Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Per cfare eshte e mire vazelina?

Vazelina është baza e shumë kremërave të shtrenjta, por a e keni ditur që vazelinën mund ta përdorni edhe për gjërat në vijim? Ja se për çfarë mund të përdorni këtë produkt të lirë

Aroma e parfumit qëndron më shumë

Para se të spërkasni parfumin tuaj të preferuar, vendin ku do të vendosni parfumin lyjeni së pari me pak vazelinë. Parfumi nuk do të zhduket aq shpejt si më parë.

Vetulla të pëkryera

Nëse i keni vetullat të ashpëra, përkatësisht qimet që vazhdimisht lëvizin dhe i bëjnë vetullat e juaja të duken të shprishura, lyeni me një shtresë shumë e hollë të vazelinës dhe vetullat tuaja do të jenë të bindur.

Buzët e plasaritura

Vazelina është një nga mjetet më të mira për hidratim dhe ju lirisht mund ta përdorni atë si një zbutës për buzë (labelo). Buzët e tuaja do të jenë të ushqyera, hidratuara dhe sensuale.

Qerpikët të gjatë dhe të bukur

Nëse dëshironi që qërpikët tuaja të jenë të gjata dhe të rregulluara, përdorni një furçë për qerpikë (të maskarës) të vjetër të cilën së pari duhet ta keni larë mirë nga gjurmët e vjetëra të ngjyrës dhe lyni qerpikët me furçë në të cilën keni vendosur një shtresë të hollë të vazelinës. Këtë procedurë përsëriteni për disa ditë me rradhë, dhe ndryshimi është i garantuar. Shënim: së pari largoni grimin nga sytë.

E keni shpenzuar të gjithë kozmetikën

Jeni duke u bërë gati për të dalur, por keni harruar që e keni harxhuar buzëkuqin tuaj të preferuar apo hijen. Grimëcat e grimit që ju kan mbetur, hidhni pak vazelinë në to, dhe vendosni në fytyrë, askush nuk do të vërej ndryshimin.

Thembrat e buta

Vazelina është i mrekullueshme për kujdesin e lëkurës së plasaritur në përgjithësi, dhe në qoftë se ju e keni këtë problem me lëkurën e këmbëve, vazelina është zgjidhje e duhur për ju. Një këshillë, kur i lyeni këmbët vishini edhe çorapet në mënyrë që të qëndroj vazelina sa më shumë në lëkurë.

Për largimin e grimit

Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe produktet për largimin e grimit reagojnë në lëkurën tuaj, atëherë, vazelina është e zgjidhje e duhur për ju. Ky produkt jo vetëm që nuk do të shkaktojë një reagim (ndonjë irritim), por është gjithashtu i shkëlqyer për largimin e make-up i cili nuk hiqet aq lehtë.

Pas depilimit

Lëkura juaj është e kuqe dhe i irrituar pas depilimit, lyeni vendin e irrituar me vazelinë dhe lereni që të thith. Skuqja do të zhduket shumë shpejt.

Majet e flokëve të plasaritura

Nëse flokët tuaj janë të gatshme për një prerje flokësh dhe ju dëshironi që të lëshoni dhe nuk dëshironi që ndryshoni gjatësinë, vazelinë është zgjidhje. Lyni majet e flokëve me vazelinë, me të cilën do të mbuloni majet e plasaritura, ndërsa të përgatiteni për një model të ri të flokëve.

Leqe nga grimi

Aksidentalisht i keni zhytur rrobat me buzëkuq. Aplikoni pak vazelinë në njollë dhe fërkoni, njolla ​​do të zhduket menjëherë.

Leqe nga ngjyrat e flokëve

I keni lyer flokët, por e keni ngjyer edhe gjysmën e fytyrës në ngjyrë të re të flokëve. Aplikoni pak vazelinë në vendet me njolla, dhe butësisht pastrojeni deri sa të largohet ngjyra.

Vënia e vatheve

Nëse ndonjëherë ju lëndon vënia dhe largimi i vatheve, lyini vrimat me pak vazelinë dhe dhimbja do të largohet. //myfastnews
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back