Per ngrirjen e demokracise

braziljania

Anëtar i Nderuar
Në çdo fushë ekziston një hierarki konceptesh, strukturash, organizimesh e veprimesh. Nga kjo hierarki prioritetesh konceptuale apo praktike, nuk ka si të shpëtojë dukuria e korrupsionit dhe lufta kundër tij.

Në këtë këndvështrim, në shfaqjet e ndryshme të korrupsionit, hierarkinë më të lartë e ka “korrupsioni politik”. Ai, i “përkthyer” ndryshe dhe si mosrespektim i ligjit dhe shtetit të së drejtës, është, madje, dhe më i rrezikshmi, gjeneratori i të gjitha shfaqjeve të tjera korruptive, antidemokratike e antiligjore.

Në prani të tij, në një sistem demokratik, çdo përpjekje për të luftuar pamjet e tjera të korrupsionit, sidomos atë ekonomik, mbetet pothuajse sipërfaqësore, me nota propagandistike dhe në thelb e pasuksesshme. Pse jo dhe kamufluese! Kjo po ndodh dhe tek ne, aktualisht.

Për më tepër, në situata, në të cilat demagogjia, si formë ushtrimi e korrupsionit politik, “gëlltitet” me lehtësi, kjo luftë shihet e zhvillohet jo si betejë ligjore-kushtetuese e institucionale ndaj dukurive korruptive dhe individëve të korruptuar, në përgjithësi, por si një përpjekje politike selektive: deklarative dhe imagjinare ndaj “mbështetësve”, nga njëra anë dhe konkrete e reale ndaj kundërshtarëve, në mënyrë të veçantë ndaj opozitarëve politikë, të pabindurve të tjerë neutralë apo përfaqësuesve të pavarur institucionalë, nga ana tjetër.

Kjo ndërthurje binomiale, përzgjedhëse e përjashtuese, bëhet mjaft më e rrezikshme kur harrohet apo “mbulohet” tërësisht me “nota”, gjoja parimore, “neutrale” e propagandistike. Aq më keq, kur korrupsioni politik, në kuptimin e mësipërm, del jashtë vëmendjes mediatike dhe qytetare.

I. Totozani, tek “Shenja që kallin frikë” u bie me forcë kambanave të alarmit. Aty, ndër të tjera, autori thekson: “Sot, kjo po ndodh me të korruptuarit. Ata janë sot në majat e shtetit, të përfshirë në skandale miliona dollarësh, të pa hetuar, të pa gjykuar, të pa dënuar. “Patriotizmi rrugor”, tamam si atëherë, “patriotizmi piramidal”, nuk mundet më të mbulojë “llucën” ku po pluskojnë ministrat antikorrupsion dhe lufta e egër mes llojit, rreth parasë që po gëlon, ka mbytur çdo lloj morali”.

Por jo vetëm aty. Po të lexohen me kujdes materialet e librit, nënkuptohet se për autorin, me të drejtë, nuk mund të luftohet me sukses korrupsioni ekonomik pa luftuar në radhë të parë korrupsionin politik dhe individët-protagonistë mbartës e ushqyes të tij, apo, me “terminologjinë” e sotme politike, “gërdecarët e rinj”...

Por si shfaqet korrupsioni politik? Në fakt, ky lloj korrupsioni, si i shkallës më të lartë, është në vetvete një shkelje e sistemit ligjor dhe rregullator, natyrisht jo patjetër në mënyrë publike e të drejtpërdrejtë, por më shpesh në mënyrë opake e të tërthortë. Ai është karakteristik në demokracitë e reja, në të cilat forca e opinionit publik dhe e institucioneve “gardiane” të demokracisë është ende e dobët. P.sh., korrupsioni politik shfaqet më qartë, në kushtet tona, në procesin zgjedhor.

Sepse, në mungesë të respektit për institucionin e votës së lirë apo loja e pandershme me të, me anëtarë “të fortë” komisionesh, krejtësisht partiakë e militantë, me lista të pasakta, me certifikata të falsifikuara, me votime nën emra të tjerë, me pazare votash, me numërime të manipuluara, deri me huazim votash në një krah dhe shfrytëzim të tyre për t'u hedhur në krahun tjetër, etj., ky lloj korrupsioni, i gjeneruar dhe i mbështetur nga politika, merr vlera të rrezikshme e shformuese për demokracinë e institucionet e saj.

Korrupsioni politik shfaqet dhe në manovrat e ndryshme të luftës politike për të reduktuar deri minimizuar rolin dhe zërin e opozitës, duke shpalosur në të njëjtën kohë një demagogji të dukshme gjoja demokratike e përfshirëse.

Por dhe trysnia e pushtetit mbi median e lirë e të pavarur apo “rekrutimi” i një pjese të saj, diku duke mbyllur sytë ndaj aferave të dyshimta, diku dhe duke e ushqyer atë me mjete financiare apo filozofi manipuluese e “shpifëse”, është po ashtu një shprehje tjetër e korrupsionit politik. Në këtë grupim futet dhe “sajimi” politik i OJF-ve me përmbajtje partiake, por të shitura si neutrale, qytetare apo përfaqësuese të shoqërisë civile...

