Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

u241uxhamia-770x470.jpg


Për herë të parë, deri në vitin 2050, myslimanët dhe të krishterët pritet të jenë me numër të barabartë në botë, shkruan Time duke u thirrur në një studim të bërë nga Qendra e Kërkimeve Pew.

Ateistët, gnostikët dhe të tjerët të cilët nuk kanë të bëjnë me fenë do të përbëjnë një pjesë të vogël të popullsisë së botës në vitin 2050, sipas një studimi, transmeton Telegrafi.

Studimi i Qendrës së Kërkimeve Pew ka gjetur se rritja e grupeve të mëdha fetare do të lë pas rritjen e popullsisë së papërcaktuar përkundër trendeve në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore, ku përqindja e njerëzve jo-fetarë pritet të rritet.

Deri në 2050, popullsia botërore pritet të rritet në 9,3 miliardë, nga 6,9 miliardë sa llogaritet të jetë sot.

Sipas studimit, islami do të zgjerohet më shpejt se çdo fe tjetër, ku myslimanët dhe të krishterët pritet të jenë në numër të njëjtë, numër ky i karakterizuar për herë të parë.

Përderisa rritja e myslimanëve dhe të krishterëve pritet të ndodhë në Afrikë sub-Sahariane, pritet gjithashtu një rritje e myslimanëve dhe në Evropë dhe SHBA.

Ndër të gjitha fetë e mëdha, Budizmi është i vetmi që nuk pritet të zgjerohet deri në vitin 2050, kryesisht për shkak të normave të ulëta të pjellorisë në vende si Kina dhe Japonia./telegrafi/
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Inshallah jane shiite jo sune se do na bejne si ne Kenia masaker do na bejne.
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Me filozofine qe keni dhe po e vini ne praktike aktualisht, besoj se do arrini ta kaloni me heret. Inshallah ju bjen kolera e zhdukeni vetvetiu.
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Nese jetojne fene e tyre sipas mesimeve te Islamit dhe ne paqe dhe harmoni me te gjithe boten........u befte e gjitha bota muslimane.Nese jo.......u shofshin sa me shpejt.
Jam i sigurt qe muslimanet e mire te paret nuk i duan ata/o qe nuk jetojne sipas besimit musliman, apo jo?
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

U kane ngrene buken te krishteret qe krahasoheni me ta ee?:p
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Po pra Lev, po nuk e mora vesh se futen ne listen % edhe ata myslimanet qe shkojne ne Tomor per piknik. Apo vetem ata te stilit arab qe kemi neper kembe ketu.
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Kete e kam ditur qe nga femijeria, vone e kane botuar artikullin lool.
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Inshallah jane shiite jo sune se do na bejne si ne Kenia masaker do na bejne.

Sunnit i ke 80 % te muslimaneve , aty dikund 1 milarde musliman mund te jene . Thua qe 1 miliard musliman masakrojne te tjeret ? Nuk duhet te shikosh shume Tv e nderuar !
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

[h=2]Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët[/h]
Për herë të parë, deri në vitin 2050, myslimanët dhe të krishterët pritet të jenë me numër të
barabartë në botë, shkruan Time duke u thirrur në një studim të bërë nga Qendra e Kërkimeve Pew.

Hajde mere vesh artikullin tani si nga e barabarte ariti ne tejkalim:p
Gjithsesi nuk ka asnje sens te numerosh njerez qe nuk e praktikojne fene por e mbajne veten si fetar...
Pra kot keni 101 musliman nqs vetem 50 jane praktikues te fese....
Me emer 100 trima dalin, me vepra shume me pak:)

Keshtu qe statistika ska asnje baze:) Duke jetuar e duke konstatuar do jete kjo ceshtje:p
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Edhe kur te behet gjith bota mysliman e mos mbetet fe tjeter ... Kujt do i ankoheni?
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Jam kurioz a thu ka me ken Lauri gjall deri ateher apo do ta ket lan zemra prej ankthit qe ka :p
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Pra kot keni 101 musliman nqs vetem 50 jane praktikues te fese....
Me emer 100 trima dalin, me vepra shume me pak

Nuk jemi engjuj, perndryshe s'do tna kishte krijuar Zoti si qenie njerezore (me mekate). Ky derti juaj, s'eshte derti yne, pra, qe tgjithe jemi praktikues. Zoti eshte i Meshirshem fal dhe meshiron, po edhe Udhezon.
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

Kam frik se me cfar po ndodh do te paksohet akoma me shum jo do te shtohen.......Pastaj avash avash po e nxjerr koken dhe feja muslumane ku kerkon te shtohet ne shum dhe te komandojen boten mesaduket kjo esht enderra e tyre ....Njerzit perpara zotit jan njelloj kur njeriu erdhi ne tok zoti nuk e ndai dhe as nuk percaktoj fet por e gjitha erdhi si pasoj e vet njeriut dhe cdo gje esht e shkrouar nga dora e njeriut...
 
Titulli: Për 50 vite muslimanët do t’i tejkalojnë të krishterët

As nuk do shuhen as kolera nuk do i zeje. Kush kthehet ne Islam e ka per vete dhe del ai vete i fituar. Te tjereve nuk eshte s'e u ngren peshe, thjesht na lumturon fakti qe ZOti udhezon Njerezit ne rrugen qe ne mendojme se eshte e drejta.
Lajme te tillla kane reagime te ndryshme, Disa kane kuriozitet, e fillojne e hulumtojne me shume e behet sebeb qe te mesojne rreth fese, ca te tjereve u shkakton zili e inat, ca te tjereve keqardhje, ca te tjereve s'u thote asgje dhe e anashkalojne... GJthss une s'jam sh per keto statistika keshtu.. Nuk krijojne terren paqeje :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top