Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pas një muaji, Lamtumirë Winamp!

winamp.jpg

Pas 15 vitesh në qarkullim, programi i famshëm për të dëgjuar muzikë, Winamp do të mbyllet më 20 Dhjetor 2013. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë themeluesja, AOL, e cila ka postuar një njoftim në faqen zyrtare të Winamp.

Në fillim të dhjetëvjeçarit që lamë pas, Winamp ishte një prej programeve më të përdorur për të dëgjuar muzikë në desktop. AOL e bleu atë në vitin 1999. Pas shumë kërkesash, Winamp nxori versionin për Android dhe Mac në vitin 2010 dhe 2011, por mesa duket ata ishin thjesht “shumë vonë”.

Dikur Winamp ishte po aq i rëndësishëm sa ç’është sot Napster, iTunes apo shërbimet e muzikës si Spotify apo Pandora. Winamp kishte pamjet e veta të veçanta, të cilat në një farë mënyre personalizonin përdoruesit.

Gjithsesi, programi arrinte të fitonte para deri në fund, shkruan krokodili.com. Nëse nuk jeni tipa që ju pëlqen ta lini të kaluarën pas, atëherë keni edhe një muaj kohë për të shijuar ditët e vjetra të fillimit të muzikës digjitale. Winamp ende i disponueshëm pa pagesë. /albeu.com/ Portali Albeu.com, Lajmet e fundit, sport, shqiperi, kosove, maqedoni -
 
Pe: Pas një muaji, Lamtumirë Winamp!

Më vjen keq për ketë që do ta ndalin.
Të shkoj së paku ta shkarkoj verzionin
e fundit, se vërtetë më ka pëlqyer, së
paku për muzikat në mp3..., ndërsa për
videot më shume përdor VLC!
 
Titulli: Pas një muaji, Lamtumirë Winamp!

Winamp clasic eshte shume i lehte dhe i bukur per t'u perdorur, ate e kam perdore gjithmone.
 
Titulli: Pas një muaji, Lamtumirë Winamp!

Mire ben qe e mbyllen pasi kalon disa minuta ky winamp dhe fillon ngec. Un per te degjuar muzik perdor SAM esht i thjesht dhe punon shum mire
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back