Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Per ke po bie kembana?!?!

images.jpg

Thone se arti gjithnje u paraprin (nje lloj udherrefimi qe duhet ndjekur) ngjarjeve si atyre boterore por edhe kombtare. Si per te plotesuar kete, kete vit, i madhi Kadare, ma i madhi qe frymon i sojit tone, solli dy libra te vacant si per nga permbajtja dhe si per nga kumbimi. Dhe, te dy keto, MOSMARREVESHJA dhe MBI KRIMET NE BALLKAN, vijne ne kohen kur BE-ja cyt drejt nje marreveshje Shqiptaro – Serbe. Si per inat te tere ketyre pacavureve, i madhi yne, bene thirrje per rishikim te tere ketyre raporteve, madje duke filluar nga krahasimi i krimeve ndaj qe u bene e qe su bene. I hidheruar me shume se kurre me Shqiptaret, Kadare, i prek shqiptaret ne plagen qe dhemb me se shumti, dhunimet. Na prek ne te fjeturve te ketij mijevjecari te ri, duke na prekur ne plagen siq thote vet Kadare, qe vetpertrihet sa me shume qe largohemi nga koha e ndodhjes duke riprodhuar vetveten. Dhe, Kadare i therret mashkulloritetit Shqiptar (nese ka akoma te ketij lloji me koqe shenimi im ky), ne kup te qiellit na therret: ‘’ Serbet kishin doktrine te perpunuar shtetrore per dhunimin e femres shqiptare. Ata, femren shqiptare, e krahasonin me nje kontraceptiv, dicka nje perdorimshe, per tu dhuruar romeve (gabeleve) ne fund si per ta vertetuar dhe perligjur kete nje perdorimsh.

Cfare po kerkon ne k’to kohe ky Kadare?
 
Pe: Per ke po bie kembana?!?!

Si kam thënë i kam marrë të dyja këto libra por për arsye kohe akoma nuk i kam hapur për ti lexuar . Lexova rreth 20 -faqe të ''Mbi krimet në Ballkan'' edhe pak a shumë e kisha marrë një shije të asaj ç'ka trajtonte Kadare . I theksohet fort dhunimit të femrave në Kosovë, një pikë -nisje për të rrizgjuar kujtesën historike të një kombi me kujtesë tepër të shkurtër. Një mesazh i fortë për ''zgjim'' të opinionit Shqiptar mbi atë se kush janë vërtet armiqtë e kombit tonë, më mirë se sa dhunimi i grave asnjë temë tjetër nuk do të kishte mundësi të bënte këtë ''zgjim'' Unë dyshoj thellësisht se Kadare i trembet gjenit të tij prej Shqiptari ,atij gjeni që ne e mbartim me shumicë, ai gjen që na bën të harrojmë shpejt. Nuk besoj se i intereson shumë opinioni apo deklaratat e Dick Martit apo Carla Del Ponte pasi duhet të jesh tepër naiv për të mos kuptuar se kush i gatuan deklaratat te tyre të ''fuqishme'' Them që ky libër është më shumë një titull me shkronja të mëdha '' Për të mos harruar'' Frika e marrëveshjeve të cilat kanë tendencë të shohin si viktimë edhe gjaksin dhe pranimi i këtyre tendencave nga ne, e çon edhe Kadarenë ''t'ju bjerë këmbanave'' ashtu si the ti Kitrra. Mos reagimi jonë ndaj asaj që ndodhi në Kosovë ka bërë që Sërbët tani më ta shohin veten si viktima, viktima të politikës së Millosheviç dhe jo më si bashkëpunëtorë të tij . Unë them se Kadare po kërkon me forcë që ne të mos pushojmë së treguari, që të mund të kemi avantazhin ta cilësojmë veten viktima. Nesër kjo heshtje mund të sjellë marrëveshje të cilat do të jenë në dëm tonë duke pasur si udhërëfyes ato të thëna ku viktima të luftës ishin të dy popujt. Do sjellë favore apo lëshime që duhet ti bëhen Sërbisë ( edhe pse i janë bërë boll) Përgjumja jonë ndaj historisë është një histori e re shkruar nga duart e armiqve tanë . Lumi edhe hasmi nuk fle , ne kemi filluar të flejmë për fat të keq .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back