NënDritënEhënës
V.I.P
Supersticiozët mendojnë se nëse e thyen, shtatë vjet do të shkojnë ters dhe nuk është për t‘u çuditur shumë: pasqyra na ndihmon që të njohim identitetin tonë. Për shekuj me radhë është besuar se pasqyra "mund të të zërë rob shpirtin" (dhe për këtë dikur mbuloheshin pas vdekjes së një familjari). Por pasqyrat nuk janë vetëm objekte të cilat kanë një përdorim të përbashkët: shërbejnë për të mbledhur dhe për të transmetuar dritën e yjeve, si dhe për të parë vende të cilat janë të padukshme për syrin (mendoni për periskopin), për të prodhuar dritën lazer dhe për të gdhendur holograme.
"E mallkuar" nga Papa
Pasqyra është zbuluar që në antikitet (në Turqi janë gjendur disa xhama dhe metale të oksiduara, të cilat datojnë rreth 6 mijë vjet) dhe për shekuj të tërë kanë qenë objekt i rrallë dhe shumë i çmuar. Jo rastësisht u janë atribuuar fuqi magjike: dokumentacioni i shumë proceseve të shtrigave të viteve ‘300 tregon se pasqyra ishte prova më e mirë për të pranuar fajësinë. Në një letër të Papa Giovannit XXII në vitin 1326 shkruhej: "اdokush që e përdor pasqyrën për rite të veçanta, në një farë mënyre thërret djajtë". Besohej se pas sipërfaqes së këtyre objekteve mund të burgosen shpirtrat e këqij. Në fakt, pasqyrat deri në antikitet kanë qenë mjetet që i vinin në ndihmë magjistarëve dhe parashikuesve të fatit, të cilët i përdornin për të parashikuar të ardhmen, ose gjatë një riti të caktuar.
E çmuar si toka
Pasqyrat e egjiptianëve, mikenëve, grekëve, etruskëve dhe më vonë e romakëve, ishin prej metali dhe bronzi (pak i oksiduar) dhe kur nuk përdoreshin, mbuloheshin për t‘u mbrojtur nga lagështira. Pasqyrat prej xhami u shfaqën në shekullin e tretë: ishin shumë të vogla dhe përdoreshin zakonisht për hajmali. Edhe Gutenbergu (krijuesi i shtypit, i cili vdiq në 1468), krijoi disa pasqyra të cilat ua shiste pelegrinëve të Aix La Chapelle në Francë, sepse pasqyrat vendoseshin në kupolën e kishës për të parë gjithë turmën e njerëzve. Bumi i pasqyrave filloi në ‘500, por këto objekte vazhduan të mbeteshin të rralla dhe të çmuara për dhjetëvjeçarë të tërë. Derisa në fund të ‘600 një konteshë fisnike franceze shkruante: "Kisha një terren që nuk ishte produktiv, e shita dhe në këmbim mora një pasqyrë. A nuk është fantastike?". Për më tepër, një pasqyrë veneciane kishte trefishin e vlerës së një pikture të famshme të Rafaelos.
Po në qoftë se nuk do të ekzistonte pasqyra?
"Për njeriun e sotëm, i cili është mësuar që ta shohë imazhin e tij në kamera, fotografi dhe televizion, është shumë e vështirë që të mendojë si mund të bëhej më parë pa të", thekson Sabine Melchior Bonnet, autore e librit "Historia e pasqyrës". Duke e parë veten në pasqyrë, secili prej nesh shikon dhe njihet me personalitetin dhe identitetin e saj/tij. "Pasqyra në fund të fundit është terapeuti ynë i parë, në sensin se na tregon diçka nga vetja jonë, të cilën ne nuk mund ta shikojmë, si fytyrën dhe shprehjet e tjera emocionale. Përveç kësaj, ajo na jep idenë e pafundësisë. Mjafton që të vendosesh para dy pasqyrave të vendosura, duke krijuar një kënd për të parë se imazhi ynë përsëritet vazhdimisht. Ajo shërben edhe si mjeti më i mirë ikomunikimit: "Shpesh herë duke bërë një ‘bashkëbisedim‘ me pasqyrën bëhemi më bindës për vetveten", thotë Antonio Giusti, psikolog dhe terapeut në Milano. Shkrimtari Milan Kundera ka provuar të imagjinojë se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ekzistonin pasqyrat. "Ndoshta njerëzit do të harronin se kush ishin".
