Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pemët e Krishtlindjeve më të shtrenjta nëpër botë ndër vite

Me Krishtlindjet që po afrohen dhe çdokënd duke u përgatitur për këtë festë, Pemët e Krishtlindjeve i sheh tashmë në çdo cep në botë. Krishtlindjet nuk kanë kuptim pa pemën e Krishtlindjeve. Veçanërisht nëpër qendra tregtare sheh pemë Krishtlindjesh të mrekullueshme.
Më poshtë do të lexoni për pemët e Krishtlindjeve më të shtrenjta nëpër botë ndër vite.
1. Emirates Palace, Abu Dhabi, 2010

Në vitin 2010, në hollin e Emirates Palace Hotel, një hotel luksoz në Abu Dhabi, qëndronte një pemë artificiale, e zbukuruar me 181 gurë të çmuar, diamante, perla, safirë etj.
Kjo pemë, me vlerë 11 milionë dollarë amerikanë ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si ‘Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve’ në botë. Varëset, vathët, orë dhe bizhuteri të tjera të çmuara të varura në të e bëjnë atë pemën më të shtrenjtë në botë.
2. Hong Kong International Airport, 2013

Për të reklamuar aksesorët e ndryshëm Swarovski, kompania në bashkëpunim me JCDecaux krijuan këtë pemë.
E zbukuruar me rreth 1 milion kristale Swarovski, pema 15 metra e gjatë, u vendos në një pikë në aeroport e cila të ishte e dukshme si nga departamenti i nisjeve dhe ai i mbërritjeve të udhëtarëve. Vlera e kësaj peme është e panjohur, por sigurisht që është shumë e shtrenjtë. Pema ishte e pajisur me teknologjinë touch screen, e cila u jepte mundësinë udhëtarëve të bënin foto pranë saj dhe të krijonin kartolina të personalizuara, që më pas mund t’i ndanin me miqtë në rrjete të ndryshme sociale.
3. Ginza Tanaka, Tokio, 2012

Japonia ka demonstruar se është e papërmbajtshme në dekorimet për Krishtlindje dhe këtë e vërteton më së miri një pemë, e ekspozuar në një dyqan bizhuterish në Tokio. Japoni. Ginza Tanaka në bashkëpunim me Walt Disney me rastin e 110-vjetorit të Disney-t ka dizajnuar dhe krijuar një pemë 2,4 metra të gjatë, me peshë 40 kg flori e cila paraqet 50 personazhe të famshëm të Disney. Vlera e saj mendohet se shkon në 4,2 milionë dollarë.
4. Takashimaya stores, 2007

Vetëm 40 centimetra e gjatë, Pema e Krishtlindjeve me lule është e zbukuruar me 400 diamante (rreth 100 karat) që nga Afrika e Jugut e deri në Australi. E dizajnuar nga Claude Quinquaud, vlera e kësaj peme shkon në 1,8 milionë dollarë amerikanë.
5. Soo Kee Jewelry, Singapor, 2007

Me një peshë rreth 3,175 kg, pema e Krishtlindjeve e dizajnuar nga dyqani i bizhuterive në Singapor, është e zbukuruar me 21,798 diamante (përafërsisht 913 karatë); 3,762 rruaza kristali dhe 456 drita, vlera e saj shkon 1 milion dollarë. Kjo pemë, e ekspozuar në qendrën tregtare Bugis Junction, nuk ishte në shitje, gjë që zhgënjeu shumë njerëz të pasur nga Singapori.
Monitor
 
Titulli: Pemët e Krishtlindjeve më të shtrenjta nëpër botë ndër vite

Duaaam foto!!!
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back