Pele: “Sa shumë potencial, Shqipëria, samba në Europë”

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
I ftuar në Gjenevë, legjenda e futbollit botëror, Pele, bashkarisht me autoritet zvicerane kanë themeluar propjektin e ri, i cili mban emrin e legjendës së futbollit botëror, të quajtur “Projet Campus Pelé”. Pas inaugurimit të këtij projekti ndërkombëtar, “O Rei” u intervista nga agjensia informative e shqiptarëve të Serbisë, “Presheva Jonë”, intervistë në të cilën në mënyrë të papritur, ai e demonstroi veten njohës të mirë të çështjeve shqiptare.

- Pele, a e njeh një legjendë botërore dhe kampion bote, futbollin e një vendi të vogël si Shqipëria?
– Jeta ime është futbolli, prandaj di t’iu them shumë gjëra për futbollin e çdo vendi në botë. Deri 10-20 vjet më parë, askush nuk kishte dëgjuar gjëra të rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare, por sot ajo gëzon reputacionin e një kombëtareje serioze. Shqiptarët kanë fat pasi kanë futbollistë të rinj të mirë, diçka që po e tregojnë jo vetëm këtu në Zvicër, por edhe në shumë skuadra të tjera me reputacion europian. Stafi im është i gatshëm të kontribuojë edhe me ndihmesa tjera të kuadrove, me trajnerë apo këshilltarë të futbollit nga Brazili, që edhe Shqipëria të ketë nesër futbollistë dhe ekipe më të mira dhe të përsosura.
– A gjeni ndonjë ngjashmëri mes futbollit të vendit tuaj dhe atij të Shqipërisë?
– Brazili është një superfuqi në futboll, ndërsa Shqipëria një vend i vogël. Thënë këtë, kjo është e vetmja gjë që i ndryshon. Në Brazil fëmiijët luajnë në rrugë që të vegjël, futbolli është një fe dhe prandaj dalin aq shumë talente. Me sa di unë, Shqipëria është një vend ku futbolli gjithashtu është shumë i rëndësishëm dhe niveli jo i lartë ekonomik, duhet të krijojë pamje të njëjta si në Brazil, ku fëmijët luajnë që në rrugët e qyteteve. Kjo do të thotë se talentet detyrimisht do të jenë. Problemi është që ata të zhvillohen, të marrin dorën e fundit siç ndodh në Brazil dhe pastaj do të jenë gati për futbollin e madh. Për diçka të këtillë duhet një inkuarim i gjerë, nisur që nga strukturat shtetërore. Megjithatë, nuk shoh përse të mos bëhet.
– Por, siç e thatë, potenciali ekonomik i Shqipërisë është i kufizuar. Brazili, ndonëse jo ndër vendet më të pasura në botë, është ndër vendet më të mëdha dhe ka një popullsi shumë më të lartë (210 milion banorë).
– Këto të dhëna nuk i përkasin shumë futbollist. Uruguai, një vend fqinj me ne, është një shtet fare i vogël në sipërfaqe dhe me vetën tre milion banorë, por ata ishin në gjysmëfinalet e Botërorit të fundit dhe kanë fituar dy herë titullin botëror. Nga ana tjetër, Brazili është rasti tipik i një shteti të bërë të njohur në botë nga sporti. Realisht, shtetin nuk e bën të njohur vetëm demokracia apo zhvillimi ekonomik, por edhe sporti. Shqipërisë, besoj se sot nuk i mungojnë këto kapacitete, sidomos rinia me plotë energji dhe talent. Megjithatë, e tëre kjo nuk mjafton, pasi kjo armatë e të rinjve duhet sitimulohet dhe inkurajohet, për çka nevojitet padyshim më shumë vullnet dhe aksione nga ana e shtetit për të ndihmuar të rinjtë për të pasur një futboll apo sport më të avancuar.

”Futbolli i rrugës na bashkon”
”Me sa di unë, Shqipëria është një vend ku futbolli gjithashtu është shumë i rëndësishëm dhe niveli jo i lartë ekonomik, duhet të krijojë pamje të njëjta si në Brazil, ku fëmijët luajnë që në rrugët e qyteteve”

”Uruguai është sa Shqipëria”
”Uruguai, një vend fqinj me ne, është një shtet fare i vogël në sipërfaqe dhe me vetën tre milion banorë, por ata ishin në gjysmëfinalet e Botërorit të fundit dhe kanë fituar dy herë titullin botëror”

”Sporti, reklama më e mirë e një shteti”
”Brazili është rasti tipik i një shteti të bërë të njohur në botë nga sporti. Realisht, shtetin nuk e bën të njohur vetëm demokracia apo zhvillimi ekonomik, por edhe sporti. Shqipërisë, besoj se sot nuk i mungojnë këto kapacitete”

”Ju ndihmoj për të rritur futbollin”
”Stafi im është i gatshëm të kontribuojë edhe me ndihmesa tjera të kuadrove, me trajnerë apo këshilltarë të futbollit nga Brazili, që edhe Shqipëria të ketë nesër futbollistë dhe ekipe më të mira dhe të përsosura”

”Kosova, futbolli gjithmonë përparon me lirinë”
Në vlerësimin e tij për shtetin e Kosovës, Pele theksoi se sporti në një vend, zhvillohet gjithmonë më mirë në kushtet e një lirie dhe pavarësie shtetërore. “Jam i lumtur që edhe ne këtë vend, ne këtë pjese te Europes, sot populli i Kosoves po jeton i lire dhe i qetë dhe pa vuajtje. Kjo është një e drejtë që e meritojnë të gjithë qytetarët e botës, por që fatkeqësisht, jo të gjithë e kanë. Futbolli dhe çdo sport avancon më mirë në kushtet e lirisë, prandaj jam i sigurt që ai do të përparojë edhe në Kosovë”.
Tema
 
Back
Top