“Për një puthje u shemb Troja”

Lauri

Anunnak
DO TË BËJ ME TY

“Do të bëj me ty,
Atë që bën pranvera me qershitë”, -
shkruan Pablo Neruda.
IMG_20230206_173855.jpg
Dhe vërtetë, vetëm dashnija e fortë e një burri mund ta lulëzojë një femër, mund ta harlisi atë degësh e gjethesh, mund ta çeli ngjyrash.
Kjo ndjenjë e fortë dhe delikate njëkohësisht, kjo dhimbje e ëmbël dhe tundim trallitës, e ka zbukuruar pa cak botën, ashtu siq dhe e ka tronditur herë pas here atë.
Asnjë pasion dhe ndjenjë tjetër veç dashurisë nuk ka heronj aq të bukur e të dhimbshëm si Eva dhe Adami, Orfeu dhe Euridika, Fiklemoni dhe Baukida, Perikliu dhe Aspasia, Antoni dhe Kleopatra, Abelardi dhe Heloiza, Tristani dhe Izolta, Zigmundi dhe Ziglinda, Dantja dhe Beatriçja, Romeo dhe Zhulieta, Ana Karenina etj. etj.
Dhe pikërisht se heronjtë e saj qenë aq të veçantë, të hijshëm dhe plot pasion e ndjenjë, dashuria pati bujarinë për t’ia dhënë letërsisë heronjtë e vet, vetëm e vetëm që ta zbukuronte atë, ta bënte njerëzore, tragjike dhe delikate njëkohësisht.
Kjo lloj inkandëshence ka qindra vjet që përshkon njerëzimin, e tundon dhe e begaton fantazinë e tij, zgjon frymëzime të mëdha shkrimtarësh.
Edhe kjo Antologji, që botova dhe doli nga shtypi sot, e dëshmon këtë elektricitet ndjesishë, këtë gjendje iluminante të ndjenjës.
Antologjia me poezi dashurie “Për një puthje u shemb Troja”, me tekstet e 69 shkrimtarëve (ndër më të mirët që shkruajnë letërsinë e vargut në shqip), që nga sot do të begatojë edhe më tepër bibliotekat dhe leximet tuaja.
Megjithëse kam drejtuar gazeta dhe suplemente letrare prej 25 vitesh, kam botuar 800 tituj librash me “Muzgu”-n, dhe them që e njoh mirë dinamikën dhe përfaqësinë letrare, përsëri nuk mundem dot as se si ta di deri në cakun e fundit letërsinë e sotme shqipe, për të njohur çdo kënd dhe për të gjetur deri në skutën e fundit ato që shkruajnë më bukur. Por për një gjë jam krejt i sigurtë se, autorët në këtë Antologji janë pa asnjë dyshim, të shkëlqyer, (që së bashku me disa të tjerë që mbeten këtë radhë jashtë kësaj Antologjie, dhe do përfshihen në volumin e dytë, që do të dalë së shpejti), i japin hijeshi dhe nur, dimension dhe seriozitet poezisë së sotme shqipe, duke i kënduar edhe si besimtar të thellë tempullit përndritës të dashurisë.


Autorët pjesëmarrës

Ag Apolloni
Agim Bajrami
Agron Tufa
Alban Bala
Albert Vataj
Albina J. Gjergji
Alfons Zeneli
Ardiana Salihu
Ardita Jatru
Arjan Leka
Arjola Zadrima
Artan Gjyzel Hasani
Beatriçe Balliçi
Besnik Mustafaj
Bujar Meholli
Dan Ibrahimi
Donika Dabishevci
Dori Camaj
Drita Ademi
Durim Çaça
Eli Kanina
Elida Buçpapaj
Enkeleda Kambo
Faruk Myrtaj
Flutura Açka
Gentian Çoçoli
Hamit Aliaj
Harallamb Fandi
Ilirian Zhupa
Irma Kurti
Ismail Kadare
Jozef Radi
Krenar Zejno
Leon Lekaj
Liljana Kristuli
Luan Rama
Luljeta Dano
Manjola Brahaj
Marash Mirashi
Mark Simoni
Mimoza Ahmeti
Mimoza Erebara
Miranda Xhilaga
Natasha Lako
Parid Teferiçi
Petraq Kolevica
Petraq Risto
Preç Zogaj
Primo Shllaku
Rexhep Shahu
Rita Filipi
Roland Gjoza
Rozafa Shpuza
Rudolf Marku
Sadik Bejko
Shpresa Kapisyzi Rama
Shpresa Ymeraj
Skender Buçpapaj
Skender Rusi
Sokrat Habilaj
Sueton Zhugri
Vaid Hyzoti
Visar Zhiti
Vladimir Myrtezaj
Vllasova Musta
Xhelal Tosku
Ylli Demneri
Zenun Hysenukaj
Zhaneta Barxhaj

(Shënim: Të gjitha poezitë e këtij libri janë zgjedhur dhe dërguar përsonalisht nga vetë autorët, (të cilët u ftuan në Antologji). Asnjëra nga këto poezi nuk është mbledhur apo marrë pa dijeninë e tyre dhe në mënyrë arbitrare.
(Mark Simoni)
 
mezi pres ta blej🥰 e pashe ne profilin e M. Simonit
 
Do të bëj me ty,
Atë që bën pranvera me qershitë


E bukur kjo 😊
Këtë të Neruda unë e shpreh ndryshe, gjithmonë frymëzuar nga Neruda.

Do të bëje ty, atë që bën pranvera me lulet..

Shprehje sublime ✨👌
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top