“Për të ruajtur vendin e punës, njerëzit bëhen trupa të mbushur me frikë” Bukowski.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Për të ruajtur vendin e punës, njerëzit bëhen trupa të mbushur me frikë”/ Letra e Bukowskit për botuesin, që e nxiti të bëhej shkrimtar

bukowski-800x420.jpg

Ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë të njohur, Bukowski nuk e bëri të shkruarit profesion deri vonë në jetë.

Në mesin e viteve ’80, Charles Bukowski ishte rrugës të 70-ave.

Më saktë, 66 vjeç.

Në atë kohë ishte një autor i respektuar, një shkrimtar, i cili nga marzhet e vagabondimit dhe jetës së çrregullt, kishte arritur ta poziciononte veten në majën e letërsisë amerikane.

Kësaj periudhe i përket letra e mëposhtme.

Në vija të trasha, bëhet fjalë për një dizertacion rreth punës dhe pasojave që lë mbi qenien njerëzore.

Bukoëski zgjodhi këtë temë, sepse marrësi i letrës ishte John Martin, publicisti i Black Sparrow Press, i cili në 1969 i bëri një propozim të jashtëzakonshëm: do t’i paguante 100 dollarë në muaj, nëse Bukoëski e linte punën e tij dhe i dedikohej të shkruarit.

Bukowski, i cili kishte rreth 15 vite që punonte si postier në shërbimin shtetëror të SHBA, pranoi menjëherë dhe pas nja dy vitesh i dorëzoi Black Sparroë Press romanin e tij të parë: Post Office.

Në vitin 1986, Bukowski i dërgoi mirëbërësit të tij një letër falënderimi, në stilin e tij.

LETRA E BUKOWSKIT PثR BOTUESIN Qث E NXITI Tث BثHEJ SHKRIMTAR ME KOHث Tث PLOTث
12 gusht 1986

Përshëndetje John,

Faleminderit për letrën.


Ndonjëherë nuk dhemb edhe aq shumë të kujtojmë se nga vijmë.

Dhe ti e di vendin ,se nga vij unë.

Edhe njerëzit që duan të shkruajnë apo të bëjnë filma mbi këtë, nuk e kuptojnë mirë.

E quajnë “Nga ora 09:00 në 17:00”.

Vetëm se kurrë nuk është nga nëntë me pesë.

Në ato vende nuk ka orë për të ngrënë dhe, në fakt, në rast se do ta ruash punën tënde, nuk del fare për të ngrënë.

Pastaj janë orët shtesë, por orët shtesë kurrë nuk regjistrohen siç duhet në libra, dhe në rast se ankohesh për këtë ka truthatë të tjerë që marrin vendin tënd.

Ti e njeh shprehjen time të vjetër: “Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, vetëm u zgjerua që të përfshinte të gjitha ngjyrat”.

اfarë dhemb është dehumanizimi i njerëzve në përpjekje për të ruajtur vendin e punës, sepse… e di, është tjetri gati.

Ata kthehen në trupa të mbushur me frikë.

Sytë e tyre e humbasin shkëlqimin dhe ata thjesht shëmtohen, tërësisht.

Si i ri nuk e besoja se njerëzit do të bënin kompromise të tilla.

Edhe si i moshuar ende nuk e besoj.

Pse duhet t’i bëjnë?

Për seks, makinë, për të paguar faturat apo për fëmijët?

Për të njëjtët fëmijë që kur të rriten do të bëjnë të njëjtën gjë.

Që gjithmonë, kur isha i ri fare dhe kërceja nga puna në punë, isha mjaftueshëm naiv sa që i thoja ndonjëherë të barabartëve të mi:

“Eh! Shefi mund të vijë në cilin do moment të na pushojë nga puna, nuk e kuptoni?”.

Ata e vetmja gjë që bënin ishte të më shikonin.

Po i ofroja diçka që ata nuk donin ta fusnin fare në mendjen e tyre.

Tani, në industri, ka shumë pushime nga puna (fabrika çeliku të vdekura, ndryshime teknike dhe situata të tjera në punë).

Pushimi nga puna prek qindra mijëra dhe fytyrat e tyre shpresin habi:

“Kam punuar këtu 35 vite…”.

“Nuk është e drejtë…”.

“Nuk di çfarë të bëj…”.

Skllevërit kurrë nuk paguhen mjaftueshëm sa të çlirohen, por aq sa është e nevojshme që të mbijetojnë dhe të rikthehen në punë.

Unë mund ta shihja.

Pse ata jo?

Kuptova se stoli i parkut ishte po aq i mirë, se të punoje në bar ishte po aq e mirë.

Pse mos të isha këtu përpara se të shkoja atje?

Pse duhet të prisja?

Shkrova me neveri kundër të gjitha atyre.

Qe një çlirim të nxirrja nga sistemi im gjithë atë mut.

Dhe tani jam këtu: “Një shkrimtar profesionist”.

Kaluar 50 vitet e para, kam zbuluar se ka neveri të tjera përtej sistemit.

Kujtoj që një herë, kur punoja si paketues në një kompani artikujsh ndiçimi, një prej kolegëve të mi më tha befas:

“Kurrë nuk do jem i lirë!”.

Një prej shefave ecte aty rrotull (emri i tij ishte Morrie) dhe lëshoi një gajasje të shijshme, duke iu gëzuar faktit se ai individ ishte zënë në kurth nga jeta.

Kështu që, fati që, më në fund, dola nga ato vende, pa m’u bërë vonë se sa kohë me mori, më ka dhënë një lloj lumturie, lumturinë e gëzueshme të mrekullisë.

Shkruaj tani me një mendje të vjetër dhe me një trup të vjetër, shumë kohë më mbrapa se ç’do besonte të vazhdonte në këtë punë shumica, por duke qenë se fillova kaq vonë, i detyrohem vetes të jem këmbëngulës, dhe kur fjalët të fillojnë të më dështojnë dhe do të më duhet ndihmë për të ngjitur shkallët dhe nuk do mund të dalloj pllakat nga hapësirat ndarëse, ende do të ndjej diçka që brenda meje do të më kujtojë (pa pasur rëndësi se sa larg do kem shkuar) se si arrita në mes të vrasjes dhe pështjellimit dhe dënimit drejt, të paktën, një vdekjeje bujare.

Mos ta kem çuar tërësisht dëm jetën duket një arritje, të paktën për mua.

Miku yt,

Hank


b-shkollaesuksesit
 

Attachments

  • bukowski-800x420.jpg
    bukowski-800x420.jpg
    46.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top