Në realitet edhe kafshët e kanë parë imazhin e tyre në një farë mënyre, jo me pasqyrë, por me anën e reflektimit të ujit. Mjaft të mendoni për ujin e qetë për të parë imazhin që krijohet. Këtë e kanë bërë dhe e bëjnë shpeshherë kafshët për t‘u njohur. "Shqetësimet e perceptimit të vetvetes kanë ekzistuar gjithmonë, por janë shpërndarë sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit për shkak të vëmendjes së madhe që i kushtohet vetes në kohët e sotme. Vajzave anoreksike për shembull, iu duket vetja e shëndoshë edhe kur peshojnë vetëm 40 kg. Në këtë rast mund të përdoret pasqyra si terapi, duke vizatuar konturet e trupit të vajzës dhe më pas të zhvendoset", nënvizon Giusti.
Pasqyra është përdorur edhe për të kuruar disa shqetësime seksuale: ata që kanë probleme me arritjen e orgazmës, ose edhe ata që janë shumë të turpshëm, mjafton që gjatë aktit seksual ose gjatë masturbimit të shikojnë imazhin e tyre në pasqyrë.
Nga ana tjetër, të perceptosh imazhin personal në pasqyrë nuk është aq "e thjeshtë" sa duket. Fëmija i vogël e kupton se ai që duket në anën tjetër të pasqyrës nuk është tjetër njeri përveçse atij vetë. Fillimisht "luan" me figurën që reflektohet (e puth, kërkon që ta prekë), pas rreth 18 muajsh eviton që ta shohë veten në pasqyrë, sepse e kupton se refleksi që i shfaqet nuk është gjë tjetër veçse ai vetë dhe kjo gjë e frikëson. Vetëm pas moshës 2-vjeçare ai e njeh veten dhe nëse shfaqet papritur një njeri pas tij, pjesa më e madhe e fëmijëve fillojnë të ndjekin personin duke vrapuar para pasqyrës dhe duke u mos u kthyer mbrapsht. Fenomeni vazhdon deri në moshën 5-vjeçare edhe pse fëmija që identifikohet në pasqyrë ende nuk e ka kuptuar konceptin e hapësirës dhe as fenomenin se çdo objekt mund të jetë në të njëjtin moment dhe në të njëjtin vend të caktuar.
Sot, për të ndërtuar pasqyrat e shtëpisë përdoren pllaka xhami të përbëra nga strall dhe gëlqere të thërrmuar, të ngrohura deri në 1500 gradë celsius, ku më pas fillojnë procesin e ftohjes. Kur pasqyra është gati, sipërfaqja e pasme mbulohet me një shtresë argjendi ose alumini. Mjaftojnë 1,2 gramë argjendi për një metër katrorë pasqyrë. I njëjti proces ndodh edhe me pasqyrat e mëdha të cilat përdoren për të mbledhur dritën e yjeve.
Pasqyra më e madhe...
Pasqyra më e madhe në botë gjendet aktualisht në një teleskop: ai i cili është i vendosur në malin Graham, në Arizonë. Ajo ka një diametër rreth 8,4 metra. Por të tjerë më të mëdhenj se kaq janë në ndërtim. Në ditët e sotme po mendohet për krijimin e pasqyrave shumëfunksionale, të ndërtuara nga shumë module afër njëri-tjetrit, të cilat mund të orientohen në hapësirë falë disa butonave përkatës që mund të ndryshojnë pozicion", vazhdon Buçeri. Por pasqyrat kanë përdorime të ndryshme "të teknologjisë së lartë". Ekzistojnë në fakt pasqyra të vogla dixhitale (të thëna chip Dmd), të cilat përdoren për riprodhuar një imazh shumë cilësor. Chipi është formuar nga miliona pasqyra të vogla të cilat janë të afta të lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, duke marrë nuanca të ndryshme. Pasqyra të veçanta ndër të tjera ndihmojnë në prodhimin e dritës lazer për reflektime të suksesshme. Drita e njjë lazeri përdoret për të matur me saktësi të madhe distancën nga Hëna në Tokë.
