Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përçarja rreth identitetit kombëtar të kosovarëve: a është ky një problem politik?

Në vitet e fundit po zhvillohet një debat i madh lidhur me identitetin kombëtar të shoqërisë kosovare. Si epigraf i këtij debati mund të vendoset pyetja: a është krijuar një identitet i ri kombëtar në Kosovë? Ose, edhe më shkurtimisht: çka është kombi? Ose ose: çka janë shqiptarët e Kosovës?

Argumenti i parë – i cili rrjedhon që prej Rilindjes kobmëtare shqiptare të fundshekullit 19 – është se shqiptarët e Kosovës janë shkurt e shqip shqiptarë. Kombi shqiptar është i formuar. Projekt i kryer. Ajo që duhet bërë është realizimi i Bashkimit kombëtar ose Shqipërisë Etnike. Visar Ymeri, kreu i VV-së, nuk e uroi Kosovën në debutimin e saj në garat ndërkombëtare në futboll. E uroi vetëm Shqipërinë për fitoren! Sipas tij, dhe shumë të tjerëve rreth tij, Kosova vetëm sa e dëmton projektin e Vetëvendosjes dhe pasojën e saj, Bashkimin Kombëtar. Kjo është e logjikshme dhe e vërtetë. Problemi i identitetit kombëtar të Kosovës është thellësisht politik.

Sead Zimeri, një internacionalist i majtë, nuk ngurroi të përkujtonte nacionalistët e majtë të Vetëvendosjes se Bashkimi Kombëtar nuk mund të ishte asnjëherë, në thelbin e tij, qëllim në vetvete. Ai ishte vetëm mjet. Qëllimi parësor i çdo projekti politik është mirëqenia qytetare. Edhe Zimeri arrin ta kuptojë problemin e identitetit kombëtar si problem politik.

Por argumentimi i dytë largohet nga kjo vijë. Ai e prezanton problemin si një çarje kulturore të cilën duhet mbyllur sa më parë. Argumentuesit e këtij qëndrimi mendojnë se shqiptarët e Kosovës janë edhe shqiptarë por edhe kosovarë. Argumentimi vazhdon duke thënë se identitetet janë të lira nga përcaktueshmëritë politike dhe kulturore. I referohen individualizmit. Krenar Gashi, që e citon ndër tjerë, Mehmet Krajën, tha se projekti i kombit shqiptar ishte i kryer. Sa i përket kombit, nuk kishte asnjë dyshim: ai ishte shqiptar. E përmendi gjithashtu edhe konceptin e “identitetit rajonal” të Kosovës – në një shkrim në Sbunker – i cili ishte krijuar nga rrethanat politike dhe që i zgjatohet kombit shqiptar dhe e përforcon atë.

Sipas këtij konceptimi, kombi shqiptar rritet e përforcohet por nuk rrudhet e copëtohet. Ai flet për identitete të përfunduara, të kryera, të mbyllura – ani pse, pak më parë e kishte postuluar krejtësisht të kundërtën. Konceptimi i identiteve si dinamike, të lëvizshme, të qarkullueshme e të lira, çon në tjetër rrugë.

Dhe argumentimi i tretë ka më shumë konsistencë dhe beson që kosovarët tashmë e kanë nisur formimin e një kombi të ri. Dhe bazohen pikërisht në faktin e këtyre identiteve. Argumentimi i tretë i kundërvihet skajshëm argumentimit të parë. Ky argumentim e sulmon ashpër konceptimin e kombit që bazohet në elemente të gjakut, sundimit-mossundimit, padrejtësive apo viktimizimeve historike e kështu me radhë.

اështja e ditës është kjo: a e përjashton kosovarizmi identitetin kombëtar shqiptar? Krenar Gashi do të thoshte jo. Por në fakt, çështja është mjaft e lidhur me politikën sese po flasim për zgjedhjet për të ardhmen. Po e zgjedhim mjetin – me fjalët e Zimerit – për të ardhmen tonë.

Kosovës i duhet të përcaktohet politikisht: Kosova apo Shqipëria? Republika apo Bashkimi Kombëtar?

Cili do të ishte rezultati në rast se Kosovës do t’i mundësohej referendumi për t’iu bashkuar Shqipërisë? Duket se gjërat po lëvizin edhe në këtë drejtim. Shumica e shqiptarëve të Kosovës, natën kur luanin në të njëjtën kohë Kosova dhe Shqipëria, kishin zgjedhur ta shihnin Kosovën dhe jo Shqipërinë.
kosova-shqiperia-635x370.jpg
http://periskopi.com
 
Titulli: Përçarja rreth identitetit kombëtar të kosovarëve: a është ky një problem po

Kur merren parasysh argumentet politike sa i përket kësaj, OK,
por kur edhe sjellin si argumente edhe "shijet" e njerëzve kush kend
e ka shikuar kur kanë luajtur futboll Shqipëra dhe Kosova është diçka
që s'mund ta lidhish askund. - Po edhe për Kosovë more luajnë shqipëtarë.
Shqipëtarë luajne edhe për Zvicrrën, se ndoshta kurr s'më kishte ra ndër mend
t'i shikoj.

Po kjo more, s'ka asnjë lidhje me atë se si definohet kombi apo shtetësia.

Për me i mëshu shkurt: unë edhe kur s'ka qenë Kosova shtet, kam qenë shqipëtarë,
dhe do të vazhdoj të jem edhe më tutje. E çka llomotitin lloj-lloj politikani, gazetari,
analisti e ku ta dij më çka i bjen njerëzve ndër mend...
 
Titulli: Përçarja rreth identitetit kombëtar të kosovarëve: a është ky një problem po

Nje ndryshim i madh titanik ka ndodhur tek shqiptaret. Ata jane sot te lire, qe do te thote, secili prej tyre sot eshte nje rilindas, eshte nje patriot, eshte nje pelegrin ne kerkim te identitetit shqiptar. Dhe ky peligrinazh nuk fillon me pyetjen ku duhet te shkojme, por fillon me pyetjen prej nga vijme. Asnje popull nuk e ka gjetur rrugen e vete te se ardhmes pa njohur me pare origjinen e vete.

Prandaj, nese kishte nje vlere te pamohueshme debati Qose-Kadare, vlera e saj ishte nxitja e shqiptareve per te zbuluar misterin e te qenit shqiptar, identitetin e shumeperfolur shqiptar.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back