Për rënie nga pesha përdorni kurën me kanellë dhe hudhër

Hera

Έτερος εγώ
Për rënie nga pesha përdorni kurën me kanellë dhe hudhër


kanella-300x129.jpg
Rënia nga pesha nuk është diçka që ndodh brenda natës. Ajo kërkon mund, durim, aktivitet fizik e mbi të gjitha ushqyerje të shëndetshme. Në larminë e ushqimeve që kanë aftësi të eliminimin e depozitave dhjamore përfshihen edhe hudhra, kanella dhe limoni.
Kombinimi i këtyre tre përbërësve në një kurë të vetme ofron shumë përfitime për organizmin. Përveç humbjes së peshës dhe efektit shfryrës, çaji i hudhrës, kanellës dhe limonit ndihmon kundër infeksioneve dhe baktereve.

Si të përgatisni kurën e hudhrës, kanellës dhe limonit
Kjo kurë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe kërkon vetëm 15 minuta.
Përbërësit:
3 thelbinj hudhër të grirë hollë,
2 limonë të prerë në feta
3 gota ujë
2 shkopinj kanelle.
Përgatitja:
Vendoseni çajnikun e mbushur me ujë në zjarr.
Kur të ketë marrë valë shtoni grimcat e hudhrës dhe më pas dy shkopinjtë e kanellës.
Lërini të ziejnë për 8 minuta dhe më pas shtoni fetat e limonit.
Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni mënjanë për 5 minuta.
Nëse dëshironi mund ta kulloni e ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.
Kjo pije rekomandohet të pihet esëll në mëngjes.
Megjithatë nëse keni stomak të ndjeshëm, mund ta konsumoni krahas mëngjesit.
Kjo pija është shumë efikase për shfryrjen e stomakut dhe rënien nga pesha.
Vitamina C dhe rënia në peshë
Lëngu i limonit ndoshta nuk shkrin yndyrnat apo detoksifikon organizmin për mrekulli por është një burim i shkëlqyer i kaliumit, vitaminës C dhe acidit citric.
Nga ana tjetër, disa studime konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C, arrijnë të tresin më shumë yndyrna në krahasim me të tjerët.
Në 30 mililitra lëng limoni gjenden 7 kalori por edhe 20 përqind e vlerës ditore të nevojshme të vitaminës C.
Kanella kundër mbipeshës
Sipas rekomandimeve shkencore, lëngu i kanellës ju ndihmon procesin e tretjes dhe gjithashtu ndihmon që të jeni të ngopur për më shumë kohë dhe të mos e teproni me ushqimin.
Një gjë e tillë, ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.
 
Per renjen nga pesha duhet cdo njeri i pergjegjshem te konsumoje ushqime te shendetshme.
Dhe sa me larg stresit.
Nga studimet shpesh del ,qe kur dikush perjeton stres han ne nje mase te pakontrolluar,si rrjedhoje e stresit.
Pra ushqimi don dhe pak vetekontroll, kur ti e shikon veten qe konsumon ushqim pa kriter.duhet ta ndalosh ,te ulesh sasine e ushqimit.
 
Un kam ndegju se 3ve ne mengjes ne mbremje humbet pesh.nje kafe dhe humbet oreksi.
 
Aman kete hudhren duhet ta hiqni nga qarkullimi...
Nuk gjykoj askend..madje thone se eshte antibiotik natural...por eshte e tmerrshme kur ti shkembehesh ne rruge me njerez...te cilet kundermojne era hudher madje qe ne pike te mengjesit...ohhh eshte asfiksuese...
 
Jo flm, we good. Tulet kane lezetin e vetë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top