Përfitimet që 55 vjeç, me 30 vite punë, nga të cilat 12,5 nën tokë
Duket se minatorët do të jenë të parët që do të përfitojnë nga ndryshimet që do t’i bëhen skemës së sigurimeve shoqërore. Pas premtimit për uljen e moshës së daljes në pension, grupi i punës i ngritur me urdhrin e ministrit Erion Veliaj, ka nisur diskutimet për efektet që do të ketë në buxhetin e shtetit shtimi i përfitimeve për punonjësit e nëntokës. Burime nga Ministria e Punës, Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bënë të ditur dje se po diskutohen të gjitha zgjidhjet e mundshme për të gjetur variantin më pozitiv për përfitimet e minatorëve. Sipas ligjit aktual, punonjësit e nëntokës marrin pension kur plotësojnë moshën 60 vjeç, të kenë 33 vjet të siguruar gjithsej nga të cilat gjysma, pra 16 vjet e 6 muaj duhet të jetë punë në nëntokë. Tashmë, me ndryshimet që do t’i bëhen këtij ligji mosha e daljes në pension për këtë kategori pritet të jetë 55 vjeç. Moshë kjo që përkon edhe me vetë kërkesat e bëra nga minatorët dhe përfaqësuesit e tyre. Por përveç moshës, pritet që ulje të pësojë edhe vjetërsia në punë, ku përfshihet edhe puna në galeri. Vjetërsia në punë për këtë kategori pritet të jetë 30 vjet në total, nga të cilat vetëm 12 vjet e 6 muaj si punonjës të nëntokës. Ende nuk janë llogaritur efektet financiare për këto ndryshime, ndërsa parashikohen që në të gjithë vendin të jenë mbi 6 mijë persona që do të përfitojnë nga këto ndryshime ligjore. Këto ndryshime u kërkuan edhe gjatë konferencës së Sindikatës së Pavarur të Minatorëve. “Qeveria, në mënyrë urgjente, duhet të na plotësojë kërkesën tonë për të dalë 55 vjeç në pension. Kjo kërkesë duhej të ishte plotësuar prej kohësh. Qeveria, Parlamenti dhe politika duhet të na japë atë që na takon për vitet që kemi vuajtur nëntokë”, deklaroi në këtë konferencë, kreu i saj, Gëzim Kalaja. Por ulja e moshës së pensionit nuk do të jetë e vetmja kërkesë e sindikalistëve, çështja e dytë që do t’i shtrohet së shpejti qeverisë është dhe rritja e pagës për punonjësit e mbitokës dhe në anën tjetër, kërkesa që të mos jepet asnjë koncesion për shfrytëzim minierash pa siguruar jetën e çdo minatori. Këto kërkesa vijnë pasi minatorët në vend punojnë në kushte të vështira dhe pas 20 viteve ka një bilanc prej 457 minatorësh që kanë humbur jetën në miniera. Krahas diskutimeve për ndryshimin në skemën e trajtimit të veçantë të punonjësve të nëntokës, grupet e punës po vijojnë punën për përgatitjen e materialeve të nevojshme për të bërë të mundur brenda vitit 2014 realizimin e reformës së pensioneve në Shqipëri. Sipas afateve të vendosura nga Kryeministri Edi Rama, me ngritjen e grupit ndërministror të punës, të gjitha institucionet e përfshira në këtë reformë deri në mesin e muajit mars duhet të kenë dorëzuar të dhënat konkrete dhe projektet e hartuara sipas afateve të përcaktuara në platformën e studimit, për të vijuar më pas diskutimet me grupet e interesit. Pasi të jetë hartuar dokumenti i politikave, në datën 31 mars është parashikuar që të zhvillohet një tryezë pune me të gjitha grupet e interesit, të cilëve do t’ju paraqitet ky dokument në mënyrë që palët të japin edhe mendimet e tyre lidhur me reformën. Në këtë tryezë është parashikuar që të paraqiten edhe propozimet konkrete për mënyrën se si parashikohet të jetë skema e re e pensioneve në vendin tonë. Më pas do të vijojnë negociatat edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore si dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar në mënyrë që të arrihet në variantin përfundimtar të kësaj reforme, e cila do të marrë më pas miratimin edhe në Parlament. Këto reforma kanë shtrirje të gjatë në kohë, ku ajo që do të aplikohet për Shqipërinë parashikohet të arrijë deri në vitin 2080, kërkojnë konsensusin e të gjitha palëve, pasi janë reforma që prekin të gjithë qytetarët e një vendi.//G.Shqip