Për tretjen e ngadalshme dhe fryrjen e stomakut

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
586924510lajmetari586924510.jpg


Në rast se nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit, ky mund të jetë shkaku kryesor i kapsllëkut. Brenda ditës kemi nevojë së paku për një litër ujë vetëm për një tretje të shëndoshë, prandaj shpesh ndodh që vetëm uji ta zgjedhë këtë problem.

Pemët dhe perimet janë artikujt që përmbajnë më së shumti ujë.

Fibrat në përgjithësi, bishtajoret, mollët, që thithin ujin, masën fekale e bëjnë më voluminoze dhe më pak të dendur dhe ajo kalon më lehtë përmes sistemit tretës. Mishi, djathi, vezët dhe drithërat e rafinuara në sasi të tepruar mund të shkaktojnë kapsllëkun, prandaj do të ishte mirë ta zvogëloni sasinë e tyre të konsumimit.

Zvogëlojeni edh ekonsumimin e ushqimit të pasur me yndyrë!

Disa artikuj kanë një ndikim më të butë. Veçanërisht fibrat kanë përparësi.

Një shembull i shujtës: flluskat e vendosura në qumështin e lopës me vlerë të ultë të yndyrës. Po ashtu, farat e lirit mund të shtohen nëpër ushqime, pasi që prej tyre absorbohen acide të shëndetshme omega-3. Jogurti probiotik përmban baktere të dobishme të cilat në mënyrë të shkëlqyer ndihmojnë në punën e zorrëve, prandaj do të ishte shumë e shëndetshme nëse i kyçni në menynë e përditshme.

Shembull për mes-shujtë: jogurt probiotik me 2 lugë fara të lirit.

اrregullimet në punën e rregullt të zorrëve mund të shkaktojë kapsllëkun, si dhe ngufatjen e reflekseve natyrale. Ushtrimet trupore me këtë rast do të ndikonin pozitivisht, ngase njeriu merr frymë më thellë, stimulon dhe relakson hapësirën e barkut e me këtë rast ndikon në punën e rregullt të zorrëve. Përfshini aktivitete trupore në programin tuaj të ditës (shëtitje, ngasja e biçikletës, noti etj.
B;gjuha shqipe
 
Back
Top