Pas 54 vjetësh gjendet aeroplani i zhdukur

Arfenilla

Themelues i Forumit
aero.jpg
Alpinistët kilianë kanë gjetur copat e avionit të rrëzuar 54 vjet pas zhdukjes së tij në Ande.
Ata njoftuan zyrtarët kilianë se krahas avionit të copëtuar kanë gjetur edhe trupat e njerëzve të vdekur.

Alpinistët publikuan foto nga vendi ku i gjetën copat e avionit në lartësinë mbidetare 3.200 metra, në bjeshkët larg Santiagos 360 kilometra,

Në aksidentin ajror që ndodhi më 3 prill 1961, patën vdekur 24 persona.

Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe anëtarët e ekipit futbollistik Green Cross.

Ato po ktheheshin nga ndeshja si mysafirë prej Santiagos.

Futbollistët dhe anëtarët tjerë gjendeshin në dy avionë, njëri zbriti shëndoshë e mirë tjetrit i humbi çdo gjurmë duke mbetur misteri më i madh në Amerikën Jugore.B expres




Ps..pastaj thon jo trekenshi i bermudes jo jashtoksoret i rrembejn avionet...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pas 54 vjetësh gjendet aeroplani i zhdukur

Si u zhduk avioni i futbollistëve në Kili
zhdukja.jpg

Kjo video e publikuar së fundmi tregon mbetjet e avionit që ra në Kili rreth 50 vjet më parë ku humbën jetën gjithë futbollistët dhe stafi teknik që ishte në bord.
Videoja është realizuar nga disa banorë afër vendit ku ra avioni dhe është publikuar vetëm ditët e para të shkurtit.
zhdukja-1.jpg
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në avion ishte skuadra e futbollit dhe 3 abritra dhe 24 persona mbetën të vdekur.

Videoja shfaq avionin e përplasur i cili ishte thyer gjithandej, përfshirë helikat.

Skena duket sikur ka ndodhur vetëm pak ditë më parë dhe jo gjysëm shekulli më parë, pasi videoja është ruajtur shumë cilësore.

Përplasja ndodhi në një vend rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Santiago.



“Avioni ra nga një lartësi prej 3 mijë e 300 metrash. Copa të avionit janë shpërndarë gjithandej, madje edhe kocka njerëzish”, tha Leonardo Albornoz, një pjesëtar i ekipit të kërkimit.

Avioni Douglas DC-3 ra pasi ekipi i Green Croos kishte zhvilluar një ndeshje në jug me ekipin e Osorno Seleçion.

Ngjarja ka ndodhur në 1 prill të vitit 1961.

Ndeshja doli 1 me 1 dhe ekipi i Green Cross u nis për t’u kthyer në Santiago duke u ndarë në dy avione të ndryshme, por vetëm një prej tyre ia doli.

Pas këtij aksidenti Green Cross mori tatëpjetën si skuadër pasi thuajse gjitha lojtarët e skuadrës vdiqën.



Ata ranë një vit më pas në kategorinë e dytë dhe megjithëse u ngritën disa herë, tashmë kanë gjetur qetësi në kategoritë e ulëta.

Një prej lojtarëve më të njohur të asaj skuadre ishte edhe Eliseo Mourinjo i cili luajti 25 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës dhe ngriti dy Kupa të Amerikës së Jugut, në vitin 1955 dhe në vitin 1959.B lajmi
 
Back
Top