Peeling kimik

sensuu

sweet
V.I.P
Peeling kimik eshte nje procedure ku ne siperfaqen e lekures aplikohet nje agjent kimik ( eksfolues), i cili nxit nje reaksion kimik me qelizat e siperfaqes te lekures dhe con ne largimin e tyre nga lekura dhe si rrjedhoje rigjenerimin e saj. Peeling kimik eshte nje procedure dermatologjike qe aplikohet ne lekurat me probleme te tilla si : Akne, njollat e fytyres, melazmat, keratozat aktinike, ndihmon ne eleminimin e rrudhave dhe rinovimin e lekures se fytyres.

Agjentet kimike qe perdoren per peeling jane alfa hidroksi acide si acdi glikolik, ac salicilik, acidi trichloracetik, te cilet ne varesi te perqendrimit te tyre perdoren per te realizuar, peeeling siperfaqesore apo te thelle te fytyres.

Pelling kimik eshte nje procedure qe pergjithesisht duhet te kryhet nga nje mjeke dermatolog, apo personel mjekesor i specializuar per kryerjen e procedurave te tilla. Hapi i pare ne trajtimin e nje pacienti me peeling kimik eshte perjashtimi i komplikacioneve te mundeshme.

Pacientet me infeksione herpetike te fytyres apo infeksione te tjera bakteriale nuk duhet te realizojne peeling te thelle te fytyres por vetem peeeling siperfaqesor dhe gjate fazes se reabilitimit duhet te mjekohen perkatesisht me antiviral apo antibiotik, perqendrimi i agjentit kimik duhet te percaktohet edhe ne varesi te tipit te lekures ( jane 6 tipe te lekures se sipas Fitzpatric), dhe sasise se yndyres ne fytyre( e thate, normale, mixe, e yndyrshme).

Klasifikimi i peeling kimik.
- Peeling kimik superficial
- Peeling kimik e mesem
- Peeling kimik e thelle.
peeling_kimik_1.jpg
peeling_kimik_2.jpg


Trajtimi i fytyres me ac glikolik 70%, peeling i thelle, para dhe 1 jave pas trajtimit.

Indikacinet me te medha per peeling kimik jane.
- Rejuvenation( Rinovim ) i fytyres.
peeling_kimik_2.jpg
peeling_kimik_4.jpg


Gjate trajtimit. Pas trajtimit.
Aktoret e medhenj e perdorin vazhdimisht kete trajtim per te rinovuar fytyren e tyre

-Hyperpigmentimet, Melasmat, hyperpigmentimet postinflamatore, lentigot.
peeling_kimik_5.jpg
peeling_kimik_6.jpg


- Aknet dhe cikatricet post akne.
peeling_kimik_7.jpg
peeling_kimik_8.jpg


- Fytyrat e yndyrshme.
peeling_kimik_9.jpg
peeling_kimik_10.jpg



Rrudhat , lemushmeria e fytyres njollat e verdha demtimet nga dielli dhe si rezultati plakjes permisohen shume nepermjet procedurave te peeling kimik. 2 jave perpara se te realizohet peeling kimik fytyra para pergatitet dhe trajtohet me kremra qe kane ne permbajtje te tyre, isotretionin, alfa hidroksi acide ne perqindje 8-12%, dhe 1 % hydrocortisone per te ulure rrezikun e hyperpigmentimeve postinflamatore. Realizohen 4-5 seanca peeling ne vit ne varesi te asaj qe duam te arrijme.

Peeling kimik realizohet vetem ne periudhen e ftohte te vitit atehere ku rreziku i hyperpigmentimeve nga rrezatimi diellor eshte i ulur perkatesisht nga Nentori deri ne Mars kjo per vendin tone qe eshte nje vend mesdhetar me rrezatim diellor te rritur gjate periudhes tjeter te vitit. Gjithmon pas procedures se peeling kimik, fytyra mbrohet maximalisht nga rrezatimi diellor dhe aplikohen rigjenerues te lekures me baze Ac Hialurinic.

Peeling kimik eshte nje metode efikase persa i perket trajtimit te disa problemeve te lekures me natyre estetike, pervecse efektit te njohur kimik eksfoliativ , pelling kimik stimulon aktivetetin e fibrobalsteve per prodhimin e kolagjenit , qe eshte gur thelbesor ne ndertimin e struktures se qelizave te lekures dhe kjo eshte vertetuar nga studime te shumta mbi kete aspekt.

Aplikimi i peeling kimik eshte nje procedure e sigurte dhe efikase nese relizohet nga mjek dermatolog apo nje profesionist e mjekesise, mos vononi ta realizosni, te gjithe duan dhe perpiqen te kene nje lekure sa me te shendetshme dhe te bukur.


mjeket.al
 
Titulli: Peeling kimik

Nuk kemi nevoj shyqyr
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top