“Ushqim” i korrupsionit politik është dhe spekulimi i tejskajshëm me “vullnetin politik” apo protagonizmin individual, të shpalosur si në një luftë gati frontale me të gjitha institucionet e pavarura, deri duke manifestuar publikisht të “drejtën e akuzës” apo një shkallë të lartë mungese respekti ndaj tyre.

Ndërkohë që, në skemën e pavarësisë-ndërvarësisë, rregullat e lojës politike, në shprehje dhe mishërim të vullnetit politik, të ndikimit të aktorëve ndërkombëtarë dhe të plotësimit të kritereve të integrimit, normalisht duhet t'i jepnin një “epërsi” jo sulmit, por mbrojtjes parimore, konsolidimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike autonome.

Në këtë kuptim nuk ka të bëjë fare me ndonjë manifestim të vullnetit politik çfarëdolloj prirjeje e hapur ose e fshehtë për të “uzurpuar” këto institucione apo për t'i përdorur ato si "çadër” ndaj veprimeve të mëtejshme komanduese. Madje, përkundrazi, një synim i tillë mund të klasifikohet, pa frikë, si një pamje tipike e korrupsionit politik.

Sepse çdo prirje për të ngushtuar hapësirën demokratike, në kundërvënie ndaj parimeve apo frymës kushtetuese, është, pra, një prirje korruptive, natyrisht me natyrë të pastër politike.

Në përgjithësi, prirjet për të shmangur potencialet institucionale ekzistuese apo realitetet konkrete, dhe jo korrelacioni apo bashkëpunimi i ngushtë me të njëjtin objektiv dhe me synime të përbashkëta përmirësuese e reformuese, marifetet në fshehtësi dhe kartoni parlamentar, sulmet publike për t'i “shtypur” ato me anë të veprimit apo presionit jodemokratik, mosrespektimit të kushtetutës dhe ligjit, urdhërimit të organit të hetimit, ushtrimit të kontrollit ekzekutiv mbi gjyqësorin, për të delegjitimuar vendime të drejta të mëparshme, largime antiligjore nga administrata, etj., nuk janë gjë tjetër veçse pamje të korrupsionit politik në një shoqëri demokratike, apo, më keq, zhvillime autoritariste drejt një shoqërie jodemokratike.

Janë këto vetëm një pjesë e arsyeve që e bëjnë korrupsionin politik më të rrezikshmin për demokracinë e brishtë shqiptare. Vigjilenca qytetare, reagimi i menjëhershëm politik e publik mbeten përgjigjja më e mirë. Përndryshe, thjesht dhe vetëm duke vrojtuar, “fërkuar duart” e shpresuar për gabime më të trasha, mund të bëhet dhe tepër vonë! Shembulli i Gërdecit është një dëshmi e gjallë e këtij lloji...

Politika dhe shoqëria e jonë ka aktualisht nevojë që të luftojë e të ndërgjegjësohet për t'u larguar nga praktikat e vjetra dhe të reja të presionit, komandimit e shtypjes, dhe mbi të gjitha, nga një sjellje politike bizantine e partizane.

Por një gjë e tillë arrihet vetëm duke mbrojtur me forcë kushtetutën e ligjin, duke u ngritur në këmbë në mbështetje, respektimin dhe zbatimin e tyre në mënyrë të ndershme, apolitike e të barabartë.

Dhe mbi të gjitha, në mbrojtje të mekanizmave demokratikë të ndarjes së pushteteve dhe kontroll-balancimit të tyre, kundër sulmeve të sotme uzurpuese e korruptive. Ky është dhe mesazhi demokratik, “thirrja” publike që përcjell autori me përmbledhjen e tij. Ai ja vlen të përcillet tek të tjerët...


Nga Rexhep Meidani/shekulli
 
Problemi ash me i madh brazi.Ne Shqiperi kemi degradimin ekstrem te sistemit.Kjo ndodhi dhe ne periudhen e sistemit te meparshem komunist,ku E.Hoxha e modifikoi ate ne variantin me te keq,ne skajin me negativ te segmentit.Ne ate sistem nuk arriti asnje udheheqes ne vendet e lindjes ne kete thellesi ideologjike veteshkaterruese.
Pas nderrimit te sistemit ne nuk dolem perseri nga regulli yne.Ne kemi nje sistem demokratik ne thonjeza.Ne thelb sistemi politik dhe ekonomik tashme ne Shqiperi asht me i keq se sa ai i E.Hoxhes.Pinjollat sic duket jane me ekstremiste sesa babai mentalitetor i tyre.
 
Si analize nga ana teknike le per te deshiruar shtrimi i argumentit..dhe sinqerisht pervec korrupsionit nuk kuptova gje, me pak fjale nuk kuptova cfare tha te re zoti Mejdani qe ne nuk dinim. Nejse se mbase jam une e pakapshme sot:)

Mendoj se demokracia nuk ka per tu ndalur kurre ne Shqiperi...
Ky zoteria foli vetem per politikanet e korruptuar, me te drejte!
Po mire politikanet fitojne karrigen dhe gjithe leket qe jane mbrapa karriges, po populli qe shkon te votoje me emra fallso cfare fiton?:)
Ne shtyjme korrupsionin falas, pa asgje ne kembim, kjo me ben te mendoj qe shumica e ketyre individeve qenkan budallenj.:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top