Pemë dhe perime kundër kancerit të vezorëve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Rëndësinë e pemëve dhe perimeve e ka pohuar edhe një studim i ri i publikuar në revistën Journal of the American Dietetic Association.

Shkencëtarët kanë mbledhur të dhëna nga vetitë ushqyese të 340 grave të cilat kanë qenë të diagnostikuara me karcinomë të vezorëve. Në bazë të analizave është vërtetur si gratë të cilat kanë konsumuar më së shumti pemë dhe perime kanë 34% rrezik më të ulët të vdesin nga kjo sëmundje.

Në anën tjetër, konsumimi më i lartë i mishit, veçanërisht i produkteve të mishit të thatë, është lidhur me një rrezik më të lartë nga vdekjet, për madje 128%. Rreziku më i lartë është vërejtur te konsumimi i lartë i qumështit dhe produkteve të qumështit.

Kanceri i vezores në SHBA çdo vit merr 15 mijë jetë.
/Telegrafi/
 
Titulli: Pemë dhe perime kundër kancerit të vezorëve

Mishi i përpunuar rrit gjasat për kancer të vezorëve

Hulumtimet e shkencëtarëve australianë kanë treguar se konsumimi i shpeshtë i produkteve të mishit, siç janë sallamat dhe hot-dogët, lidhet me rrezik më të madh për t’u prekur nga kanceri i vezorëve.Përkundër kësaj, gjasat më të pakta për këtë formë të karcinomës janë vërejtur te femrat të cilat më shpesh konsumojnë peshq, bëjnë të ditur hulumtuesit nga Queensland Institute of Medical Research.
Studimi i botuar në American Journal of Clinical Nutrition bën të ditur edhe se gjatë këtij hulumtimi nuk është vërejtur lidhje në mes të konsumimit të mishit të kuq (pa u përpunuar) dhe rrezikut për kancer të vezorëve, derisa konsumimi i mishit të papërpunuar në fakt ka çuar deri te një ulje e lehtë e paraqitjes së kësaj sëmundje.
Në studim janë analizuar të dhëna të mbledhura nga 2000 femra me kancer të vezores dhe 2200 femra të shëndosha.
Konsumi i produkteve të përpunuara të mishit katër herë në javë ka çuar deri në 18% rrezik më të lartë për prekje nga kanceri i vezorëve. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top