Për 25 vjet pagoi gabimisht ndriçimin rrugor

Love

βeℓℓe â๓e
Connecticut - Një komunë e Connecticutit ia ka kthyer një gruaje 10 500 dollarë, pasi për 25 vjet rresht ajo kishte paguar gabimisht për dritat e rrugës që gjenden jo larg shtëpisë së saj.

rrugor.jpg

Grace Edwards e ka zbuluar gabimin kur një blerës potencial i shtëpisë i tha që ta njoftonte me shpenzimet komunale.

Kompania “Connecticut Light & Power” ka thënë se ish-pronari i shtëpisë ka pranuar të paguajë faturat për ndriçim rrugor.
Kjo firmë fillimisht refuzoi t’ia kthejë paratë zonjës Edwards, por pastaj u pajtua, pasi në këtë kontest u fut Zyra për ndihmën e konsumatorëve në shtetin Connecticut.

Nga llogaritë doli se Grace Edwards ka paguar mesatarisht 35 dollarë në muaj më shumë sesa që ka shpenzuar në shtëpinë e saj.
Një zëdhënës i shërbimeve tha se kompania ka kërkuar falje për “gabimet dhe pakënaqësinë”.
Burimi: telegrafi
 
Back
Top