Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pasurite e fshehta te Evropes lindore




'So similar, so different, so European' ( Kaq te ngjashem, kaq te ndryshem, kaq evropian) - video i realizuar per te treguar qe dhe Evropa e lindjes ka pasurite e veta te pazbuluara akoma, pasuri terheqese dhe interesante.
 
Thesaret e fshehura te Europes.

Kjo eshte video qe ka pergatitur Bashkimi Evropian per shtet qe pritet te behen anetar te tij ne vitet e ardhshme. Ne fund mbyllet me Shqiperin.


[video]Hidden treasures of Europe - YouTube[/video]



Nen Sloganin "Kaq te ngjashme, kaq diferent, kaq Evropian" ky klip tregon se sa e mrekullueshme dhe e habitshme Evropa Juglindore mund te jete. Po, rajoni eshte i ndryshem dhe kjo eshte ajo qe e ben ate kaq te gjalle, emocionues dhe interesant. Por a eshte ai ne te vertet kaq diferent?

Nje gje eshte e sigurte: Evropa Juglindore ka pesuar ndryshime te jashtezakonshme ne 20 vitet e fundit, duke vecuar dekaden e fundit.

Ne rrugen e tyre drejt Bashkimit Evropian, vendet e rajonit kan transformuar shoqerit e tyre, duke shtuar nje sere reformash te plota. Kushdo qe nuk eshte familjar me Evropen Juglindore, ndoshta do te jete i befasuar kur te shohe se sa thesare ajo ka fshehur, sa shume potencial ajo njofton dhe sa shume bukuri ka per te zbuluar.

Shqiperia,Bosnja dhe Hercegovina,Kroacia,Malizi,Serbia,Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonis dhe Turqia kan vendosur te tera kursin drejt Bashkimit Evropian. Kroacia ka shkuar me larg ne rrugen drejt Bashkimit. Eshte vendosur qe te behet shteti i 28-te anetar ne 1 korrik te 2013.


fonti:
Code:
[URL]http://www.youtube.com/eutube?gl=GB&hl=en-GB[/URL]
Material i perkethyer nga gjuha origjinale. HS
 
Titulli: Pasurite e fshehta te Evropes lindore

Reklama “shqiptare” për Ballkanin

Me një videoklip të realizuar nga Drejtoria e Zgjerimit, Komisioni Europian synon të luftojë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe Turqisë në vendet më skeptike të BE-së.

Në 60 sekonda shfaqen pamje nga vende të ndryshme, të përzgjedhura për të treguar ngjashmëritë historike, kulturore dhe shoqërore.

I ngacmuar nga korrespondentët e Ballkanit në Bruksel, Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit Shtefan Fyle, shpjegoi se ky material reklamues nuk është konceptuar për të përcjellë ndonjë mesazh politik, por synon të promovojë përtej dallimeve, ngjashmëritë mes këtyre vendeve aspirante me ato europiane.

Përveçse në rrjetet sociale në internet, klipi do të shfaqet edhe në reklamat e kinemave të Austrisë, Britanisë, Francës, Belgjikës, Hollandës, Gjermanisë, Danimarkës dhe Finlandës.

I pyetur pse mungon vendi tjetër kandidat, Islanda, Stano, i gjendur ngushtë, tha se Islanda është më europiane, pasi ka marrëdhënie më të gjata e më të shumta bashkëpunimi me BE-në, gjë që në fakt vlen edhe për Turqinë.

Videoklipi mbyllet me Shqipërinë. Bëhet fjalë për një video-reklamë mbi vendet e Ballkanit që ka realizuar Komisioni për t'u transmetuar në vendet e BE-së, nën moton: "Kaq të ngjashëm, kaq të ndryshëm, kaq europianë"./ Tch
 
Pe: Pasurite e fshehta te Evropes lindore

Pikerisht ky ndryshim e ben te vecante Europen ne mbare boten .......

Te vecojme gjuhet,,,ku fliten ne kaq pak km² sac eshte europa kaq shume gjuhe te ndryshme...

Nganjehere pyes veten ,,,mos valle kulla e babilonit ishte diku ne europe e jo ne irakun e sotem ?
 
Pe: Pasurite e fshehta te Evropes lindore

Pikerisht ky ndryshim e ben te vecante Europen ne mbare boten .......

Te vecojme gjuhet,,,ku fliten ne kaq pak km² sac eshte europa kaq shume gjuhe te ndryshme...

Nganjehere pyes veten ,,,mos valle kulla e babilonit ishte diku ne europe e jo ne irakun e sotem ?

Kulla e Babelit .... oj enderr .....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back