Patologjite me te shpeshta te renies se flokeve

sensuu

sweet
V.I.P
Floket, floket, floket, thuhet qe gjysma e bukurise jane ato, sa shume shqetesohemi kur nuk na rrine bukur apo kur fillojme te kemi probleme me to, sikur se kur fillojne te bien me shume se normalisht, kur fillojne dhe hollohen apo kur humbasin shkelqimin dhe vitalitetin e tyre. Ka me dhjetra e qindra produkte te cilat reklamohen per perkujdesjen ndaj tyre a jane ato valle vertete te efektshme? Disa nga patologjite me te shpeshta te flokeve jane:

Renia e flokeve ne forme difuze (telogen effluvium).

Kur floket fillojne te na bien me shume se normalisht ( me shume se 100 fije ne dite) floket fillojne te na rrallohen e te humbasin vitalitetin e tyre, atehere shkaqet me te shpeshhta te kesaj renie jane:

Deficiencat ushqimore qe vijne si rezultat i nje menyre ushqyerje jo te shendetshme, mungesa e fibrave, vitaminave, mineraleve, qe pergjithesisht gjenden ne perimet dhe frutat, mbajtja e dietave te forta per periudha te gjata kohe.
Shkaqe endokrinologjike si hypo ose hyper tiroidizmi, postpartum ( mbas lindjes se nje femije, kjo sepse si rezultat i proceseve te shumta mitotike qe ndodhin gjate shtatzanise floket gjate kesaj periudhe nuk bien por pas lindjes te gjitha ato floke qe normalisht duhet te kishin rene gjate peridhes se shtatzanise fillojne e bien njeheresh rreth 3-4 muaj pas lindjes)
Stresi i madh psikik dhe ai fizik
Anemite sidomos ato ferriprive ( qe vijne si rezultat i marrjes te paket te hekurit apo humbjes te tij nga oragnizmi sic jane hemorragjite e ndryshme)
Infeksionet e perseritura streptokoksike te fytit, hundes, vesheve, etj

Vendet ku me shpesh vihet re rrallimi i flokeve jane ne pjesen e siperme te kokes dhe anash saj.



E mira eshte qe, perpara se te shkojme neper qendra estetike dhe te trajtojme keto renie te kontaktojme me mjekun dermatolog per te gjetur shkakun e kesaj renie te cilat sic u permenden me larte jane te shumta dhe pa mjekuar shkakun, ne nuk ndalojme dot renien e tyre, pavaresisht trajtimeve te jashtme qe mund te behen per floket si maska apo produkte te tjera kozmetike.

Trajtimi i flokeve behet i kombinuar me terapi orale ( qe lufton shkakun) dhe aplikimin e produkteteve kozmetike per floket.

Kujdes duhet treguar me aplikimin pa kriter te ketyre produkteve , larjet shpeshta, perdorimi i procedurave kozmetike si tharjet e shpeshte me tharese, aplikimi i produkteve per te shtrire apo per ti bere kacurrela, ekspozimi per peridha te gjata ne diell e thajne dhe e hollojne flokun.

Gjithashtu mjaft e efektshem( gjithmon pasi eshte gjetur shkaku i renies) sot rezulton edhe aplikimi direkt ne lekuren e kokes e solucioneve multi vitaminave nepemjet mesotherapise apo aplikimi i plasmes se koncetruar me faktore rritje te marre nga gjaku i vet pacientit (autohemoterapia autologe).
hair_drop_1.jpg


Alopecia areata


Renia e flokeve e lokalizuar ne forme vatrash. ( alopecia areata) eshte nje tjeter patologji ku floku bie ne formen e vatrave te rrumbullakata apo ovale. Lekura ne keto vatra duket e shendetshme por pa floke.

Kjo forme e renies te flokeve ka shkak pergjithesisht autoimun, qe do te thote se ne menyre te pa parashikuar vete trupi yne krijon antitrupa qe shkaterrojne rrenjen e flokut (folikulin e tij). Ne 30 % te rasteve shoqerohet me patologji te tjera autoimune sic jane thiroiditet autoimune (semundje e gjendres tiroide, vitiligo ( zbardhja e lekures me vatra), anemia pernicioze.

Trajtimi i kesaj patologjie konsiston ne injektimin e solucioneve kortizonike ne vatren alopecike me nje interval prej 4 javesh, dhe vitaminoterapi.

hair_drop_3.jpg


Alopecia androgjenike.


Shpesh themi edhe pse ska floke eshte njeri fisnik, renia e flokeve ne pjesen ballore te kokes quhet alopecia androgjenike e cila ndodh si rezultat i kombinimit te faktoreve gjenetike me faktore hormonal (andogjenet) te cilet jane hormone mashkullore dhe veprojne duke rritur apo shtuar qimet ne pjese te ndryshme te trupit por fatkeqesisht bejne qe te bien floket ne pjesen ballore te kokes (pergjithesisht te personat qe kane te trasheguar kete gje)

Alopecia androgjenike ndodh si te meshkujt edhe te femrat.
hair_drop_5.jpg


hair_drop_7.jpg


Tek femrat kerkohen egzaminimet hormale si testosteroni apo dehydroepiandrosteroni, sepse kjo patologji mund te shoqerohet edhe me shqetesime te tjera si cikel menstrual i crregullt, infertilitet, acne, virilizem. Trajtimi: aplikohet solucion minoxidil, lokalisht 2% dhe 5% ne zonen e kokes ku ka renie flokesh, ndersa te meshkujt perdoret edhe finasterid 1 mg cdo dite, mjekime keto qe duhen dhene dhe ndjekur nga mjeku dermatolog.

Alopecia cikatriciale


Alopecia cikatriciale vjen si rezultat i demtimeve apo destruksionit te folikulit ( rrenjes) se flokut nga procese patologjike inflamatore, si rezultat i te cilave strukturat folikulare kthehen ne ind fibrotik. Sa me shpejt te diagnostikohen ne fazat e tyre te hershme aq me me shpejt parandalohen proceset fibrotike qe me vone behen te parikthyeshme. Trajtimi konsiston ne aplikimin e pomadave kortizonike dhe injeksioneve me solucione kortizonike nen lekuren e kokes.
hair_drop_8.jpg

Trichotillomania


Trichotillomania eshte nje patologji qe ka te beje me nje ndjenje compulsive per te shkulur floket dhe ka lidhje me crregulime kompulsive psikike, keta personat duke realizuar vete shkuljen flokeve qetesohen nga kjo lloj ndjenje dhe ne njefare menyre shkarkojne stresin qe perjetojne, floket ne zonat ku shkulen jane te ralle por duken mjaft folikuj flokesh gje e cila te ndihmon te diagnostikosh sakte kete patologji, zakonisht kjo patologji vihet re tek adoloshentet apo edhe te femijet, dhe renia e flokeve ne kete rast nuk ka shkaqe organike, por mbrapa saj fshihet nje crregullim psikik, qe mund te vije si rezultat edhe perjetimit keq te situatave te veshtira, mjekimi ne kete rast behet ne bashkepunim me mjekun psikiater

hair_drop_11.jpg
hair_drop_10.jpg


mjeket.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top