Për më shumë se dy vite, e mbajtën si skllave me zinxhir në qafë!

Arfenilla

Themelues i Forumit
zin3-620x330.jpg



Me zinxhirin të lidhur në qafë, e torturonin sa herë që ajo nuk bindej. Vajza e njohur vetëm si Zunduri, është mbajtur në kushte të tmerrshme kundër dëshirës së saj dhe është detyruar të hekuroste rrobe për 12 orë në ditë.

Familja meksikane që kanë një kompani të pastrimit kimik, i jepnin asaj vetëm një shujtë të varfër me ushqim në ditë.

Nga uria, ajo detyrohej të hante qeset e rrobave që përmbajnë politen – një produkt i rrezikshëm për organizmin,Në raste kur zihej duke pushuar, vajzën 22-vjeçare e rrihnin me çfarë t’ju vinte te dora.

Me të ikur nga aty, ajo është dërguar në Mexico City, ku po trajtohet për plagë të shumta që ka në trup.

Policia ka arrestuar pesë anëtar të familjes, që e mbanin vajzën padrejtësisht. Për këtë akt ata mund të marrin nga 40 vite burg. transmeton Telegrafi
.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




zin2.jpg
 
Back
Top