mjaftonte që ai të ngrohej përpara konsumimit. Pra me këtë kuptohet se mjalti është ushqimi që qëndron më gjatë i konservuar.
g.shqip
 
Titulli: Përdorimet e veçanta të mjaltit në kuzhinë që mbase nuk i dini

Une kam ca kohe qe e perdor ne kafe. Behet shum e shijshme kafja me mjalte. :)
 
Titulli: Përdorimet e veçanta të mjaltit në kuzhinë që mbase nuk i dini

I Mir esht mjalti, po un se fus ngoj :(
 
Titulli: Përdorimet e veçanta të mjaltit në kuzhinë që mbase nuk i dini

Une kam ca dite e perdor me hudhra ...(dy tre thelpa hudhrash ne vazo me mjalte) ...antibiotik i shkelqyer ...sa per eren e hudhres mjalti e reukton e nuk ndihet fare....provojeni eshte shume e mire per dhimbjet e fytit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top