Pasurite Nenujore

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Bregdeti shqiptar eshte bere arene e vezhgimeve arkeologjike me synim nxjerrjen ne drite te fakteve qe vertetojne qyteterimin mesdhetar ne shekuj. Ekspeditat dhe vezhgimet nenujore arkeologjike te viteve te fundit, te kryera ne bashkepunim me partneret e huaj, vazhdojne ne disa nga pikat me interes te bregdetit jugor dhe qendror. Ne veriperendim te qytetit bregdetar te Durresit, ne zonen e njohur me emrin Batllat dhe prane Kepit te Palit, jane identifikuar dy masive me qeramike qe mendohet se perbejne ngarkesen e dy anijeve qe i drejtoheshin apo largoheshin nga Durresi mbi 1900 vjet me pare.

Hartat nenujore dhe trashegimia arkeologjike detare

Pasuria arkeologjike nenujore shqiptare ka nisur tashme te inventarizohet. Puna per kete qellim nisi nje vit me pare ne bashkepunim me dr. Jeffrey Royal te Fondacionit RPM Nautical nga SHBA. “Jemi duke punuar per pergatitjen e hartave tredimensionale nenujore, cka do te mundesoje inventarizimin e pasurive arkeologjike te bregdetit shqiptar”, vijon dr. Anastasi, ndersa nenvizon se tashme ka perfunduar skanimi i zones nga kufiri detar jugor deri ne gjirin e Kakomese. Ai vlereson njohjen e gjirit mes Sarandes dhe Korfuzit, si rrugekalimi kryesor per shkembimet ushtarake dhe tregtare ne antikitet dhe ne mesjete.

Dr. Anastasi ben te ditur se ekspedita synon fillimin e nje germimi arkeologjik nenujor ne nje thellesi mesatare, i pari i ketij lloji ne vendin tone. “Ne kete zone jugore jane identifikuar mjaft amfora te shekullit te IV-III para eres sone dhe pas largimit te perkohshem dhe konservimit te tyre ne shpresojme te identifikojme reliktin e anijes mbi te cilen ato kane qene ngarkuar. Ky do te ishte zbulimi i pare i ketij lloji ne vendin tone dhe ne boten shkencore, qe tashme eshte orientuar drejt arkeologjise nenujore. “Jehona e nje lajmi te tille ka rendesi mjaft te madhe”, shton ai.

“Liburna”, ekspozite me objektet nenujore

Nje nder projektet me te rendesishme te arkeologjise nenujore shqiptare eshte edhe ai i emertuar “Liburna”, ne bashkepunim me prof. Giuliano Volpen e Universietit te Foggias (Itali), projekt qe ka hyre ne vitin e dyte te tij. Per dy jave radhazi ne fund te gushtit te vitit 2007, 9 specialiste shqiptare dhe 13 te tjere nga Italia kryen gjithsej mbi 100 ore zhytje nenujore. Dr. Adrian Anastasi flet me entuziazem per rezultatet e ekspedites, duke nenvizuar se “kemi gjetur materiale qeramike, te cilat dokumentojne nje periudhe mbi 1.000 vjecare, qe nis nga shek IV para eres sone dhe vazhdon deri ne mesjete”. Sipas tij, pjeset prej plumbi te dy spirancave qe zbuluam vertetojne pranine e ndonje anijeje te lashte ne afersi te vend-kerkimeve tona.

Gjetjet vertetojne lidhjet e shumta tregtare te kesaj zone ne antikitet jo vetem me portet e aferta te Korfuzit, Puglias apo Korintit. Shkembimet tregtare arrijne deri ne ishujt e Egjeut, qe ishin nje fuqi ekonomike e rendesishme per kohen. “Gjate zhytjeve ne thellesite nga 33-45 metra kemi zbuluar edhe amfora afrikane, prodhime te qyteteve te Afrikes Veriore”, vijon dr. Anastasi. Ai ben te ditur se gjate ketij viti keto objekte do te ekspozohen per specialistet dhe publikun ne Durres, ndersa synimi i larget eshte krijimi i nje muzeu te arkeologjise nenujore ne kalane e Ali Pashait ne Porto Palermo (Vlore).

