Pasardhësi i Skënderbeut peticion online: Netflix të bëjë një serial

Gjergj-Kastriot-Skenderbeu.jpg


Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka iniciuar një peticion online.

Peticioni është për të xhiruar një film për Skënderbeun në platformën gjigande Netflix.


Ai shkruan në rrjetin e tij social se prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë.

“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur”, shkruan Loris Castriota Skanderbegh në llogarinë e tij në Facebook.
Bëhet me dije se peticioni ka nisur ditën e djeshme dhe deri më tani ka arritur më shumë se 2637 firma në më pak se 24 orë teksa pritet të kalojë limitin e 5 mijë firmave./Opinion.al

Firmos pesticionin ketu:
Petition unterschreiben
 
Top