Pentagoni ndërton robotin që ngjan si një krimb

Arfenilla

Themelues i Forumit
Inxhinierët amerikanë kanë arritur të krijojnë një robot që imiton lëvizjet e krimbave. Ai zvarritet në sipërfaqe, duke kontraktuar segmente të trupit të tij.



krimbi.jpg


Sipas BBC, mënyra se si është përgatitur, i mundëson atij të futet në hapësira të ngushta dhe në terrene të vështira.

Gjithashtu ky krimb mund të absorbojë goditje shumë të forta, pa iu shkaktuar një dëm.

Puna për krijimin e këtij krimbi robot është kryer nga njësia Darpa në Pentagon, në bashkëpunim me shkencëtarët e Universitetit të Harvardit, Institutit për Teknologji të Masaçusets dhe Universitetit të Seulit.

Ekipi ka përgatitur muskuj artificialë për këtë krimb- robot, të bëra nga nikeli dhe titaniumi, të cilët kontraktohen nga nxehtësia.

Krimbi lëviz me pesë milimetra në sekondë.ina
 
Back
Top