Pe: Nje guide turistike pergjate bregdetit shqiptar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Riviera shqiptare një parajsë e lirë
Një parajsë e lirë, në rivierën shqiptare”. ثshtë ky titulli i një artikulli mjaft interesant publikuar në faqen e prestigjiozes “Neë York Times” për rivierën shqiptare ndërkohë që ka nisur edhe sezoni i pushimeve. Materiali është shkruar nga Seath Kugel i cili ka vizituar personalisht brigjet e mrekullueshme të vendit tonë, nga Vlora në Sarandë, një zonë e njohur ndryshe si riviera shqiptare.
Fillimisht ai flet për fshatin Ilias ku është përballur me një pamje mahnitëse. Përtej rrugës, reporteri shikon një plazh idilik siç e quan ai, një plazh me guralecë të vegjël ndërsa diku ka dëgjuar të flitet për “Manastirin”, sikur të kërkonte një godinë ku qëndrojnë murgj apo murgesha. Por në fakt ai gjen një plazh të mrekullueshëm në bregun jonian, në blu-në e thellë të detit. Në afërsi të plazhit, vijon artikulli, shihen bunkerë të shumtë, të vendosur aty që nga koha e ish diktaorit Enver Hoxha. “ Nuk shihet këmbë njeriu në këtë plazh.
Gjithçka është imja’’-shkruan autori duke iu referuar këtij ambienti, ndërsa tregon se i mjafton vetëm kaq për tu zhveshur e për të hedhur në ujin e kristaltë, duke regjistruar gjithçka në këtë udhëtim. Bëhet fjalë për gjirin e Gjipesë, një gji i mrekullueshëm, dhe pasi del nga uji, gazetari sheh dy turistë asutriakë të vendosur pranë një shkëmbi të zonës ndërsa qeshin me të.
deti1-300x225.jpg
Shqipëria është padyshim një vend shumë i bukur ku me 500 euro në javë mund të bësh ç’të duash – thotë Kugel, ndësa përmend marrjen me qera të makinës për 4 ditë, një dhomë fjetjeje, ngrënien, konsumimin e kafesë apo edhe pijeve freskuese.
Në restorantet e hapura nga banorë të zonës, mund të konsumosh një vakt ushqimi me 8 euro – detajon artikulli. Udhëtimi në rivierë është shumë i bukur, duke nisur nga Vlora, edhe pse në këtë qytet mbizotëron kaosi , pasi rrugët nuk kanë emra, drejtuesit e automjeteve i ngasin makinat me shpejtësi, ndërtime vend e pa vend etj.
Por kjo nuk është aq e habitshme për Shqipërinë, një ndër vendet e varfëra të Europës i dalë nga diktatura komuniste, prej më pak se një çerek shekulli.
deti2-300x200.jpg
Reporteri përshkon edhe bulevardin Vlorë- Skelë, ku dallohen lehtësisht burrat që tymosin duhan si oxhakë dhe luajnë domino. Himara është një tjetër pikë turisitike e përzgjedhur si vendqëndrim për një natë në këtë udhëtim për gazetarin e “Neë York Times”, i cili shëtit edhe parkun kombëtar të Llogarasë.
Himara, tregon Kugel, nuk ka ndoshta plazhet më të mira, por të habit me gëlimin e fast foodeve apo pikë shitjeve të sufllaqeve që janë me shumicë. Diku më tej, shihet edhe një njeri që ka hipur mbi një gomar e kalon përmes qytetit , e një ndërthyrje e tillë, duket se i tërheq vemendjen turistit gazetar, i cili thotë se ka shijuar edhe gatimin ne njërën prej tavernave të zonës.
Dikush e ka ftuar atë të provojë edhe rakinë, pije alkolike tradicionale e Shqipërisë. Kugel shprehet se i pëlqen shumë kalaja e Himarës edhe pse disa zona është e vështirë ti gjesh pasi mungojnë tabelat drejtuese. Udhëtimi i gazetarit amerikan përmend edhe qytetin e lashtë të Butrinit, një zonë turistike që ia vlen të vizitohet, apo edhe plazhi i Jalit, që shtrihet rreth 3 milje larg rrugës kryesore. Në të, janë vendosur çadra që jepen me qera dhe mikrpritja është për tu vlerësuar.
Në fund të artikullit shkruhet se cilido mund të shkojë në Shqipëri, nga çdo vend i Europës, edhe pse vetë gazetari sugjeron një kombinim udhëtimi ndoshta duke nisur nga Greqia, Italia apo ndonjë vend tjetër i Ballkanit. Ai informon edhe për udhëtimet automoblistike, oraret e tyre dhe çmimet që ofrohen, për të parë një vend të tillë/ Keshilla
 

Attachments

  • deti1-300x225.jpg
    deti1-300x225.jpg
    25.4 KB · Shikime: 0
  • deti2-300x200.jpg
    deti2-300x200.jpg
    21.6 KB · Shikime: 0
  • deti1-300x225.jpg
    deti1-300x225.jpg
    25.4 KB · Shikime: 0
  • deti2-300x200.jpg
    deti2-300x200.jpg
    21.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top