Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi!

Gazolina

Moskokecarese
Kirsty Lane, 29 vjeçare, e punësuar në një firmë në Britaninë e Madhe, dëshironte me çdo çmim të organizonte një dasmë luksoze, kështu që vendosi t’i vjedhë paratë nga shefi për ta realizuar ëndrrën e saj.

Lane vodhi 170.000 funta, ndërsa shefi i saj Peter Sutton, tek i cili Kirsty punonte si llogaritare me gjysmë orari, e kuptoi hilen, pasi ajo e ftoi në dasmë dhe e pa tërë atë luks. Një Rolls Royce i bardhë, fishekzjarrë, muzikantë me harpa dhe saksofona, magjistarë, DJ dhe bari me pije për Suttonin, ishin shenjë e qartë se kush ia kishte marrë paratë që i mungonin nga firma.

Lane, e cila fitonte më pak se 20.000 funta në vit, edhe përcjellësve të nuses u kishte blerë fustane dhe ua kishte dhuruar nga një iPad të zbukuruar me diamante.

Dyshimet e Suttonit u vërtetuan disa ditë pas dasmës kur në firmë e kuptuan se nuk përputheshin shifrat. Paratë kishin shkuar në dasmën, e cila kushtoi së paku 40.000 funta.

Kirsty u arrestua para se të arrinte të ikte me burrin e saj Graham në Meksiko për muajin e mjaltit. Se sa dëm i ka shkaktuar Kirsty firmës në të cilën punonte, këtë e vërtetoi edhe shefi i saj.

“Lakmia e saj e verbër gati sa nuk e shkatërroi biznesin”- ka thënë ai.
MAPO
 
Pe: Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi!

Funta?- i takon te jete sikur leku yne?
 
Titulli: Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi!

aii sa shef i keq se ka len te mbaroj edhe muajn e mjaltit
 
Pe: Titulli: Për dasmën luksoze vodhi paratë nga shefi!

aww sa romantik gjynaf
 
Back
Top