bella
Anëtar i Nderuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 8,462
-
- Reagimet e mara
- 816
-
- Vendndodhja
- Aty ku nuk je ti!
Vepro me qetesi, ne mes te zhurmes dhe nxitimit dhe kujto gjithmone se sa paqe mund te kete brenda heshtjes. Me sa mundesh, por pa teprime, mba marredhenie te mira me te gjithe. Parashtro opinionet e tua me qartesi, qetesi dhe degjo te tjeret: pavarsisht se te merzitshem dhe budallenj, kane edhe ata nje histori te tyren. Evitoi njerzit vulgare dhe prepotente: perbejne nje torture per shpirtin. Nqs insiston te konfrontohesh me te tjeret, rrezikon te behesh i kote dhe i hidhur, sepse gjithmone do te ekzistojne individe me te mire dhe me te keqinj se ty. Shijoji sukseset e tua, madje edhe projektet. Mba zgjuar interesin per profesionin tend, sepse sado i rendomte qofte, perben nje pasuri te vertete, ne metamorfozat e pashtershme te kohes. Ji i kujdesshem ne punet e tua, sepse bota eshte plot me mashtrim. Por kjo nuk duhet te te verboje perballe virtyteve, jane te shumte ata qe ndjekin ideale, aty ku jeta eshte plot me heroizem. Ji vetvetja. Mbi te gjitha mos u shtir per ndjenjat. Mos u bej cinik perballe dashurise, sepse megjithese mund te perballesh me zhgenjimin dhe padrejtesine, dashuria eshte mbi gjithcka....si dhe Zoti. Pranoje i perulur urtesine e moshes, duke hequr dore i qete nga tundimet e rinise. Kultivo nje karakter te forte, per t’u mbrojtur nga te papriturat. Por mos u torturo nga fantazite: shume frika lindin nga lodhja dhe vetmia. Pertej nje disipline te justifikueshme, ji tolerant me vetveten. Ti je bir I universit, I pemeve dhe I yjeve dhe ke te drejta te plota per te ekzistuar. Dhe qofsh i bindur apo jo, nuk ka dyshim qe universi po evoluon ne drejtimin e duhur. Prandaj qendro ne paqe me Zotin, cilido qofte koncepti qe ke per te. Dhe cilatdo qofshin pikellimet apo frymezimet e tua, ne konfuzionin e zhurmshem te ekzistences, ji ne paqe me shpirtin tend. Pavarsisht mashtrimeve, kurtheve dhe endrrave te thyera, kjo eshte akoma nje bote e mrekullueshme. Ji i kujdesshem. Gjithmone mundohu te jesh i lumtur.
p.s Eshte drejtuar personit tim, vetes time si njeri...prandaj eshte ne gjinin mashkullore
p.s Eshte drejtuar personit tim, vetes time si njeri...prandaj eshte ne gjinin mashkullore
Redaktimi i fundit: