! - !
Once upon a time...
Pasaporta e Zelandës së Re është pasaporta më e fuqishme në botë, sipas renditjes së re të Indeksit të Pasaportave për vitin 2020.
Në renditje u përfshinë 193 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe 6 rajone të veçanta, të cilat u renditën në Indeks bazuar në mundësitë që pasaporta ofron në kalimet kufitare dhe numrin e vendeve që poseduesi i pasaportës mund të udhëtojë pa vizë ose me vizë në aeroport.
Çdo person që posedon një pasaportë të Zelandës së Re tashmë mund të udhëtojë në 129 vende në botë.
Kufizimet e udhëtimit të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19 kanë shkaktuar një lëkundje në udhëtimet pa viza.
Indeksi i Pasaportave thekson se pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim kaotik në udhëtimet dhe në përgjithësi në “Hapjen Botërore”.
“Të dhënat janë të qarta: me ndalime të përkohshme të udhëtimit dhe kufizime të vizave, shumë vende që dikur kishin një pasaportë të fuqishme, tani po renditen ndër më të ulëtat në botë”.
Japonia renditet në vendin e dytë, me një rezultat prej 128 vendesh, përkrah Gjermanisë, Austrisë, Luksemburgut, Zvicrës, Irlandës, Koresë së Jugut dhe Australisë.
Suedia, Belgjika, Franca, Finlanda, Italia dhe Spanja renditen në vendin e tretë me rezultatin 127.
Vendet europiane përbëjnë shumicën e listës së 10 më të mirëve, pasi pjesa më e madhe ruajnë hyrjen në zonën e ‘lëvizjes së lirë’ të Shengenit me pak kufizime të COVID-19.
Shtetet e Bashkuara renditet në vendin e 21 në renditjen e pasaportave, me një rezultat prej 92 vendesh.
Shqipëria renditet në vendin e 17, me 97 shtete, pas Serbisë e Maqedonisë së Veriut, por lë pas Malin e Zi. Kosova renditet në vendin e 65, me 45 vende.
Renditja globale e pasaportave në botë azhurnohet në kohë reale aq shpesh sa zbatohen heqjet e vizave dhe ndryshimet e reja.
Pasaportat më të fuqishme
- Zelanda e Re
- Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Irlanda, Koreja e Jugut, Japonia, Australia
- Suedia, Belgjika, Franca, Finlanda, Italia, Spanja
- Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Danimarka, Portugalia, Lituania, Norvegjia, Islanda, Kanada
- Malta, Sllovenia, Letonia
- Republika Çeke, Estonia, Greqia, Polonia, Hungaria, Lihtenshtajni
- Sllovakia
- Qipro, Kroacia, Monako
- Rumania, Bullgaria
- San Marino, Andorra, Uruguai
- Afganistani, Iraku
- Siria
- Somalia
- Jemeni
- Irani, territoret palestineze
- Pakistani
- Birmania, Koreja e Veriut
- Etiopia, Libani, Libia, Nepali, Eritrea
- Bangladeshi, Sudani Jugor
- Sudani./The Independent
Monitor.al