LeVoyageur
RDM 33 NSOE

Firma Arton Capital ka publikuar një renditje të pasaportave më të fuqishme në botë duke u bazuar në aksesin që kanë qytetarët e këtyre shteteve në shtetet e tjerë.
Përllogaritja është bërë në bazë të shteteve ku mund të hyhet pa vizë ose me vizë.
Në vend të parë renditen SHBA dhe Britania e Madhe që kanë akses në 147 shtete të botës.
Ato ndiqen nga Franca, Gjermani dhe Koreja e Jugut që kanë akses në 145 shtete të ndryshme.
Më pas vijnë Italia, Suedia, Danimarka, Singaporit,Finlanda, Japonia, Luksemburgu, Hollanda dhe Zvicra.
Shqipëria renditet e 41-ta në këtë renditje, një pozicion mesatar por gjithsesi i fundit në rajon.
Serbia renditet e 31, Greqia e 7-ta, Mali i Zi i 35-ti dhe Maqedonia e 33-ta.
Shqipëria ka akses në 91 shtete dhe nga vendet e Ballkanit vetëm Kosova renditet më poshtë, në vendin e 77-të duke patur akses në 41 shtete.
Situata e Kosovës kuptohet pasi ende nuk është njohur nga shumë shtete.
MAPO