Lauri
Anunnak
ARTI ALEGORIK
“Pasaniku dhe lajkatarët”, kjo pikturë me kënaqësi zbavitëse, përshkruan një proverb të vjetër Flaman, se njerëz të pasur do të kenë gjithnjë rreth vetës lajkatar, bythëlëpirës: “Sepse aq shumë para rrokullisen në thesin tim, sa e gjithë bota ngjitet të hyjë në vrimën time.” Kjo thënie kujton përshkrimet e ditëve moderne të lajkatarëve si «jargavitës» dhe « bythlëpirës», terma që pa dyshim rrjedhin nga tradita e gjallë pikturuese e ilustrimeve si kjo. Këtu, Pieter Brueghel i Riu përshkruan një njeri të madh në mënyrë disproporcionale, duke mbajtur një thes monedhash që derdhen nga poshtë krahut të tij. Lakuriq nga beli e poshtë, ai përpëlitet pranë një peme sikur është duke kryer nevojat fiziologjike. Në plan të parë, një numër figurash më të vogla zvarriten pas tij dhe hyjnë në hapjen shpellore të skajit të tij të pasmë. Me ironi dhe zgjuarsi, Brueghel tregon, se si as përfaqësuesit e ngritjes shpirtërore nuk janë frenuar por as të imunizuar nga kjo tendencë universale për t’u “poshtëruar”, për arsye përfitimi. Vërejmë se i pari që piktori ka futur në këtë poshtërim është një klerik, një përfaqësues i një urdhëri fetar, ndoshta një françeskan, gjithmonë i referohemi veshjes së tij, mantelit dhe kapuçja e tij kafe. Pas tij kjo ky padurim zvarritje dhe poshtërimi për të hyrë në interesat e një njeriu të pasur, qoftë edhe nga të pasmet e tij, ironikisht nga aty ku ai nxjerr jashtëqitjen, atë që përjashton vetë organizmi i tij. Alegoria therëse është një fshikull që skuq edhe sot fytyrat e atyre që për arsye rrethanore janë të detyruar të zgjedhin një rol të tillë si mundësi sfidimi kushteve ku përpëlitet jeta e tyre.
Albert Vataj