Perfektja nuk ekziston?
Në shumë laboratorë po punohet për realizimin e të ashtuquajturës "pasqyra perfekte", e cila ia vlen të thuhet se është një sipërfaqe e aftë të reflektojë gjithë dritën. Studiuesit e MIT (Institutit të Teknologjisë në Massachusettsit) kanë realizuar një material perfekt, i cili bën mrekulli për sa i përket iluzionit optik.
Historia. Narcisi dhe pasqyra
Historia e Narcisit është ndoshta miti më i famshëm nga antikiteti. Narcisi ishte djali i një nimfe dhe ishte një djalosh shumë i pashëm, por që nuk ishte i vetëdijshëm për bukurinë e tij.
Me atë u dashurua një nimfë, Eco. Narcisi u mërzit shumë me dashurinë e Ecos. Perëndesha Nemesi, e cila dënonte dobësitë e burrave, e dënoi Narcisin duke e lënë që të shkonte drejt një pellgu me ujë, në mënyrë që të mund të shikonte veten. Ai u dashurua me veten e tij dhe u transformua në një Narcis.
Të njëjtin fat. E gjithë historia ka si kryefjalë pasqyrën, si dhe dashurinë për veten
Edhe mendja ka pasqyrën e saj
ثshtë një nga zbulimet më të rëndësishme të dhjetëvjeçarëve të fundit. Edhe truri ka një "pasqyrë" të brendshme, e cila riprodhon veprimet që shikon, të cilat bëhen nga individë të tjerë. Autori i zbulimit është Giacomo Rizzolatti, neurolog në Universitetin e Parmës.
"Neuronet pasqyrë" (kështu quhen) janë qeliza të trurit, të cilat aktivizohen sa herë që individi shikon një tjetër person që bën një veprim (duke lëvizur dorën apo duke ngritur vetullën). Të njëjtat qeliza aktivizohen edhe kur veprimi bëhet me të vërtetë.
Një sekret industrial
Për shekuj të tërë, procesi i prodhimit të pasqyrës është mbajtur sekret industrial, i cili është mbrojtur me fanatizëm. Pasqyrat e para cilësore (1 metër të gjata) u krijuan për herë të parë në Venecia në ‘500. Shiteshin me çmim shumë të shtrenjtë dhe bliheshin vetëm nga shtresat e larta. Kështu që Venecias nuk mund t‘i shpëtonte kurrsesi një biznes i tillë. Mjeshtrit venecianë që punonin me Murano ishin të mbrojtur dhe mund të martoheshin me femrat e shtresave të larta shoqërore, por nëse atyre do t‘u zbulohej sekreti i fabrikimit, atëherë ato do të ndëshkoheshin shumë keq.
Një "politikë" e cila dha rezultate të mira: Venecia mbeti pas për shkak të prodhimit francez në fund të ‘700, në kohën kur filluan të krijoheshin pasqyra shumë të mëdha. Franca ishte vendi i cili përqafoi këtë risi dhe mbajti vendin e parë në prodhimin e pasqyrave cilësore dhe të bukura.
...pasqyrë e shpirtit dhe e kohërave
Prej kohësh janë përdorur shumë shprehje për pasqyrën, shprehje të cilat kanë marrë kuptime të ndryshme me kalimin e kohës. Shpesh shprehja "e ka shtëpinë pasqyrë", do të thotë ta mbash shtëpinë pastër nga të gjitha anët. Po kështu përdorim edhe "pasqyrën e shpirtit", që i kemi personifikuar me sytë, pasqyrë e kohës etj.
Gazeta SHQIP