Pas tetë viteve, shqiptarët akoma pa gjuhë e pa flamur

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Partitë politike shqiptare, ekspertët dhe analistët politik kanë qasje tejet kritike lidhur me diskriminimin në sferat dhe shtyllat kryesore të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Pas tetë viteve, shqiptarët akoma nuk gëzojnë të drejtën e përdorimit të garantuar dhe të avancuar të simboleve kombëtare dhe gjuhës së tyre amtare.

d731.jpg


Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë si një nga organet më të larta shtetërore ka kontestuar edhe atë ligj diskriminues për simbolet kombëtare, i cili parashikonte përdorimin e simbolit kombëtar aty ku shqiptarët janë mbi 50 për qind. Ndërsa, përdorimi i gjuhëve në bazë të një ligji të miratuar për "gjuhët", ku nuk potencohet gjuha shqipe, por si "gjuha e popullsisë që ka mbi 20 për qind", akoma nuk ka gjetur përdorimin praktik dhe në nivele institucionale.

Partia shqiptare në pushtet BDI, këto dy çështje i sheh të rregulluara dhe që nuk paraqesin problem për ta apo për shqiptarët. Ndërsa nga ana tjetër, PDSH insiston që të miratohen ligje të reja që plotësojnë të drejtat themelore të shqiptarëve, as më shumë sesa serbët që gëzojnë të drejtat e tyre të përdorimit të simboleve kombëtare apo gjuhës së tyre në territorin e Kosovës, edhe atë si një popull rreth 8 për qind nga popullsia e përgjithshme shqiptare.

Kontradiktat mes PDSH dhe BDI


"Dy ligjet kryesore i kemi miratuar sa i përket përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare. Ne nuk kemi patur deri tash ankesa nga askush për këto dy çështje dhe nuk kemi patur edhe vërejtje konform ligjit që është miratuar", ka theksuar deputeti i BDI-së, Tahir Hani. Sipas tij, edhe pse është abroguar nga Gjykata Kushtetuese, ligji për përdorimin e simboleve, prapë se prapë sipas tij, nuk ka ankesa se është penguar përdorimi i simboleve kombëtare. "ثshtë çështje tjetër ajo që ne nuk jemi aq këmbëngulës në nivele të ndryshme institucionale që të këmbëngulim e them edhe njëherë për këto dy gjëra të lartpërmendura", ka theksuar Hani.

Por nga ana tjetër, nënkryetari i PDSH-së, Iljaz Halimi ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se këto dy ligje që janë miratuar nuk janë aspak në favor të shqiptarëve. "Ligji i përdorimit të simboleve kombëtare i vë në pozitë të pabarabartë shqiptarët, pasi që përdorimi parashihet aty ku jeton 50 për qind e popullsisë shqiptare. Kështu që 150 mijë shqiptarë ngelen pa të drejtën për përdorim të flamurit, sepse nuk përfillet 20 për qindëshi sipas kushtetutës", ka theksuar Iljaz Halimi. Duke folur për përdorimin e gjuhës, nënkryetari i PDSHsëka theksuar se gjuha shqipe nuk gjen aspak përdorim të saj as më

shumë se sa ishte përdorur para se ta sillnin ate ligj. "Edhe pse Ali Ahmeti krenohet me bashkëpartiakët e tij për këtë punë, ligji për gjuhën është tejet diskriminues për shqiptarët, nuk i mundëson ministrit shqiptar të flas në gjuhën e tij, nuk lejon udhëheqja e Parlamentit të bëhet në shqip. Ajo që është më skandaloze kur një ministër shqiptar pritet me gjuhën maqedonase nga ministrat e BDIsë dhe kjo flet së fundi nga vizita e ministrit kosovar në Shkup", ka theksuar Halimi, duke shtuar se këto janë ligje tmerrësisht diskriminuese, që duhet të revidohen dhe të miratohen ligje të reja.


Ekspertët konfirmojnë diskriminimin


Eksperti i çështjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar se për zyrtarizimin e gjuhës që është miratuar paraqiten dy pengesa dhe ato janë politike dhe juridike. "Ligjin që e solli Parlamenti nuk është gjithëpërfshirës për zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel të shtetit konform Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës. Edhe në ato organe ku duhet të gjejë zbatim, nuk ka asgjë dhe nuk ka zbatim të tërësishëm. Qeveria është përgjegjëse për krijimin e kushteve. Ligji në fjalë patjetër të plotësohet dhe në mënyrë shprehimore të sigurohet zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Për këtë çështje ka kërkesë dhe vërejtje prej strukturave relevante të Evropës dhe BE-së", ka deklaruar ligjëruesi universitar, prof.dr. Osman Kadriu. Ai ka shfaqur kritika edhe rreth ligjit të përdorimit të simboleve kombëtare.

"Ngel detyrë dhe përgjegjësi për subjektet politike shqiptare të angazhohen me një seriozitet të duhur , kompetencë dhe përgjegjësi që çështja e simboleve dhe flamurit së shpejti të rregullohen dhe garantohen me Ligj konform Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së vendit", ka theksuar eksperti i çështjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu.

Edhe pas abrogimit të Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare nga Gjykata Kushtetuese, shumica e institucioneve komunale që drejtohen nga shqiptarët nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës. (INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top