Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pegatron HTPC (Home Theater PC)

sabah

Anëtar i Respektuar
Kush tha që duhet të keni patjetër një procesor të fuqishëm, për të parë video HD!?

Pegatron sapo vërtetoi që nuk është e nevojshme me HTPC-në e saj ende pa emër, i cili është krijuar për të qenë një kompjuter i vogël multimedial. Ky sistem është kryesisht për tu lidhur me televizorë e sisteme Home Theater për të parë filma, e media të ndryshme.

HTPC-ja e Pegatron punon me një procesor ARM dhe një çipset NVIDIA Tegra, e cila lejon luajtjen e videove High Definition. Pajisja gjithashtu ka edhe dalje HDMI, dalje dixhitale audio, portë rrjeti, (ether-net), hyrje mikrofoni dhe një kapak bambuje shumë interesant!

Ajo është e përshtatshme për sistemet Android dhe Windows CE, por mund ti sajohet edhe ndonjë version i lehtë Linuxi.

Pajisja pritet të dalë me çmim shumë të përballueshëm, maksimumi 200 dollar, duke qenë se që kur u konceptua u mendua për të konkurruar në treg, me çmimin e përballueshëm nga të gjithë.
 

Attachments

  • pegatron-htpc-01-&.jpg
    pegatron-htpc-01-&.jpg
    9.1 KB · Shikime: 15

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top