Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pazari Meta-Berisha, ja ministritë që negociohen

TIRANث - Nuk kaluan 2 orë nga ftesa publike, që Sali Berisha i bëri Ilir Metës për të bashkëqeverisur në 4 vitet e ardhshme, dhe përgjigja e kreut të LSI-së ishte e menjëhershme: "PO". Kjo përgjigje ishte e shoqëruar me argumente se "po sakrifikonte për vendin dhe për të mos çuar Shqipërinë në krizë". Por, padyshim që gjërat nuk janë parimore. Negociatat mes Berishës dhe Metës, apo edhe të dërguarve të tyre, kishin skicuar në detaje postet, pavarësisht se kreu i LSI-së foli para gazetarëve, për të thënë se nuk ishin primare karriget, ashtu si edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Burime të mirëbesuara të gazetës, tregojnë se PD-ja e LSI-ja, prej ditësh po negociojnë për disa poste kyçe. Ndoshta për shkak të motos së tij, që nga tragjedia e Gërdecit, më 15 mars 2008, për të larguar me çdo kusht Berishën nga pushteti, tashmë që ka pranuar të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me të, Meta duket se do të qëndrojë jashtë ekzekutivit të ardhshëm. Kryeministër nuk bëhet dot. Ndaj, nuk mund të jetë vartës i Berishës. Marrëveshja e arritur flet se Meta do të jetë Kryetari i ardhshëm i Kuvendit, duke zëvendësuar kështu Jozefina Topallin. Edhe pse nuk ka ende lëvizje konkrete, brenda ekzekutivit të ardhshëm, LSI-ja, në këmbim të katër votave, ka kërkuar të paktën 4 poste kyçe ministrore. Burimet flasin se Meta ka kërkuar Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, por edhe atë të Shëndetësisë. Ndërkohë që është në lojë edhe dikasteri i energjetikes, por vetëm nëse Berisha vendos ta ndajë këtë të fundit nga Ministria e Ekonomisë. Megjithatë, burime nga PD-ja thanë dje për gazetën se Kryeministri Berisha do të vendosë në favor të LSI-së vetëm për dy ministri kyçe. Ndërkohë që, deri mbrëmë vonë, Kryeministri Berisha ka përjashtuar nga përfshirja në nivel ministror PR-në dhe PDI-në, të cilët përfaqësohen me nga një deputet legjislaturën e ardhshme. Megjithatë, ende asgjë nuk bëhet publike mbi pazarin Berisha-Meta, pasi kryetari i PD-së duhet të rregullojë punët brenda vetë selisë blu. Së pari, nëse Meta është në krye të Kuvendit, atëherë duhet mësuar posti i Jozefina Topallit. Ambicia e saj, që në 2005-ën, ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme. Por, rezultati tepër i dobët i PD-së në dy qarqet ku ajo kishte vendosur veton, si për rezultatin ashtu edhe për listat e kandidatëve (Lezhë dhe Shkodër), nuk do të mund të justifikonte edhe këmbënguljen e saj për t'i vënë gishtin një posti ministror. Nëse LSI-ja merr ministrinë e Transporteve, atëherë po shikohet edhe e ardhmja e Sokol Olldashit, i cili, sipas burimeve, mund të rikthehet në krye të Ministrisë së Brendshme. Sa i përket dikasterit të Shëndetësisë, burimet nga PD-ja thanë se drejtimi i saj është ende pjesë e negociatave. Burimet thanë se Kryeministri Berisha nuk do t'ia lërë më këtë dikaster, Partisë Republikane.
Shekulli
 
Ku mbeti e majta tani
Qe per inat te sime vjerre ( te Ps ) shkoi te flinte me mullixhine LSI
Mullixhiu ua drodhi
U thye dhe e majte ne shqiperi
Shqyr se na vdiqen :D
 
Kulmi i degjenerimit ishin keto zgjedhje.Vini re :koalicion midis Berishes dhe Metes pas akuzash nga me ekstremet dhe tani shtrengojne duart sikur ska ndodhur asgje.
 
kta ktej shahen e ktej bejn dashni kta jan me keq se k....vat per lek e per fame shesin veten
 
Me kete gjest keto dy forca politike i dhane konfirmimin qe atyre i intereson vetem pushteti dhe jo elektorati.Nje force e majte me nje te djathte eshte e padegjuar dy mentalitete te ndryshme smund te shkojn sebashku kurre po per nje karrige keto nderrojne edhe grate
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back