PD mbyll marrëveshjen me aleatët, LSI jashtë

5etrey-e1614187427274-1024x548.jpg

Partia Demokratike ia ka arritur të grumbullojë nën çadrën e saj të gjithë aleatët e vegjël opozitarë, përfshi dhe partinë e armikut të betuar të Berishës, Bamir Topit, po pa mundur të bëjë një koalicion edhe me LSIN-ë . Në listën e partive që do të marrin pjesë të bashkuara në zgjedhje me PD-në, mungon emri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka vendosur të garojë e vetme duke e arsyetuar zyrtarisht këtë vendim me maksimalizimin e votës opozitare.
Më në fund edhe rpublikanët e Fatmir Mediut dhe çamët e Shpqëtim Idrizit, që për një kohë të gjatë i rrefuzuan ofertat e PD-së kanë vendosur të jenë pjesë e koalicionit me 16 parti, që do të mabjë emrin: “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”. Udhëheqëse e tij është zgjedhur Partia Demokratike, ndërsa listat shumë emërore të kandidatëve për deputet do të paraqiten në KQZ prej liderit të saj, Lulzim Basha.

“Vendosëm që të formojmë një koalicion për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021. Partia udhëheqëse është Partia Demokratike. Autorizojmë z. Lulzim Basha që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor”, shkruhet në dokument.
Sa i përket numrit të kandidatëve që do të përfaqësojnë secilën parti dhe vendosjes së tyre në listë sipas rendit, kjo do të varet prej rezultateve të mëparshme zgjedhore.
“Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitmit të listët shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit ë përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësve partiake”, shpjegohet në dokument.
Si argument qëndror në këtë bashkim mes partive opozitare përdoret ndryshimi që i duhet sjellë Shqipërisë.
“Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tone”, shkruhet aty.
Rikthimi i Partisë së Bamir Topit FRD-së, në koalicion me PD-në ra në sy, pas aleancës së tij në zgjedhjet e fundit me Partinë Socialiste, që surprizoi jo pak. Po ashtu bëri përshtypje marrëveshja me kreun e Ballit Kombëtar, i cili pranoi mandatin e deputetit pas djegies së tyre nga PD dhe LSI.

Partitë që nënshkruan marrëveshjen për krijimin e koalicionit me Partinë Demokratike janë:

PARTIA REPUBLIKANE
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE
PARTIA DEMOKRISTIANE
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE

dtgrt-1-769x1024.jpgWhatsApp-Image-2021-02-24-at-3.51.53-PM-1024x918.jpg
(c) Lapsi.al
 
Attachments

  • 5etrey-e1614187427274-1024x548.jpg
    5etrey-e1614187427274-1024x548.jpg
    76.2 KB · Shikime: 0
  • dtgrt-1-769x1024.jpg
    dtgrt-1-769x1024.jpg
    94.3 KB · Shikime: 0
  • WhatsApp-Image-2021-02-24-at-3.51.53-PM-1024x918.jpg
    WhatsApp-Image-2021-02-24-at-3.51.53-PM-1024x918.jpg
    123.1 KB · Shikime: 0

LSI si forc e trete vetem. hem.
Po nese gjendet Shqiptare qe votojne dy njerez hajdut sic jane Iliri dhe Monika?!
Ctu thuash me tej.
 
E Hengri LSI E kapi Edi Rama edhe nje ose dy 4 vjecar tjere !

Shqiperia drejt rruges se Erdoganit :p
 
Redaktimi i fundit:
LSI si forc e trete vetem. hem.
Po nese gjendet Shqiptare qe votojne dy njerez hajdut sic jane Iliri dhe Monika?!
Ctu thuash me tej.
po nese do ishin ne koalicion me PD , prape kshu do ishin?
 
Epo mjaft mo.

Nga kjo levizja e PD une bindem me shume qe qeveria e re do jete e perbashket PD PS.
Nuk Ben sens edhe nuk ka shanc.

Une te them dicka. Qe me eleminimin e Sokol Olldashit dhe kalimi i partis Demokratike tek Lulzim Basha i dha kolpon PD e cila do te shkrythet dhe do te humbas gjithmone.
Humbja e ketyre zgjedhjeve per pd do te jet shkatrruse, nuk e di ne kodi i ri zgjedhor eshte i njejte me ate te 2017 dhe llogaritja per deputetet eshte i njejte por nese po do humbin shume si PD edhe LSI.
 
Edi dhe Luli e mbajten fjalen qe i dhane njeri tjetrit pra, ja futen lsi-se.
Shume interesant fakti qe Dule me Idrizin jane aleate?
Çomi me grekun krah per krah, besueshmeria ne maksimum
 
Monopolizimi i dy partive kundrejt politikes , pa asnje mundesi zgjedhje

dhe hajdeni thoni ke te votojme !
 