“Porto Palermo nuk te sugjestionon vetem me panoramen dhe me te kaluaren e larget. Keshtjella e Ali Pashe Tepelenes eshte nje destinacion mjaft mikprites dhe joshes per turistet e huaj dhe vendas”, vlereson ai, duke shtuar se porti ushtarak eshte nje deshmi e drejtperdrejte e Luftes se Ftohte te shekullit te kaluar.

Projekti “Liburna” synon kthimin e ketij objekti me vlera historike ne nje muze te objekteve te detarise ilire dhe shqiptare, por njekohesisht edhe shfrytezimin gjithevjetor te tij, si nje qender e formimit te studenteve dhe specialisteve zhytes nenujore. I rendesishem eshte edhe kualifikimi i guidave turistike nenujore, te cilat do te jene mjaft te vlefshme ne nje te ardhme te afert edhe ne pjese te tjera te bregdetit shqiptar, aq i pasur me objekte arkeologjike dhe pasuri te flores dhe faunes ujore. “Ndersa vete zona e Porto Palermos duhet te jete nje Park Kombetar i mbrojtur nga shteti”, sugjeron ai.

Gjate veres se vitit 2008 jane parashikuar edhe vezhgime nenujore ne zonen e Triportit, ne te cilen permes objekteve qeramike jane konfirmuar kontaktet e para me detarine mikenase, ndersa ne zonen e Orikumit shpresohet te njihen te dhenat e para per perplasjen e madhe detare mes Cezarit dhe Pompeut, mbi 2 mije vjet me pare.

Nje tjeter bashkepunim italo-shqiptar 3 vjecar mundesoi vitin e kaluar identifikimin e anijes transportuese “Re Umberto” si dhe nje anije gjuajtese italiane, te cilat ishin mbytur ne gjirin detar te Vlores gjate dy luftrave te fundit boterore. Ekspedita ne gjirin e Vlores do te vazhdoje edhe kete vit, me mbeshtetjen e ekspedites lokale “Blu”.

Dr. Adrian Anastasi tregon edhe synimet per eksplorimin e terrakoave helenistike te zbuluara nga prof. Neritan Ceka. Zbulimet e fundit me sfond prehistorik te prof. Petrika Leres ne liqenin e Prespes jane deshmi e pasurise arkeologjike edhe ne liqene dhe prane shtreterve te lumenjeve.

Bregdeti shqiptar si dhe sistemi lumor i Bunes, Drinit dhe Vjoses, qe jane shfrytezuar gjeresisht ne antikitet dhe ne mesjete fshehin nje pjese te panjohur te historise se paraardhesve tane, ilireve, te cilet shpesh here jane quajtur edhe pirate te detrave. Sipas dr. Anastasit, terminologjia e historise antike detare nuk e pranon termin “pirat”. Zbulimi dhe studimi i relikteve te anijeve ne keto brigje do te sqaroje jo vetem pranine, por edhe forcen e vertete te flotes ushtarake dhe tregtare ilire, e cila ne antikitet duhet te konkurronte me Greqine dhe Romen, dy superfuqite detare te kohes.

Ministria e Turizmit ka publikuar nje broshure mbi pasurite nenujore te Shqiperise.

Edhe pse teper e varfer per nga informacioni, eshte nje tentative per te zgjuar interesin per ata te apasionar te turizmit nenujor. Duhet patur parasysh se bregdeti yne permban perveç flores dhe fausen nenujore, dhe shume thesare arkeologjike, per te cilat kane treguar interes shume te huaj.

Mund te shkarkoni broshuren ne format pdf nga ketu:http://www.turizmi.com/blog/wp-content/fileuploads/2008/05/brochure_underwater_heritage.pdf


turizmi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top