Pas 25 vitesh gjen familjen përmes Google Earth

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një djalë nga India, i cili kishte humbur në vitin 1986, e ka gjetur familjen e tij nga shtëpia e re në Tasmani me ndihmën e fotografive satelitore.
Në moshë pesëvjeçare Saroo kishte udhëtuar me vëllanë e tij, me të cilin punonte si pastrues i vagonëve, dhe gjatë një udhëtimi ishte ndarë nga vëllai dhe kishte përfunduar në rrugët e Kalkutës, qyteti i tretë më i madh në Indi.

Shumë shpejt ai u vendos në një jetimore dhe më pas u adoptua nga një familje në Tasmani, ku filloi të hulumtojë rreth vendlindjes së tij. Me ndihmën e teknologjisë, ai gjeti qytetin e lindjes, Khandwa.

“Kur e gjeta në Google Earth, e zmadhova dhe menjëherë mu kthyen të gjitha fotografitë nga fëmijëria. Madje e kam gjetur edhe ujëvarën pranë së cilës luaja”, ka treguar Saroo.

Ai është kthyer në Khandwa dhe është takuar sërish me nënën e tij.

“Më mori për dore dhe më futi në shtëpi. Nuk tha asgjë. E kishte të vështirë ta kuptonte se i është kthyer djali pas 25 vitesh”, ka shtuar ai.

Sipas BBC, shumë botues dhe producentë filmikë kanë treguar interesim për ta dëgjuar historinë e jetës së këtij njeriu
 
Back
Top