Edi dhe Luli e mbajten fjalen qe i dhane njeri tjetrit pra, ja futen lsi-se.
Shume interesant fakti qe Dule me Idrizin jane aleate?
Çomi me grekun krah per krah, besueshmeria ne maksimum
Ja futi amerika se kta tanet skane Faqa me jua fut grave te veta ne shtrat :D

p.s. na falni per vulgaritetin shprehimor por qe kur lexova temen mbi fjalorin e piset dhe sinqeritetin dua te tregohem sa me e sinqerte me ju :p
 
se mos e ke per here te pare qe te impresionoheshim :p
Po nese sja fusin kta grave ...kush ja fut moj? lool
 
Pazar se si me coptu shqiprine.
Mjer shqiptaret per klasen plitike qe i perfaqson.
me pelqeke ti , eja me shpesh por mos harro nje gje
ne jemi shume perfeksionist dhe si tolerojme gabimet ortografike :)
 
Epo mjaft mo.

Nga kjo levizja e PD une bindem me shume qe qeveria e re do jete e perbashket PD PS.
LSI dhe PD fatkeqsisht jan në koalicon por me lista të ndryshme,në qarqet ku LSI nuk ka shpresa të nxjerr deputet do punojë pë PD,në lista ku PD nuk ka shpresa sipas sondazheve të nxjerr deputetin e fundit do punojë për LSI.
 
me pelqeke ti , eja me shpesh por mos harro nje gje
ne jemi shume perfeksionist dhe si tolerojme gabimet ortografike :)

Une s'jam perfeksionist dhe nuk me pelqen te jem . E dua veten me difektet qe kam. E dua 1 njeri qe te mi ndreqi difektet qe te plotsojm njeri tjetrin.
 
Une s'jam perfeksionist dhe nuk me pelqen te jem . E dua veten me difektet qe kam. E dua 1 njeri qe te mi ndreqi difektet qe te plotsojm njeri tjetrin.
Do gjejme ndonje turkeshe edhe per ty , ne gjithe ate ton me njerez ,do dali edhe fati yt lool
 
LSI dhe PD fatkeqsisht jan në koalicon por me lista të ndryshme,në qarqet ku LSI nuk ka shpresa të nxjerr deputet do punojë pë PD,në lista ku PD nuk ka shpresa sipas sondazheve të nxjerr deputetin e fundit do punojë për LSI.
Ca eshte ky stil gersher kshu se spo e kuptoj !
 
Ca eshte ky stil gersher kshu se spo e kuptoj !
Po se Rama per her te pare ne histori ndryshoj kodin zgjedhor njeanshmërisht pa konsensus duke prish mundësinë e koalicioneve parazgjedhore me lista më vete ku votat që tepronin i shkonin partisë që mundsonte marjen e mandatit,dhe u gjet kjo forma me dy lista
 
Po pra po kjo eshte brenda kualicionit jo jashte saj ;)

Une di qe ka ndryshu kjo por jo perllogaritja e cila ka nje formule te vecante kur je ne kkoalicion dhe te vecant kur je jasht. E cila perllogarit edhe votat qe do te marin koalicioni. Dhe sipas llogarise timennese nje deputet koalicioni mund te dal me 2000 vota ne nje qark si Durresi nese nuk je ne koalicion do te duhet 8000 deri me 10 000 vota. Si do mund ta ndihmojn njeri tjetrin kta ???
 
Jan eleminuar koalicionet parazgjedhore,pra kalkulimi nuk është siç ka qene me 2 formula d'hont dhe S L.Ajo që partit bëjnë janë marrëveshje për të dal me 1 listë të përbashkët,dhe ska pas asnjëher shans t dalësh deputet me 2mij vota dhe brenda koalicionit
 
Ne 2017 kshu kan dal... por kapas secila parti listen e vet... tani ka ndryshu 1 list per koalicin... po ca fito nje parti ne koalicion e cfare humb se shum mire mund te dilnin gjithsecili me lista tvetat e bonin koalicion mbrapa te ishte ashtu si thu ti... mbetet per tu pare. Por mendoj se eshte studiuar mire. Vetem se LSI dhe PD mund ti ken ber llogarit gabim me ket levizje.
 
Seicila ka pas parti t regjistruar por pa lista,u futën tek lista e PD.
Pd e LSI kishin 2 mundësi ose të dilnin me list të përbashkët që do pakësonte forcat në terren sepse jan 140 forca më shumë dhe do demotivonte të djathtët ekstrem të dilnin në kuti për të votuar listën e përbashkët me LSinë ose kshtu siç u bë,që mund humben vota teprica por mund fitohen vota morale dhe forcash në terren.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top